• Kontakt
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Si u shuan ëndrrat e Kryemadhit për të drejtuar Ministrinë e Brendshme?

07/08/2021
in Aktualitet, Debat
A A
“E kam parë në aeroport”! Befason Kreshnik Spahiu, zbardh bisedën telefonike nga Washingtoni dhe paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit: Burgu në kohë pandemie është i vështirë!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, pretendonte të drejtonte Ministrinë e Brendshme në “Qeverinë Basha”.

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi firmosën në muajin Mars 2021, marrëveshjen për zgjedhjet e 25 prillit. Dokumenti me 13 pika parashikonte rimëkëmbjen ekonomike, goditje të oligarkëve, përmbushje të kushteve për hapjen e negociatave si dhe qeverisje me shtet ligjor.

I njëjti dokument parashikonte që që dy partitë në rast të qeverisjes të transformojnë ekonominë, të angazhohen për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian dhe po ashtu ti japin shans të rinjve këtu për të ndaluar eksodin jashtë vendit.

Sipas marrëveshjes do të konkurohej me dy lista (PD- AN + LSI) për të realizuar një përfaqësim sa më të plotë dhe sa më gjithëpërfshirës politiko –elektoral dhe kurorëzimin e fitores së opozitës në zgjedhjet e 25 Prillit.

Pas kësaj marrëveshje, të entuziasmuar se do të fitonin Kryemadhi, filloi të thurte ëndrra për të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme.

Ajo u shfaq në fushatë elektorale duke u bërë thirrje qytetarëve për revolucion. “Ngrehuni dhe bjeruni, korrini dhe shtypini” të gjithë ata që grabisin shqiptarët”, trumbetonte më zë të lartë Kryemadhi nga Jugu në Veri.

Dhe aq ëndrra kishte thurur për t’u bërë Ministre e Brendshme saqë Fan Nolin e ngatërroi me Migjenin.

Për të s’kishte rëndësi se kush i kishte shkruar vargjet me të cilat, ajo bënte thirrje për revolucion, për të duket se kishte rëndësi që me çdo çmim të merrte Ministrinë e Brendshme.

Një javë para zgjedhjeve në emisionin “Open”, Kryemadhi e tha më në fund edhe ëndrrën e saj.

Gjatë një debatit tek i njëjti emision, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur edhe për këtë ëndërr, duke mohuar të kishte thënë me zë të lartë se donte të bëhej Ministre e Brendshme, por duke pohuar se e kishte menduar një gjë të tillë.

E pyetur nga moderatorja Eni Vasili, Kryemadhi u shpreh se nuk është ky shqetësimi kryesor i saj dhe i opozitës. Për Kryemadhin, shqetësimi kryesor është se si të sigurojë punë të mirëpaguara për të rinjtë dhe të rejat shqiptare.

“Unë nuk e kam bërë deklaratë këtë, por nuk them që nuk e marr, kështu që mos u shqetëso. Ajo që unë mendoj dhe është shumë e rëndësishme nuk është problemi se kush do të jetë Monika Kryemadhi, e rëndësishme është që jemi bashkë në këtë betejë që çon përpara ndryshimin, i cili nuk ka kthim pas, për hir të së vërtetës”, u shpreh Kryemadhi.

Po, rezultatet e 25 Prillit, ia shuan përfundimisht ëndrrën për t’u bë Ministre e Brendshme.

Qytetarët e dëgjuan thirrjen e saj për revolucion dhe e përkthyen me vota kundër LSI.

Dhe për pasojë LSI e Kryemadhit mori vetëm katër mandate deputetësh, nga 19 që kishte legjislacionin e kaluar.

Në këto rrethana Kryemadhi nuk u bë dot pasardhëse e Fatmir Xhafajt, Sandër Lleshajt dhe as e Bledi Çuçit.

Me ëndrrën në sirtar për Ministrinë e Brendshme ajo pranoi humbjen, dhe u zhduk nga skena politike, për t’u shfaqur pas një kohe të gjatë si zonjë e parë në krah të bashkëshortit te saj, Presidentit Ilir Meta./CNA

Share206Tweet129
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

11/09/2026
Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In