• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Tërheqja amerikane nga Afganistani mund të dëmtojë imazhin e saj në botë

14/08/2021
in Bota
A A
Tërheqja amerikane nga Afganistani mund të dëmtojë imazhin e saj në botë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara po dislokojnë rreth 3,000 trupa për të ndihmuar në evakuimin e shumicës së diplomatëve të tyre nga ambasada në Kabul. Ekspertët thonë se tërheqja e Uashingtonit nga Afganistani pas 20 vitesh luftë, mund të ketë një ndikim të pashlyeshëm në mënyrën se si do të shihet Amerika në arenën ndërkombëtare. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, sjell më shumë hollësi.

Ndërsa talebanët marrin qytetet krysore afgane si Herati dhe Kandahari, si dhe avancojnë në provinca dhe zona të tjera çdo ditë, zyrtarët amerikanë po e pranojnë se nuk e dinë se si do të rrjedhë situata.

Një eksperte i tha Zërit të Amerikës se dërgimi i trupave nga Shtetet e Bashkuara për të evakuuar ambasadën nuk është rezultati që dikush do të kishte dashur.

“Për mua, kjo tregon dështimin nga ana e agjencive të zbulimit për të parashikuar aftësitë e talebanëve për të bërë përparime në të gjithë vendin. Unë nuk mendoj se, nëse Uashingtoni do ta dinte se si do të ishin zhvillimet javën e kaluar, ne do të kishim ende 1,400 amerikanë në ambasadë në pritje të evakuimit”, thotë ekspertja Elizabeth Threlkeld me Qendrën Stimson.

Ndërsa talebanët përparojnë, tërheqja e papritur diplomatike amerikane nga Kabuli dërgon një sinjal të pagabueshëm, thonë disa ekspertë për Zërin e Amerikës. Ata thonë se ky nuk është sinjali që Uashingtoni do të dëshironte të dërgonte.

“Fakti që Shtetet e Bashkuara tani po evakuojnë një personel diplomatik kaq të madh – mendoj se do të dërgojë një mesazh shumë të fuqishëm, jo vetëm brenda Afganistanit, por edhe në botë, se Amerika po largohet, se në thelb po heq dorë. Sigurisht që për rivalët amerikanë kjo do të shihet si një shenjë dobësie”¸thotë Michael Kugelman me Qendrën Wilson.

Ekspertë të tjerë thonë se Uashingtoni ka qenë gjithmonë i kujdesshëm në mbrojtjen e diplomatëve të saj.

“Mendoj se mesazhi kryesor është se Shtetet e Bashkuara do të kujdesen për njerëzit e tyre, për diplomatët e tyre. Uashingtoni do të përpiqet të bëjë sa mundet për ata që shërbyen si përkthyes, por në thelb Shtetet e Bashkuara po largohen. Presidenti Biden ishte mjaft i qartë në lidhje me këtë kur u pyet disa ditë më parë, gjë që të lë të kuptosh se duket mjaft e pamundur që ai ta rishikojë vendimin për tërheqjen e trupave”, thotë Brian Katulis me Qendrën për Përparimin Amerikan.

Presidenti Biden ka thënë vazhdimisht se nuk ka zgjidhje ushtarake për luftën 20 vjeçare në Afganistan dhe ka theksuar se përveç mijëra jetëve amerikane të humbura, Uashingtoni shpenzoi më shumë se 1 trilion dollarë për pajisjen dhe trajnimin e ushtrisë afgane.

Ndërsa gratë dhe fëmijët e zhvendosur kërkuan strehim në një kamp në Kandahar, para se qyteti të binte në duart e talebanëve, një ekspert tjetër i tha Zërit të Amerikës se, në periudhën afatshkurtër, marrja e Afganistanit nga talebanët do të zbehte imazhin amerikan si mbrojtës i të drejtave të njeriut jashtë vendit.

“Nëse talebanët janë të suksesshëm në marrjen e vendit nën kontroll dhe vendosjen e të njëjtit regjim që jemi mësuar të shohim prej tyre, kjo do të dëmtojë pozitën e Shteteve të Bashkuara si mbrojtëse globale dhe avancuese e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të grave”, thotë Jonathan Schroden me organizatën hulumtuese CNA.

Disa ekspertë druhen se talebanët tani janë shumë pranë Kabulit dhe se kryeqyteti afgan mund të bjerë më shpejt se sa ç’ishte parashikuar.

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

17/09/2025
Zi në familjen e të madhit Reshat Arbana, shuhet bashkëshortja e tij Drita

Reshat Arbana festoi 85-vjetorin – Aktori i qindra roleve, “Nder i Kombit”, jep mesazhe të duartrokitura nga të gjithë

17/09/2025
Llazi Serbo, tragjedia e një aktori unik

15 vjet pa aktorin e madh Llazi Sërbo

16/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In