• Kontakt
Friday, September 11, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Me qeverinë e Kosovës gjërat nuk shkojnë vaj”! Rama: Mos-darkodësinë për Ballkanin e hapur do e trajtojmë me durim

27/08/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Pse Edi Rama ndihet i lënduar me ju? Albin Kurti: Për besë nuk e di për çka e ka fjalën
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama foli mbrëmjen e kësaj të premteje edhe për marrëdhënien me qeverinë e Kosovës, për të cilën tha se nuk është sekret që “nuk shkojnë vaj”, sipas tij, për shkak të mosdakordësisë për “Ballkanin e Hapur”.

Megjithatë, ai tha se në mandatin e tretë, qeveria e drejtuar prej tij do të punojë me përkushtim me qeverinë e Kosovës për të pasur marrëdhënie sa më vllazërore duke u fokusuar në ato punë që i bashkojnë dy vendet.

“Ashtu sikur një qasje në një cilësi të re ne duhet të synojmë marrëdhëniet tona parlamentare në Kuvendin e Kosovës. Duhet të jemi shumë më të pranishëm në Prishtinë, flas si deputetë për të diskutuar me kolegët deputetë atje, për të ndarë opinione, për të zhvilluar ide në interes të dy shteteve tona dhe i ftojmë ata shumë më tepër sot të jenë të pranishëm në mjediset e Kuvendit në Tiranë.

Nuk është sekret se me qeverinë e Kosovës gjërat nuk shkojnë vaj dhe mosdakordësia për “Ballkanin e Hapur” ka marrë një peshë të pamerituar në këtë mes, Kosova është pjesë e pandashme e jona dhe e së ardhmes sonë të përbashkët dhe e ardhmja duhet të na bashkojë gjithmonë e më shumë ne do të punojmë me përkushtim që me qeverinë e Kosovës të kemi marrëdhënie sa më vllazërore duke u fokusuar në gjithë atë punë e drejtime që patjetër nuk kanë si të mos na bashkojnë dhe patjetër duke trajtuar me durim mosdarkodësinë për “Ballkanin e Hapur”.

“Ballkani i Hapur” është një zgjedhje e qartë, e drejtë, kuptimplotë për të ardhmen e këtij vendi dhe rajoni ku sa më shumë të hapemi, sa më shumë të ndërveprojmë, sa më shumë të përfitojmë nga një hapësirë shumë më e madhe ndërveprimesh në të gjitha nivelet, aq më shumë do të zhvillohemi dhe përforcohemi në funksion të perspektivës sonë europiane.

Ne do të punojmë shumë fort në këtë drejtim dhe do të punojmë në çdo sektor për t’i dhënë mundësinë të gjithë aktorëve, që vit pas viti të kenë mundësi shumë më të mëdha, dhe pastaj jam i bindur se do kemi rezultate që do të flasin vetë pse “Ballkani i Hapur” na bën më të fortë si Shqipëri, por edhe si faktor shqiptar qoftë në rajon apo Europë”.

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

11/09/2026
Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In