• Kontakt
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Fatos Klosi: Sulmet e Berishës tregojnë se është i frikësuar, SHBA dha sinjale se nuk do e tolerojë më, ai dhe çdo i korruptuar do ndëshkohen

08/08/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Pranoi të dëshmoj në gjyqin e Izet Haxhisë: Berisha duhet të shqetësohet, do rrëfej gjithçka di për v.rasjen e Hajdarit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Fatos Klosi, sulmet dhe akuzat e ish-kryeministrit Berisha në drejtim të amerikanëve i sheh si sulme të një personi të frikësuar. Në një prononcim për gazetën “SOT”, Klosi foli mbi akuzat e Berishës ndaj Yuri Kim, por dhe për përgjigjen që erdhi nga ambasada.

Sipas Klosit, Berisha po e agravon situatën me qëndrimet e tij dhe nëse vazhdon kështu nuk do të tolerohet më nga amerikanët. “Reagimet e Berishës tashmë janë bërë të zakonshme. Gjithmonë ai ka mbajtur këtë qëndrim, duke e quajtur veten se i përballon të gjitha vështirësitë dhe se mbi të nuk del dot njeri, e tani po përpiqet të përballet me Amerikën.

Por, këtu qëndron ndryshimi, sepse është e qartë që Amerika nuk do ta tolerojë më. Plus me këto që po bën ai e ka acaruar situatën edhe më shumë. Pra, është vërtet në stilin e tij që gjithmonë të pretendojë se ai i di të tëra ai i bën të tëra, por do shohim sa do vlejnë këto përballë Amerikës.

Situata për këtë çështje po shkon gjithnjë e më shumë drejtë asaj çka ka nisur SHBA sepse tashmë ka kaluar dhe në debate konkrete. Berisha me konferencën e ditës së enjte i agravoi gjërat duke thënë se s’ka kush e ndalon, por këtë ngelet ta shohim”, shprehet Klosi.

Por megjithatë ai ka deklaruar se të tilla deklarata të Berishës tregojnë frikë. Berisha sipas Klosit, po mundohet të fusë në valle edhe Lulzim Bashën. “Gjithsesi Berisha është i frikësuar dhe Berisha po kërkon ndihmë edhe nga Basha sepse ata bashkë janë. Pavarësisht se Berisha kohet e fundit ka qenë i tërhequr, me sa duket kjo situatë e re i ka lidhur sërish bashkë”, shprehet ai.

Qëndrimi amerikan

Sipas Klosit, reagimi i ambasadës kundër qëndrimeve të Berishës ishte një mesazh shumë i fuqishëm. Sipas tij, edhe pse Berisha nuk përmendej me emër, mesazhi ishte fillimisht për të, por dhe për shumë persona të tjerë pas tij. Klosi duket i bindur se SHBA do përdorë gjithçka për të ndëshkuar Berishën dhe politikanët e tjerë të korruptuar.

“Në deklaratën e Ambasadës Amerikane ku thuhet se do të përdorë çdo instrument korrupsionin natyrisht që nënkuptonte ish-kryeministrin Berisha, por ata e formuluan bukur. Sepse normal nuk do merren konkretisht vetëm me deklarata pa asnjë efekt të Berishës.

Ata e konsiderojnë atë si pjesë të një problemi, sepse problemi i tërë është luftimi i korrupsionit në klasën politike në Shqipëri dhe Berisha është pjesë e korrupsionit. Gjithsesi, është e qartë që përgjigja e ashpër e Ambasadës ishte për Berishën. Kështu që, mua më erdhi mirë që ata u detyruan ta bëjnë këtë deklaratë, sepse në një farë mënyre vetë Berisha i detyroi që të bëjnë një deklaratë të tillë.

Sepse po ta analizojmë nuk është e paktë që të thonë se, me çdo mjet do ta luftojmë korrupsionin. Sigurisht që kjo i tremb të korruptuarit dhe i bën mirë këtij vendi”, tha Klosi. Sipas tij, është mirë që aleati më i madh i Shqipërisë është vënë në këtë pozitë, pra që do luftojë korrupsionin në vendin tonë. Sipas tij është realisht një ndihmë shumë e madhe.

Share202Tweet127
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

11/09/2026
Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In