• Kontakt
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Myslim Murrizi: Ultimatumet e Yuri Kim kanë futur në dilemë Ramën për anëtarët e qeverisë së re! Mesazhet e saj ishin edhe për mazhorancën

12/08/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Myslim Murrizi: Ultimatumet e Yuri Kim kanë futur në dilemë Ramën për anëtarët e qeverisë së re! Mesazhet e saj ishin edhe për mazhorancën
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deklaratat e ambasadores Yuri Kim për njerëz me sa më shumë integritet në Parlament, kanë vënë në alarm si Partinë Demokratike ashtu edhe Partinë Socialiste.

Deputeti Myslim Murrizi ka deklaruar se deklaratat e Kim nuk kanë qenë vetëm për largimin e Berishës por edhe për kryeministrin Edi Rama. Murrizi u shpreh se sheh një staniacion të kryeministrit lidhur me lançimin e qeverisë së re dhe sipas deputetit ai e ka marrë mesazhin.

“A i keni dëgjuar deklaratat e fundit të ambasadores Yuri Kim, për çfarë pastrim listash flet? I tha para zgjedhjeve. Në informacionet që DASH disponon besoj që ka individë që i kanë shpëtuar kësaj liste para zgjedhjeve, sot jemi më pak se 1 muaj kur të mblidhet Parlamenti i elitës galaktike.

Ajo thotë akoma pastroni, thirrje që mos pranoni në grupet parlamentare deputetë që figurojnë në listën e zezë si njerëz që kanë abuzuar me pushtetin, të korruptuar. Nuk e shoh vetëm për Berishën, përderisa iu drejtohet të dyve dhe shoh një staniacion të Ramës në lançimin e qeverisë së re.

2017 meqë ishte vazhdimësia, ishte në këmbë qeveria. Nuk mendoj se do të ketë ministra që janë në listën e personave të pistë të DASH ose agjencive ligjzbatuese të vendeve të BE”, tha ai. I pyetur nëse ish-kryeministri Sali Berisha duhet të hyjë në Parlament apo jo, Murrizi u shpreh se kreu i PD është Lulzim Basha dhe ai duhet të mbajë një qëndrim për këtë çështje.

Qëndrimi amerikan ndaj Berishës

Deputeti tha se lideri i PD do ta mbajë mirë edhe me Berishën edhe me Yuri Kim, por duhet të ndajë mendjen. Sipas tij, Basha duhet të deklarojë nëse do të shkëputet nga Berisha apo të mbajë krahun e tij vetëm sepse është i frikësuar ti thotë ik nga PD. “Kjo është në gjykimin e vet të Berishës.

Në fund të fundit, administrator i PD është Basha. Ai është kryetar. Kur del me fitim vazhdon, kur del 3 herë humbje duhet të ikësh. Ai ka marrë përsipër të jetë aty me garë false me shoqërinë e vet që me demek i kishte rivalë. Gjithë shqiptarët që kanë qenë 18 vjeç në ’92 mbajnë mend ambasadorin e SHBA që bënte fushatë që Kryetari duhet të mbajë një përgjigje të prerë , pa ekuivok, tani mirë me Berishën, mirë me Yuri Kim.

Ky duhet ta ndajë. Edhe nëse është kundër DASH, të dalë të thotë është abuziv, e ka dhënë Soros etj, e të thotë që do rri me këtë burrin pasi nuk kam këllqe ti them ik”, u shpreh deputeti. Sa i takon krijimit të një Grupi Parlamentar të Berishës, deputeti tha se nuk sheh ndonjë regjim të ri.

Murrizi u shpreh se çdo deputet do të arrijë të mbajë një qëndrim ndaj Berishës, ndërkohë që Basha nuk po e bën këtë gjë. Sipas tij, deputetët do të ndajnë nëse duan të shkojnë mirë me Bashës ose me Berishën. “Nuk shoh ndonjë regjim të ri. Por, pas 9 shtatorit çdo deputet në bazë të atij që ndjen, të karakterit, rrezikut, frymës, mund të mbajë qëndrim që Luli nuk po e mban. E kanë lakun në fyt, nuk do të shkojnë mirë me vjehrrin, mirë me burrin. Këta do e ndajnë”, u shpreh Murrizi.

Share201Tweet126
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

11/09/2026
Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In