• Kontakt
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Debat

“Drejtësia është e kapur”! Petrit Vasili në panik… për veten apo për Metën?

14/08/2021
in Debat
A A
Deputet me …362 vota! Tit Vasali si Saliu non grata me vizë të refuzuar nga SHBA: Do hyj në Parlament megjithëse s’i pranoj zgjedhjet, keni për ta parë çfarë do i bëj Ramës në shtator
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetari i LSI –së Petrit Vasili me anë të një postimi në rrjete sociale, deklaron se drejtësia është e kapur nga pushteti.

Sipas tij ,të njëjtët personazhe që bëjnë drejtësi sot, kanë qenë të edhe në vitin 1997.

“Po të njëjtët “personazhe”, që kapën drejtësinë sot, po të njëjtët edhe në 1997 dhe guxojnë e flasin për reformë në drejtësi.

Kjo është Drejtësi e Kapur dhe mamitë, që e pollën mostrën janë po të njëjtat”, shkruan Vasili në rrjete sociale.

Sipas Vasilit, kush bën sikur po qan sot për drejtësinë, vetëm i bën hyzmet asaj.

“Kush bën sikur qan për këtë soj drejtësie, sot i bën hyzmet, thjesht kapjes së saj si drejtësi armike e qytetarëve të thjeshtë dhe që mbron pushtetarët e rilindjes nga ndëshkimi, pra rroftë pandëshkueshmëria e rilindasve”, shkruan Vasili.

Nuk është hera e parë që Vasili shigjeton drejtësinë. Ai dhe më herët ka sulmuar Strukturën e Posaçme Antikorrupsion.

Çështja që ngre dyshime është pse e ka kapur paniku Vasilin që sulmon drejtësinë? Druhet se mund të përfundojë ndonjë ditë vetë në pranga apo ka hallin e “shefit” të tij, Presidentit Ilir Meta?

Në fakt ky i fundit është shquar për bëma dhe skandale, por edhe Vasili nuk mbetet pas. Pasi që kur ka qenë Ministër Shëndetësie, është lakuar për tendera abuzivë dhe nuk është hetuar kurrë.

Pra, Vasili duhet ta ndajë mirë, ishte e kapur atëherë drejtësia apo sot.

Nëse ishte e kapur kur mbante poste ministrore, atëherë sot ka gjithë të drejtën të jetë në panik dhe ta sulmojë në mënyrë të tillë, që kur të jetë momenti i përballjes me drejtësinë, ta përdorë si argument politik, se po ia bëjnë qëllimisht.

Nga ana tjetër Vasili mund të jetë i shqetësuar edhe për Metën, pasi nëpërmjet këtij të fundit vetëm me 300 vota po bëhet deputet.

Ndërkohë që Meta është politikani më i lakuar që pritet të vihet nën hetim nga drejtësia. Çështjet janë të shumta, për të cilat Meta është përfolur, por drejtësia deri më tani nuk ka heshtur.
Lëvizja e SPAK-ut, kohët e fundit, ndonëse me të ashtuquajtur të vegjël, jo pak i ka tronditur “jakat e bardha”.

Kujtojmë se Meta është shkarkuar me vota të Kuvendit dhe pritet që në vjeshtë Gjykata Kushtetuese të thotë fjalën e saj, por sido që të jetë SPAK-u i ka të gjitha kompetencat që të zbardhë historitë në të cilat është lakuar Meta dhe deri më tani s’ka dhënë përgjegjësi.

Nëse shikojmë këto rrethana, Petrit Vasili ka shumë të drejtë kur sulmon drejtësinë. Në rrezik nga drejtësia mund të jetë edhe ai edhe “shefi” i tij Meta dhe sa kohë që janë jashtë do të reagojnë për të shpëtuar në të gjitha mënyrat./CNA.al

Share199Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

11/09/2026
Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In