• Kontakt
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Paraja hedh gazetarinë e llumit përpjetë! Anila Basha çohet në SPAK! Zbardhet afera korruptive me Baftjar Zeqajn (Dokument)

08/08/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Paraja hedh gazetarinë e llumit përpjetë! Anila Basha çohet në SPAK! Zbardhet afera korruptive me Baftjar Zeqajn (Dokument)
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Adriatik Doçi ka njoftuar se Anila Basha është paditur në SPAK për aferën e dyshimtë me AlbPetrolin.

Doçi ka publikuar edhe dokumente, që sipas tij vërtetojnë abuzimet e saj.

Shkrimi i plotë i gazetarit Adriatik Doçi

Kjo kontratë, tashmë me firmë dhe vulë, është fytyra e gazetarisë së naftës, rakisë, shantazhit dhe klientelizmit, e cila bën pis gazetarinë e vërtetë, profesionale dhe serioze në Shqipëri.

Kontrata e vjedhjes së parave publike është referuar sot në SPAK.

Si mos të mjaftonte paga 700 mijë lekë në muaj nga Bashkia Elbasan për ‘këshillimin’ në distancë, fillimisht të Qazim Sejdinit dhe aktualisht të Gledian Llatjas, në 30 dhjetor 2020, Anila Basha dhe Baftjar Zeqaj kanë firmosur këtë kontratë abuzive, për t’i dhënë Anila Bashës nga 1 milionë lekë në muaj nga paratë publike, për t’i ‘kënduar’ naftës me shkrime.

Kontrata parashikon që Anila Basha do të publikojë herë pas here lajme pozitive në portalin e saj periferik ‘Neësbomb’, për veprimtarinë dhe sukseset e ndërmarrjes shtetërore të naftës Albpetrol, ndërsa Albpetrol do t’i paguajë në këmbim Anila Bashës nga 1 milionë lekë në muaj nga paratë publike.

Si në draft-kontratë, ashtu edhe në kontratë, Anila Basha dhe ish kreu i Albpetrol Baftjar Zeqaj janë kujdesur të vendosin si klauzolë ruajtjen e sekretit dhe shkatërrimin e çdo informacioni rreth aferës.

“Palët zotohen që të ruajnë konfidencialitetin për sa i përket kushteve të kësaj kontrate, e veçanërisht atyre financiare.

Të gjitha informacionet e dhëna në bazë të kësaj kontrate, qofshin ato në formë të shkruar, verbale apo vizive, do të konsiderohen si konfidenciale dhe në pronësi të njërës palë, përveçse kur përcaktohen si jo-konfidenciale në kohën e dhënies së tyre apo kur janë nga natyra jo konfidenciale.

Me kërkesë të palës dhënëse, pala marrëse do të jetë e detyruar të kthejë apo të shkatërroje çdo informacion konfidencial të marrë nga pala marrëse”, thuhet në nenin 7 të kontratës.

Kështu, nga janari 2021, Anila Basha është paguar nga një tjetër institucion publik.

LEXO EDHE: Pse Luli po e shkërmoq PD
Ajo ka publikuar herë pas herë lajme mediokre në portalin e saj KÇK, si për shembull, ka paraqitur me disa rreshta si sukses madhor kur punonjësit e Albpetrol kanë mbledhur ndonjë letër që kanë hedhur vetë në oborr, kanë fikur ndonjë zjarr aty rrotull apo kur është shitur nafta.

Në këmbim, i kanë kaluar paratë në llogari.

Dakord! Punonjësit e Albpetrol kanë shuar një zjarr. Po pse duhet t’i paguhet një tarifë me paratë tona Anila Bashës?!

Problemi ligjor dhe moral konsiston në faktin se Anila Basha është kontraktuar nga një ndërmarrje publike për të ofruar shërbimin e lëpirjes, në mënyrë klienteliste, arbitrare dhe pa garë. Thjeshtë është sajuar një marifet për ta paguar me paratë tona.

Nëse ish kreu i Albpetrol Baftjar Zeqaj do të kishte vërtetë merak që shqiptarët të merrnin vesh sukseset e Albpetrol në fushën e naftës, pse ka zgjedhur pikërisht Anila Bashën dhe portalin e saj periferik për t’i dhënë para dhe jo për shembull një media tjetër me impakt të madh publik?!

Pyetja në fakt është retorike.

Ashtu si Bashkia e Elbasanit, Universiteti i Elbasanit, Ministria e Drejtësisë, INSTAT, Ministria e Brendshme etj., edhe Baftjar Zeqaj ka gjetur një marifet për ta hequr ‘hequr qafet’ llum-gjobën, veçse nuk e ka ‘hequr qafet’ me paratë e tij, por me paratë tona!

Po si e shpjegon vetë Albpetrol përzgjedhjen pikërisht të Anila Bashës për t’i dhënë para publike? Përgjigja e paprecedentë në vijim.

Share224Tweet140
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

11/09/2026
Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In