• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

“Zemra më dhemb”! Vajza nga Afganistani publikon fotot dhe tregon historinë rrëqethëse të familjes së saj: Mamaja ime iku nga lufta 9-muajshe shtatzënë!

18/08/2021
in Bota
A A
“Zemra më dhemb”! Vajza nga Afganistani publikon fotot dhe tregon historinë rrëqethëse të familjes së saj: Mamaja ime iku nga lufta 9-muajshe shtatzënë!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një vajzë afgane e cila ka arritur të jetojë e lirë në Kanada falë sakrificës së prindërve të saj, ka publikuar disa foto që dëshmojnë një realitet krejt të ndryshëm nga ajo që ofron sot Afganistani.

Fotografitë e saj familjare gjenden lehtësisht në një album grek. Në to shihen njerëz të buzëqeshur, të veshur sipas modës së kohës, për të shijuar jetën e lirë.

Ata vijnë nga Afganistani, i cili me sundimin e talebanëve, duket se po hyn në epokën më të errët për vajzat dhe gratë, sipas dëshmisë së një gruaje afgane që ka fatin të jetojë e lirë në Kanada falë vetëmohimit të prindërve të saj, të cilët u bënë refugjatë në fazën më të vështirë të jetës së tyre.

Sadia Badie, me profesion dietologe, tregon historinë tronditëse të familjes së saj në një post të ri në Instagram:

“ Zemra më dhemb për Afganistanin.

Unë jam më e vogla nga 3 vajzat, vajza e çiftit afgan që rrezikuan jetën dhe u arratisën nga atdheu i tyre i dashur gjatë luftës së vitit 1979 . Në atë kohë, nëna ime ishte nëntë muajshe shtatzënë me fëmijën e tyre të parë.

Në të kaluarën, Afganistani ishte një vend i bukur. Sipas historive që më tregojnë prindërit e mi, ishte një komb përparimtar. Nëna ime shkoi në shkollë, zgjodhi me kë donte të martohej, madje edhe sot e admiroj ndjenjën e stilit që ajo kishte atëherë.

Por tani talebanët kanë marrë gjithçka nën kontroll. Është fillimi i kohës më të errët për familjet dhe veçanërisht vajzat dhe gratë e Afganistanit. Ato do të jenë të privuar nga të drejtat e tyre, do të detyrohen të martohen, do të pengohen të dalin nga shtëpitë në qoftë se ata nuk janë të shoqëruar nga një mashkull, anëtar i familjes së tyre, do të jenë të detyruara të veshin burka, do të pengohen të shkojnë në shkollë.

Mund ta imagjinoni si është?

Thjeshtë fillimi i një epoke më të errët për vajzat dhe gratë. Ato do të jenë të privuara nga të drejtat e tyre, do të detyrohen të martohen.

Nëse prindërit e mi nuk do të kishin qenë në gjendje të largoheshin nga vendi, unë dhe motrat e mia do të ishim mes atyre vajzave sot. Të kemi frikë për jetën tonë, për fëmijët tanë, për të ardhmen tonë.

Shpresoj që vendet e tjera të vazhdojnë të ofrojnë një rrugëdalje dhe azil për familjet nga Afganistani. Ato kanë të drejta si të gjithë të tjerët. Ato kërkojnë liri dhe siguri si gjithë të tjerët. Ata janë njerëz të mirë, të ndjeshëm, bujarë.

Shpresoj që Afganistani të bëhet vendi i bukur që ishte dikur. Ai meriton diçka më të mirë. Njerëzit e tij meritojnë diçka më të mirë”

Share202Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

17/09/2025
Zi në familjen e të madhit Reshat Arbana, shuhet bashkëshortja e tij Drita

Reshat Arbana festoi 85-vjetorin – Aktori i qindra roleve, “Nder i Kombit”, jep mesazhe të duartrokitura nga të gjithë

17/09/2025
Llazi Serbo, tragjedia e një aktori unik

15 vjet pa aktorin e madh Llazi Sërbo

16/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In