• Kontakt
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Parlamenti i ri/ LSI përjashtohet nga të gjitha reformat! Kryemadhi sytë nga Basha për të krijuar grupin parlamentar

29/07/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Parlamenti i ri/ LSI përjashtohet nga të gjitha reformat! Kryemadhi sytë nga Basha për të krijuar grupin parlamentar
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

LSI pritet të mbetet jashtë të gjitha reformave që do të ndërmarrë Kuvendi i ri. Më 9 shtator deputetët do betohen dhe do fillojë shqyrtimi i një sërë çështjesh të rëndësishme. Do nisë reforma zgjedhore dhe do të zgjidhen anëtarët e rinj të KLGJ dhe KLP.

Por faktet deri tani tregojnë që Lëvizja Socialiste për Integrim nuk merr dot pjesë në shqyrtimin e tyre. Aktualisht kjo parti ka dalë nga zgjedhjet e 25 prillit me vetëm 4 deputetë, të cilët janë të pamjaftueshëm për të formuar një grup parlamentar. Pra kjo lë të kuptohet që LSI nuk do të përfshihet në asnjë nga nismat apo reformat që do të ndërmarrë Parlamenti i ri.

Tani shpresat e LSI mbeten vetëm tek Partia Demokratike. Sipas ligjit dhe Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë që një parti të krijojë grup parlamentar, duhet të ketë minimalisht 7 deputetë. Por ka pasur dhe më parë raste kur partitë nuk e arrinin numrin e deputetëve për grup parlamentar.

Prandaj, Historia e Kuvendit ka treguar se shpesh herë partitë që nuk formonin dot grupin parlamentar kanë marrë hua deputetë nga partitë e tjera mike. Ndërsa këtë vit, pas humbjes së madhe që pësoi në prill, është LSI-ja ajo parti që nuk e ka këtë numër dhe sipas informacioneve nga selia blu, ajo i kërkuar kreut të PD, Lulzim Basha që t’i marrë tre deputetë hua, në mënyrë që në shtator të këtë grupin e saj parlamentar. Por, nuk dihet sa do të ndodhë kjo sepse pas 25 prillit marrëdhëniet mes dy partive nuk janë fort të mira.

PD skeptike për të ndihmuar LSI

Sikur e përmendëm më lart, akoma mbetet pikëpyetje fakti nëse PD do ta ndihmojë LSI të formojë grupin parlamentar, sepse pas zgjedhjeve ishte vetë Kryemadhi dhe mbështetësit e saj që kritikuan Bashën për humbjen e garës. Në një deklaratë për shtyp Kryemadhi deklaroi se bëri gabimin më të madh që dëgjoi Bashën dhe dogji mandatet.

Nga ana tjetër, nuk kanë munguar as kritikat e PD ndaj LSI. Sipas informacioneve, demokratët kanë bërë fajtore LSI-në e drejtuar nga Monika Kryemadhi, e cila sipas tyre, punoi për interes të saj dhe kundër koalicionit opozitar para, gjatë fushatës dhe heshtjes zgjedhore sa u takon zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit.

Në këtë kontekst, mësohet se për demokratët Lëvizja Socialiste për Integrim me vetëdije kërkonte e madje bënte propagandë kundër PD-së, strategji kjo që ndikoi negativisht tek elektorati i Partisë Demokratike. Që nga ajo kohë marrëdhëniet mes dy partive janë të krisura dhe nuk dihet nëse do të ketë bashkëpunim.

Aleatët kërkojnë grup më vete

Nga ana tjetër aleatët e PD në zgjedhje kërkojnë të formojnë grup parlamentar më vete dhe kjo i pakëson mundësitë e LSI për të formuar grupin e saj. Sipas informacioneve krerët e partive aleate, të cilët Basha i futi në listat fituese të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, si Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Nard Ndoka, Shpëtim Idrizi dhe Vangjel Dule kanë nisur tentativat për t’i kërkuar PD deputetë hua, për të krijuar grupin e tyre parlamentar.

Ata kanë vendosur të bashkohen për të formuar grup parlamentar, por në total janë vetëm 5 dhe kjo nuk mjafton, prandaj do iu nevojitet ndihma e Bashës. Tashmë mbetet për t’u parë se kë do të ndihmojë PD për të qenë pjesë e reformave të Parlamentit të ri. Esmeralda Hida

Share207Tweet130
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Jemi vazhdimisht në një gjendje zie”! Bashkëshortja e Bruce Willis rrëfen dhimbjen e jetës me sëmundjen e aktorit

“Jemi vazhdimisht në një gjendje zie”! Bashkëshortja e Bruce Willis rrëfen dhimbjen e jetës me sëmundjen e aktorit

12/09/2026
“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

11/09/2026
Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In