• Kontakt
Monday, July 21, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

I bashkohet së fundmi SPAK, kush është Xhuljeta Krasta e emëruar në pozicionin e Koordinatiores për Mardhënien me Median

13/08/2021
in Aktualitet
A A
I bashkohet së fundmi SPAK, kush është Xhuljeta Krasta e emëruar në pozicionin e Koordinatiores për Mardhënien me Median
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka emëruar në pozicionin e Koordinatores për Marrëdhënien me Median, kategoria I-b, Dr. Xhuljeta Krastën.

NJOFTIMI I PLOTË

Për përzgjedhjen e kandidatit fitues në përfundim të intervistës së strukturuar më gojë për pozicionin Koordinator për Marrëdhënien me Median, kategoria I-b”.

Në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizaur, bazuar në nenin 15, paragrafi 2 gërma “a”, nenit 24 të Ligjit 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” i ndryshuar si dhe njoftimeve në faqen zyrtare të SPAK, u zhvillua proçedura për përzgjedhjen e kandidatit fitues për pozicionin “Koordinator për Marëdhënien me Median”.

Në fazën e parë, të dorëzimit të dokumentacionit sipas kritereve dhe kushteve të shpallura në faqen zyrtare të SPAK, kanë aplikuar në total 25 kandidatë ku 12 prej tyre kanë kaluar në intervistën e strukturuar me gojë. Një nga kandidatët e kualifikuar në këtë fazë, nuk u paraqit në datën e përcaktuar për intervistë.

Në përfundim të proçedurave të mësipërme,

U R DH Ë R O J:

Publikimin në faqen zyrtare të SPAK të kandidatit fitues për pozicionin Koordinator për Marrëdhënien me Median me kategori page I-b, si më poshtë vijon:

Xhuljeta Theodhor Krasta;

Dr. Xhuljeta Krasta i përket profesionistëve nga shoqëria civile shqiptare me një eksperiencë cilësore perëndimore jo vetëm në studimet e saj por edhe në angazhimin e saj disavjeçar si PR dhe Koordinatore për Marrëdhëniet me Median për llogari të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare me peshë, të tilla si “International Amnesty for Human Rights” , “Center for Democracy and Reconciliation in Southeast Europe”, si edhe Koordinatore për Zyrën e Marrëdhënieve me Publikun në American College of Thessaloniki ACT.

Dr. Xhuljeta ka përfunduar Masterin në “Komunikim – PR” në Universitetin Amerikan “University of Indianapolis” dhe Bachelor në Marrëdhënie Ndërkombëtare me fokus Punët e Jashtme në “American College of Thessaloniki” konvertuar nga MASR në “Master Shkencor”; nga të dyja Univeristetet Amerikane ka marrë medalje ari si studente ekselente.

Znj. Krasta është doktoruar me vlerësim maksimal edhe nga Univeristeti i Tiranës. Gjithashtu, ajo ka një formim të plotë në Drejtësi (Bachelor dhe Master Shkencor) me rezultate të shkëlqyera,studente ekselente edhe në Shqipëri. Dr. Xhuljeta Krasta ka mbi 11 vite eksperiencë akademike në vend si pedagoge me kohë të plotë, në fushat Komunikim, Drejtësi, Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Dr.Xhuljeta ka përfunduar dy Bachelorë, tri Mastera dhe ka doktoruar me rezultate gjithmonë të larta. Zotëron njohuri shumë të mira në gjuhën angleze si dhe Greqisht, Gjermanisht, Frengjisht.

Znj. Xhuljeta Krasta do t’i nënshtrohet verifikimit të kushteve të sigurisë sipas nenit 6 paragrafi 1 i ligjit “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” i ndryshuar;

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Share206Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In