• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA: Marrja e kontrollit nga talebanët, zhvillim shqetësues

16/08/2021
in Bota
A A
SHBA: Marrja e kontrollit nga talebanët, zhvillim shqetësues
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Diplomati i lartë i Shteteve të Bashkuara e cilësoi marrjen nën kontroll të Afganistanit nga grupi Taleban si dhe rënien e pashmangshme në duart e tyre të Kabulit, “si një zhvillim jashtëzakonisht të trishtë”. Ai tha se forcat amerikane po punojnë për të nxjerrë prej atij vendi, të gjithë amerikanët si dhe afganët që kanë punuar për Shtetet e Bashkuara.

Ad by Valueimpression
Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha të dielën se siguria e personelit amerikan, disa prej të cilëve ndodhen ende në ambasadë, si dhe shtetasve afganë që kanë ndihmuar ushtrinë amerikane, ishte “detyrë parësore”. Ai hodhi poshtë kritikat se Uashingtoni nuk ishte i përgatitur për rënien e shpejtë të forcave afgane.

Shtetet e Bashkuara “do të bëjnë gjithçka që munden, për aq kohë sa të munden, për t’i nxjerrë ata (nga Afganistani) nëse kjo është ajo që ata duan”, tha zoti Blinken për rrjetin televiziv CNN.

“Ne nuk u kemi kërkuar talebanëve asgjë”, shtoi zoti Blinken. “Ne u kemi thënë atyre (talebanëve) se nëse do të ndërhyjnë tek personeli ynë, tek operacionet tona, ndërsa ne po vazhdojmë me tërheqjen, do të marrin një përgjigje të shpejtë e vendimtare”, shtoi ai.

Të dielën, një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti për shkak të natyrës së ndjeshme të situatës, i tha Zërit të Amerikës se evakuimi i ambasadës amerikane në Kabul “është në proces”.

Zyrtari tha gjithashtu se me mijëra trupa të tjerë amerikanë po mbërrijnë në Afganistan dhe se ato e kanë situatën nën “kontroll” si zonën përreth ambasadës ashtu edhe Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai, që ndodhet jashtë Kabulit.

Një tjetër zyrtar i lartë i administratës i tha Zërit të Amerikës të dielën se Presidenti Joe Biden, i cili po i kalon ditët e fundit në Camp David, është përditësuar me zhvillimet e fundit nga Afganistani.

“Presidenti ka folur me anëtarët e ekipit të tij të Sigurisë Kombëtare mbi situatën në Afganistan dhe do të vazhdojë të marrë përditësime dhe të informohet gjatë gjithë ditës”, tha zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti.

Të shtunën zoti Biden autorizoi një numër shtesë prej 1.000 trupash që do të shkojnë në Kabul për të ndihmuar në sigurimin e objekteve dhe personelin amerikan si dhe të afganëve që kanë punuar për SHBA-në.

Gjithsej rreth 4,000 trupa amerikane pritet të zbarkojnë në Kabul në ditët e ardhshme, duke forcuar praninë ushtarake atje që ditët e fundit ishte reduktuar në 650 trupa gjithsej./voa

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

17/09/2025
Zi në familjen e të madhit Reshat Arbana, shuhet bashkëshortja e tij Drita

Reshat Arbana festoi 85-vjetorin – Aktori i qindra roleve, “Nder i Kombit”, jep mesazhe të duartrokitura nga të gjithë

17/09/2025
Llazi Serbo, tragjedia e një aktori unik

15 vjet pa aktorin e madh Llazi Sërbo

16/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In