• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Po me Italinë ç’patët?!

30/03/2020
in Blog
A A
Ministri italian nuk i ndal vlerësimet: Shqipëria sot tregoi zemër të madhe! Falenderoj Edi Ramën, kurrë s’do t’ju lëmë vetëm
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Kishte një mënyrë të thjeshtë që kritikët opozitarë, të mos e bënin të shkëlqente kaq shumë Edi Rama, përkrah 30 mjekëve dhe infermierëve që u nisën për në Bergamo. Mund ta përshëndesnin atë gjest, siç bënë miliona shqiptarë dhe italianë. Nuk kishin pse lavdëronin Edi Ramën, por mjekët.

Por me sa duket, zakoni i të mos bërit opozitë reale, por vetëm kontestime, i ka vënë sot ata në një pozitë të vështirë, jo vetëm me mbi 700 mijë shqiptarë në Itali, të cilët realisht kanë fituar qytetari të dorës parë në sytë e fqinjëve italianë, por dhe me politikën italiane, pozitë dhe opozitë. 30 mjekë dhe infermierë janë thjeshtë një shifër simbolike për 30 vitet që Italia na ka qëndruar pranë.

Dhe këtë gjest e ka përshëndetur edhe kryeministri Conte, por dhe kryetari i opozitës Salvini, secili sipas optikës së vet. Pra Italia është bashkuar në mirënjohjen ndaj këtij gjesti, kurse politika shqiptare, që duhet të ishte krenare, është ndarë.

Natryisht që sulmet ndaj këtij gjesti, që vijnë nga opozita politike, janë shumë të zbehta para entuziazmit që ka shkaktuar në opinion, por edhe pse i zbehtë, ai i lë një hije, në raportet e tyre me Italinë.

Presidenti Ilir Meta e mori kthesën i pari pak çaste më parë, dhe sapo e lavdëroi atë si një gjest që dëshmon betejën e përbashkët me Italinë. Ndërkohë, e gjithë opozita politike, përfshi dhe politikanë të partisë së Ilir Metës, po argëtohen me ironi dhe cinizëm ndaj këtij gjesti, a thua se ua ka marrë kush gratë apo fëmijët me zor nga shtëpia e tyre dhe i ka nis në Itali, si “nizam” të Edi Ramës.

Fatkeqësia e tyre është se, për shkak të jehonës së fortë që pati gjesti pozitiv i Qeverisë shqiptare, do të mbahet mend po kaq për keq, edhe reagimi negativ ndaj këtij gjesti nga politikanë të opozitës dhe opinionistë të identifikuar si “mentorë” të tyre.

Dhe ky është problemi real që ka opozita me të menduarit, si një alternativë e papërgjegjshme në Shqipëri.

Ajo shkon si anije me vela nga të fryjë era dhe për çështje të tilla, që janë të ndjeshme në raportet me vendet fqinje.

Dhe tani ndjehen të bezdisur pse kaq shumë shqiptarë në Shqipëri dhe Itali falenderojnë Edi Ramën për këtë që bëri. Po mund t’i falenderonin dhe ata, mjafton të mos ulërisnin pse po i çonin dhe të mos merrnin mendtë e Çim Pekës dhe Fatos Lubonjës.

Edi Rama mund të mos shkëlqente kaq shumë, sikur të mos nxinte opozita gjithçka rreth tij.

Tani mbyllni sytë dhe veshët, mos të dëgjoni çfarë thonë për ju, qindra mijëra shqiptarë të Italisë, që ndjehen sikur i kanë shlyer pak nga borxhi që i kanë Italisë, për atë që ka bërë për ata. Dhe kanë të drejtë të pyesin Lulzim Bashën, Sali Berishën dhe gjithë idhtarët e tyre: Po me Italinë ç’patët? Dhe nuk di si mund t’u përgjigjeni, përveçse të nxirrni Tritanin t’i sqarojë, ngaqë ai thotë çdo gjë, se s’ka turp.

Share215Tweet135


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In