• Kontakt
Friday, September 11, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Basha i lëshon silurin e dytë Berishës! Anëtari i Kryesisë paralajmëron përjashtimin e tij nga grupi parlamentar: Ndizet situata në PD

04/09/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Basha i lëshon silurin e dytë Berishës! Anëtari i Kryesisë paralajmëron përjashtimin e tij nga grupi parlamentar: Ndizet situata në PD
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike mund ta përjashtojë ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar. Pas sekretares për të përndjekurit Jonila Godole, dje ka ardhur një deklaratë e fortë edhe nga një tjetër person që njihet si i afërt me kryedemokratin Basha.

Anëtari i Kryesisë, Fitim Zekthi në një studio televizive paralajmëroi se PD mund ta përjashtojë Berishën nga grupi parlamentar.

“Zoti Berisha ka thënë vetë që do të jetë në Parlament. Kjo nuk ka diskutim. PD nuk mund ta ndalojë futjen e Berishës në Parlament pasi ai është një deputet i zgjedhur nga shqiptarët. Aman Partia Demokratike mund të marrë në konsideratë një vendim të saj për të mos e cilësuar atë pjesë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, pra ky është diskutimi. Ky është gjykimi im. Mesa di unë PD e ka pasur një qëndrim në lidhje me këtë çështje”, tha Zekthi. Duke qenë se ai është anëtar i Kryesisë së PD, sinjalet janë se këtë javë që vjen mund të vuloset largimi i Berishës nga PD.

Pritet vendim nga Kryesia

Kjo javë duket se do të jetë vendimtare për ish-kryeministrin Sali Berisha. Ambasada e SHBA ia ka bërë të qartë Bashës se para mbledhjes së Parlamentit ai duhet të dalë me një qëndrim publik për çështjen e Berishës, ndryshe PD do të hajë bar. Sinjalet ishin se Këshilli Kombëtar i mbledhur të hënën e kësaj jave do të dilte me një qëndrim, por ishte vetë Berisha ai, i cili mori në dorë situatën.

Ai shkoi në mbledhje dhe askush nuk pati guxim të fliste kundër tij, ndërsa më pas i shkoi në zyrë Bashës. Por sipas burimeve, Basha po mendon të mbledhë Kryesinë e PD për të mbajtur një qëndrim ndaj Berishës. Në Kryesi ai futi të gjithë të besuarit e tij dhe nuk do e ketë të vështirë të dalë kundër paraardhësit. Zekthi është anëtar i Kryesisë së PD për herë të parë dhe një njeri shumë afër Bashës. Ky i fundit e futi në politikë në vitin 2017, ndërsa gjithë këto kohë e ka pasur këshilltar.

Ashtu si Godole edhe Zekthi duket se po flasin me porosi të Bashës, i cili dje i dërgoi silurin e dytë ish-kryeministrit. Përmes Godoles, Basha i tha Berishës që të distancohet vetë. Por ky i fundit reagoi ashpër si vetë në rrjetet sociale, ashtu dhe përmes njerëzve pranë tij, duke kërcënuar Bashën dhe duke e bërë të qartë që nuk ka ndërmend të largohet.

Por pas qëndrimeve të tij erdhi deklarata e Zekthit, ku është një tjetër mesazh për Berishën se nëse ai nuk dorëhiqet, PD mund ta largojë nga grupi parlamentar dhe ai të qëndrojë i vetëm në Kuvend. Situata duket se është nxehur tashmë. Qëndrimi i Godoles u publikua nga “RD”, e cila më pas e fshiu. Ndërkohë kreu i grupit Alfred Rushaj kërkoi nga emrat e rinj që të mos flasin pa u konsultuar. Sipas kësaj logjike, Zekthi duhet të jetë konsultuar para se të fliste. Megjithatë sinjalet janë të qartë, se java që vjen do jetë shumë e nxehtë për PD.

Share221Tweet138
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

11/09/2026
Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In