• Kontakt
Friday, September 11, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Kim Mehm*ti sulmon shqiptarët”: Më në fund korçarët e realizuan ëndrrën e tyre të madhe që të pinë birrë duke dëgjuar muzikë serbe! Sa e paskrupullt është shtresa shqiptare, të cilën e polli epoka enveriste

24/08/2021
in Aktualitet, Debat
A A
“Kim Mehm*ti sulmon shqiptarët”: Më në fund korçarët e realizuan ëndrrën e tyre të madhe që të pinë birrë duke dëgjuar muzikë serbe! Sa e paskrupullt është shtresa shqiptare, të cilën e polli epoka enveriste
1.7k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kim Mehmeti, ka bërë një tjetër shkrim kundër Edi Ramës, të cilin e konsideron si përfaqësues të një klase intelektualësh në Shqipëri, që janë të paskrupullt, por edhe ndaj qytetarëve shqiptarë që ndoqën koncertin e Bregoviçit dhe nuk dëgjuan Km Mehm*tin me shokë, duke i quajtur shqiptarët si shtresë e paskrupullt që e polli epoka enveriste, e që beson se s’mund të bëhesh kozmopolit nëse je patriot e nacionalist?!
.

Madje ai flet si Monika Kryemadhi, duke pretenduar se Edi Ramën e ka bërë burrështetas ky lefarak i Metës dhe Berishës dhe shokët e tij.

Ne i bëmë burrështetas, ne që nuk e dinim se vështirë mund ta bësh shtëpiare të rriturën në ‘shtëpi publike’, apo atë që me vite ka qenë kurvë, mbyll lehjen e tij Kim Mehm*ti

Shkrimi i Kim Mehm*tit

Më në fund korçarët e realizuan ëndrrën e tyre të madhe që të pinë birrë duke dëgjuar muzikë serbe. Edhe atë nga një këngëtar që ka në xhep çelësin e kryeqendrës së shqiptarisë – atë të Tiranës.

E në ndërkohë kryeministri i Shqipërisë vazhdon të na bindë se të gjithë ata që e kundërshtuan ardhjen e këngëtarit serb në Korçë, janë fashistë si dhe, sa nuk tha se patriotizmi shqiptarë është primitivizëm i barabartë me shovinizmin serb. Me çka del puna se ai paguhet që t’i mbrojë serbët nga ‘shovinizmi’ ynë, e jo shqiptarin nga urrejtja serbe.

Sidoqoftë duhet thënë: ardhja e këngëtarit serb në Korçë tregoi sa e paskrupullt është shtresa shqiptare, të cilën e polli epoka enveriste, e që beson se s’mund to bëhesh kozmopolit nëse je patriot e nacionalist?!

Pra sa të pafytyrë janë ata që në një farë mënyre ndjehen keq në lëkurën e shqiptarit dhe të cilët bëjnë çmos të jenë sa më të pëlqyer nga serbët.

Dhe Piktori, si përfaqësues i kësaj klase ‘intelektualësh’ e politikanësh, do vazhdojë të ne bind se civilizimi ynë është proporcional me atë sa nuk ndjehemi shqiptarë dhe sa e pëlqejmë ‘turbo-follkun’ serb.

Pa dyshim se këngëtari serb, që i zbaviti i të dehurit nga birra, nuk është simboli i shovinizmit serb. Njësoj siç nuk është Piktori përfaqësues i tradhtarëve të shqiptarisë.

Por ish- lideri i grupit ‘Bjello Dugme’ është përfaqësues i gjeneratës që e vuan rrënimin e ish Jugosllavisë antishqiptare dhe që, mbrojtjen e saj me të gjitha mjetet, e konsideronin si diçka legjitime.

Njësoj pra siç është Piktori përfaqësues i gjeneratës e cila me mall e rikujton kohën kur nuk vlerësoheshe me atë sa je nacionalistë e patriot shqiptarë, por sa je pa fizionomi etnike si dhe, sa je i gatshëm që identitetin tëndë kombëtar ta flijosh për të mirën e nënës parti dhe për realizimin e idesë për bashkimin e proletariatit botëror.

Po pra, ata që i kishte marrë malli për ‘tallavanë serbe’, e realizuan dëshirën e vet. Me çka e dëshmuan edhe besnikërinë ndaj ‘prijësi’ të tyre, ndaj atij që vite me parë, mysafirit të sotëm serb, ia dha çelësin e Tiranës.

Ndërkaq, pjesa tjetër e shqiptarisë, vazhdon ta përcjellë grindjen mes atyre që e kundërshtonin ardhjen e këngëtari serb dhe atyre që e mbronin atë.

Dhe nga muzika e zëshme serbe as që dëgjohet zëri i atyre që thonë se nuk është gjithaq me rëndësi se kush vjen e këndon mes nesh, por kujt ia kemi lënë në dorë Shqipërinë. Siç nuk dëgjohet as pyetja se si e prumë punën deri këtu që kryeministri i Shqipërisë, civilizimin dhe patriotizmin tonë ta vlerësojë nëpërmjet sjelljes sonë ndaj këngëtarëve serb?!

Sidoqoftë duhet pranuar se ‘tallavanë serbe’, nuk e sollën mes nesh këngëtarët serb, por ‘kozmopolitët‘ tanë që e morën në duar shqiptarinë. E të cilët i bëmë burrështetas ne që nuk e dinim se vështirë mund ta bësh shtëpiare të rriturën në ‘shtëpi publike’, apo atë që me vite ka qenë kurvë.

Share238Tweet149
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

11/09/2026
Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In