• Kontakt
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Nis të krijohet grupi anti-Berishë në PD: Anëtarë të Këshillit dhe deputetë pritet të kërkojnë largimin e tij nga grupi parlamentar

09/08/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Jeniçerët e Berishës!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Brenda Partisë Demokratike kanë nisur lëvizjet për krijimin e një grupi që kërkojnë largimin e Berishës. Ditët e fundit shumë emra kanë dalë kundër Berishës si Mark Marku, Fatbardh Kadilli, Agim Doçi, Roland Bejko e të tjerë.

Sipas burimeve, kanë nisur lëvizje për krijimin e një grupi deputetësh, të cilët në shtator do të kërkojnë që ish-kryeministri të mos hyjë në Parlament.

Ish-kandidati për kryetar i PD, Fatbardh Kadilli me anë të një statusi në rrjetin e tij social Facebook u shpreh se Berisha ka qenë një forcë dhe dobësi e PD por edhe pas gjithë historisë që ai ka lënë pas, është i shmangshëm.

Kadilli tha se kjo shmangie nuk vjen nga mungesa e respektit për të apo se kështu kërkojnë amerikanët, por vjen sepse është jetike për partinë. Sipas tij kjo shmangie do ti japë ish-kryeministrit hapësirën e mundësinë të zërë vendin që i takon për të mirat që ka bërë edhe pse ndodhet në greminë tani, duke iu referuar kështu konfliktit me SHBA. “Berisha ka qenë forca dhe dobësia e PD.

Strukturoi partinë sipas profilit të tij dhe e dominoi me fanatikët e tij sipas kalkulimeve të veta politike. Krijoi mitin e tij. Dishepujt e afërt ishin ata që përfitonin. Por, edhe pas gjithë këtyre, Berisha është plotësisht i shmangshëm.

Shmanget kur ai vetë nuk e kupton që duhet të hiqet mënjanë. Shmanget, kur ngulmon të ruajë monopolin e tij dhe të zgjatimit të tij, kryetarit aktual të PD. Shmanget kur nuk lejon PD të ringrihet. Berisha është një institucion në PD që gjithsesi duhet shmangur. Jo për tu hedhur poshtë. Aspak.

Por për t’i dhënë shansin që nga gremina ku ndodhet dhe vazhdon të përpëlitet të mund të zërë vendin që i takon për veprat e mira që ka lënë. Shmangia nuk vjen nga mungesa e respektit. Përkundrazi. Shmangia nuk vjen as se e kërkojnë amerikanët, por se ishte prej kohësh e nevojshme dhe sot është jetike për PD”, tha ai.

Ja pse duhet shmangur Berisha sipas Kadillit

Kadilli po ashtu u shpreh se shmangia e Berishës do të tregojë se PD është akoma dhe më e madhe nga ai. Ai tha se PD ka nevojë për rinovim , duhet të shkëputet nga çdo peng i së shkuarës dhe nga mentaliteti i liderit fals që bën çudira. Sipas Kadillit, Berisha ngurtësoi lirinë dhe demokracinë, prandaj ai duhet të shmanget dhe këtë gjë duhet ta bëjë PD-ja, ajo PD që do më shumë lirinë sesa një lider.

“Shmangia vjen nga besimi se PD është më e madhe se ai, shumë më e madhe se ai. Shmangia vjen nga bindja se ai i ka dhënë PD, por PD i ka dhënë atij shumë më shumë. Shmangia vjen nga bindja se PD duhet të rinovohet dhe të shkëputet nga çdo gjë që e mban peng.

Shmangia vjen që ne si parti të plotësojmë misionin tonë. Duhet të shmanget që PD të krijojë një projekt të ri. Larg monopolit të atij që e përdor të mbetet i pashmangshëm. Që të çlirohet PD nga mentaliteti i rremë i liderit çudibërës dhe të gjithë ditur. Për këto, për lirinë dhe demokracinë që aq fort i brohoriti, por që aq shumë i ngurtësoi, Berisha duhet shmangur.

Këtë duhet ta bëjë PD. Këtë duhet ta bëjmë ne që duam të kemi PD dhe jo kryetar dhe ish kryetar. Ne që duam më shumë lirinë se sa liderin. Ne që duam demokraci jo autoritet”, tha ai.

Share202Tweet126
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

11/09/2026
Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In