• Kontakt
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Diaspora

Kroacia ndërton urën që përmbush ëndrrën e gjatë për të lidhur dy brigjet e Adriatikut: Kushtoi 420 milionë euro!

30/07/2021
in Diaspora
A A
Kroacia ndërton urën që përmbush ëndrrën e gjatë për të lidhur dy brigjet e Adriatikut: Kushtoi 420 milionë euro!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me fishekzjarrë, valle e këngë, të mërkurën në mesnatë Kroaci u hap ura që lidh dy zona të bregdetit kroat, që ndahen nga një pjesë e vogël e territorit të Bosnje e Hercegovinës.

Një korporatë kineze fitoi në vitin 2018 në konkurrencën ndërkombëtare për ndërtimin e urës prej 2.4 kilometrash.

Ura që kushtoi 420 milionë euro, afërsisht 500 milionë dollarë dhe 85 për qind e së cilës u financua nga Bashkimi Evropian, është një projekt i rrallë kinez në Evropë, që kaloi një proces të rregullt tenderimi.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, tha gjatë ceremonisë se ura paraqet një arritje strategjike të popullit kroat dhe përmbush ëndrrën e gjatë për të lidhur dy brigjet e Adriatikut.

“Unë me të vërtetë mendoj se kjo është një ngjarje e madhe për Kroacinë, popullin kroat, për miqtë tanë në Bosnjë dhe Hercegovinë, për kroatët në Bosnjë dhe Hercegovinë. Një ngjarje e madhe që ne arritëm ta realizojmë jo vetëm si një ëndërr, jo vetëm me ndihmën e atyre që kanë punuar për gati 30 vitet e fundit për të, por me ndihmën e miqve tanë në Evropë, miqve tanë në Kinë”, tha ai.

Zoti Plenkoviç tha se me ndërtimin e urës janë realizuar interesat strategjike të Kroacisë.

“Kjo është dëshmia më e mirë se si të qenit vend anëtar në Bashkimin Evropian e ndihmon Kroacinë të përmbushë përparësitë e saj kombëtare”, tha ai.

Ura dhe rrugët lidhëse pritet të përfundojnë deri në qershor të vitit të ardhshëm, dhe deri atëherë udhëtarët që duan të vizitojnë disa nga zonat më tërheqëse turistike të Kroacisë, si Dubrovniku, do të duhet të kalojnë dy vendkalime kufitare midis Bosnjës dhe Kroacisë në portin bregdetar boshnjak të Neumit.

Zyrtarët e Bosnjës nuk ishin të kënaqur kur filloi ndërtimi, duke pretenduar se ura që anashkalon territorin boshnjak, shkel qasjen sovrane të këtij shteti në Adriatik.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç tha se ura nuk do të ndajë, por do të lidhë njerëz dhe kombe.

Vitet e fundit, Kina ka derdhur fonde në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore si pjesë e projektit të saj strategjik “Nje brez një rrugë”, që përfshinë përmirësimin e infrastrukturës dhe ka për qëllim krijimin e një rrjeti të lidhjeve të transportit dhe tregtisë midis Kinës dhe Evropës.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian, megjithatë, shqetësohen se investimet kineze rrisin ndikimin ekonomik dhe politik të vendit aziatik në rajonin që ende është duke u rimëkëmbur nga shpërbërja e përgjakshme e ish -Jugosllavisë, në vitet 1990./VOA

Share203Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“The Odyssey” bën histori, sukses i jashtëzakonshëm i filmit të Christopher Nolan mbi veprën e Homerit

“The Odyssey” bën histori, sukses i jashtëzakonshëm i filmit të Christopher Nolan mbi veprën e Homerit

21/07/2026
Ata që i bëri shumë të qeshin sot dolën me lot në sy! Fieri i jep lamtumirën aktorit Todi Llupi

Ata që i bëri shumë të qeshin sot dolën me lot në sy! Fieri i jep lamtumirën aktorit Todi Llupi

15/07/2026
Arti fierak në zi, ndahet nga jeta ikona e humorit, “Artist i Merituar” Todi Llupi! (Video)

Arti fierak në zi, ndahet nga jeta ikona e humorit, “Artist i Merituar” Todi Llupi! (Video)

15/07/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In