• Kontakt
Monday, July 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

1 vit pas kapjes së 3.4 mln eurove në “Toyota Yaris”, parave i’u del pronari! Dëshmia ‘fals’ e gjermanit që ndryshoi rrjedhën e hetimeve! Bashkëpunimi prokurori-gjykatë “erë” korrupsion në mbylljen e dosjes

31/08/2021
in Aktualitet, Dosja X
A A
1 vit pas kapjes së 3.4 mln eurove në “Toyota Yaris”, parave i’u del pronari! Dëshmia ‘fals’ e gjermanit që ndryshoi rrjedhën e hetimeve! Bashkëpunimi prokurori-gjykatë “erë” korrupsion në mbylljen e dosjes
2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Çështja e nisur me bujë të madhe, ajo e ‘Toyota Yaris’ e që shërbeu për të ndezur politikën shqiptare, është sfumuar në gjykim në një “bashkëpunim” mes prokurorisë dhe gjykatës, mes të dyja palëve që janë mjaftuar me deklarimet e personave të përfshirë në ngjarje, pa kryer hetimet e nevojshme.

Ishte një deklaratë e Lulzim Bashës në Parlament, dy ditë para (21 qershor 2018) se të bllokoheshin në portin e Durrësit automjetet që vinin nga Belgjika, në të cilat ishte fshehur shuma prej 3.4 milionë eurosh. Lulzim Basha drejtoi gishtin nga Taulant Balla, mirëpo pronari i kësaj shume parash “nxori kokën” 1 vit pas kapjes së parave.

Bëhet fjalë për një qytetar gjerman, i quajtur Carlo Rizzatto “erdhi nga hiçi” në 13 mars të 2019 në Shqipëri me pretendimin se ishte pronar i 3.4 mln eurove të kapura në makinën ‘Toyota Yaris’, me të cilat kishte planifikuar blerjen e një sipërfaqeje toke në bregdetin shqiptar dhe të “deleguar” në Shqipëri kishte zgjedhur Elvis Vladin.

Pse pikërisht Vladi? Kjo është një pyetje e cila nuk ka marrë një përgjigje në dosjen hetimore apo detaje të tjera që mund të ndihmojnë për të kuptuar lidhjen mes tyre si dhe zanafillat se si u takuan për të bërë biznes Carlo Rizzatto, një shtetas gjerman dhe Elvis Vladi, një 39 vjeçar me origjinë nga Kalaja e Dodës, i arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh të përfshirë në shpërndarje droge në Londrën veriore, por që më pas u shpall i pafajshëm për këtë akuzë.

Në bazë të dokumenteve që sjella nga Belgjika dhe Gjermania, shtete në të cilat u shtrinë hetimet, si edhe bisedave telefonike të përgjuara, emri i gjermanit Carlo Rizzatto nuk rezultoi askund, mirëpo ky i fundit ka këmbëngulur që paratë janë të tijat si kursime të bëra ndër vite, për të cilat ka dorëzuar edhe një statement bankar.

Ai deklaroi se këto para “janë të pastra” që kishin rrjedhur nga biznesi i tij i përpunimit të arit dhe metaleve të çmuara në Gjermani, dhe ia kishte besuar Vladit që t’i investonte ato në Shqipëri. Nisur nga kjo, Vladi u shfajësua duke thënë se “gabimi” i tij i vetëm është se nuk i kishte deklaruar në kufi këto para. Ka mjaftuar kjo dëshmi, që kjo çështje të shkojë drejt fundit, me hetime që nuk janë kryer dhe pyetje që kanë mbetur ende dhe sot pa përgjigje.

Kush është Carlo Rizzatto, a mundet ai që me këtë biznes të justifikojë 3.4 mln euro të kursyera, lidhja e tij me Shqipërinë, pse u paraqit 1 vit pas kapjes për paratë që pretendon se janë të tij dhe jo menjëherë kur kjo sasi e madhe lekësh u kap nga autoritetet, këto dhe disa pyetje nuk u zbardhën nga hetuesit, që të bëjnë të dyshosh se bëhet fjalën për një dëshmitar fals i përdorur nga personat që qëndrojnë realisht pas 3.4 mln euro.

Gjyqtari i çështjes, Fran Prendi vendosi të kthejë aktet për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda pasi nuk ka prova mjaftueshëm, teksa përfaqësuesit e Prokurorisë i konsideruan të gabuara dhe të pasakta akuzat e ngritura më parë prej tyre dhe nga akuza fillestare “pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” përfundoi në “mosdeklarimit të të hollave në kufi”, e dënuar deri në 2 vjet burg.

Në zbatim të ligjit Anti-mafia SPAK i kërkoi gjykatës të konfiskojë për llogari të shtetit 3.4 milionë eurot e sekuestruara në Durrës në operacionin ‘Toyota Yaris’, mirëpo deri më tani nuk ka asnjë hap konkret.

Share275Tweet172


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In