• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kush po tenton të pengojë reformën në drejtësi? Yuri Kim: Po ecën më ngadalë sesa duam ne, por cinikët nuk e ndalin dot

26/07/2021
in Aktualitet
A A
Kush po tenton të pengojë reformën në drejtësi? Yuri Kim: Po ecën më ngadalë sesa duam ne, por cinikët nuk e ndalin dot
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, ka dhënë një tjetër mesazh të fortë sa i përket reformës në drejtësi. Të premten, ambasadorja dha alarmin se shumë politikanë po tentojnë sabotimin e reformës në drejtësi, ndërsa dje ka deklaruar se reforma nuk po ecën me ritmin e duhur. Nga Pusteci i Korçës, ku mori pjesë në “Mik Festival”, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, në fjalën e saj e vuri theksin te reforma në drejtësi, nga ku theksoi se tani është koha për të vazhduar përpara dhe për të mos u dorëzuar.

“Kam shpresë të pafundme për Shqipërinë. Unë mendoj që reforma në drejtësi po çohet përpara, ngadalë, më ngadalë se sa do të donim ne, por është padyshim duke ecur përpara. Qytetarët duhet të vazhdojnë të jenë të pakënaqur, duhet të jenë më tepër kërkues me qeveritarët e tyre, njerëzit që ata kanë zgjedhur dhe duhet të vazhdojnë përpara. Tani është koha që të vazhdojmë përpara.

Mos u dorëzoni. Disa njerëz thonë që reforma në drejtësi është asgjë, duhet të mos dorëzohemi, mos hiqni dorë”, tha ajo. E pyetur nëse po shkohet drejt “peshkut të madh”, e përdorur për kokat e mëdha të krimit në Shqipëri, ambasadorja Kim u shpreh se institucionet shqiptare duhet të përmbushin pritshmëritë.

Ajo theksoi, se këto të fundit i dinë cilat janë përgjegjësitë e tyre dhe duhet të mbështeten për t’i përmbushur ato. “Unë jam diplomate, nuk jam një persekutore, nuk jam një peshkatare, nuk jam gjyqtare, unë jam thjesht një diplomate. Institucionet kanë përgjegjësinë e tyre, ata e dinë se cilat janë përgjegjësitë e tyre, unë mendoj që ata po nisin t’i përmbushin ato. Le të mbështesim ata. Ajo që dua të flas në fakt është kultura shqiptare dhe mundësia e madhe për të qenë me “Mik Festival” dhe të dëgjonim “zanat”, nuk është vetëm reforma e drejtësisë, është bukuria e Shqipërisë dhe shpirti i shqiptarëve që më jep shpresë”, tha ajo.

Goditja e ambasadores

Ambasadorja amerikane bëri pasdite dhe një postim në rrjetet sociale po mbi reformën në drejtësi, duke lëshuar mesazhe të koduar. Sipas saj, pavarësisht shumë cinikëve, reforma do të ecë para. “Unë u thashë atyre se kam shpresë të pafund në Shqipëri; që megjithë obstruksionizmin dhe cinizmin e disave, reforma në drejtësi po tregon gjithnjë e më shumë rezultate çdo ditë; dhe se është kritike tani që populli shqiptar të vazhdojë të kërkojë ndryshimin, të vazhdojë të ecë përpara së bashku, të mos dorëzohet kurrë. Unë kam pasur mundësinë të udhëtoj përreth Shqipërisë dhe të takoj shumë njerëz – nga veriu në jug, nga malet në bregdet. Bukuria e këtij vendi, forca dhe vendosmëria e njerëzve të tij janë frymëzuese.

Le të vazhdojmë përpara së bashku. Le të vazhdojmë të zgjedhim shpresën (e cila kërkon shumë punë) mbi cinizmin (i cili për mendimin tim është dembel moralisht dhe intelektualisht). Le të vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen që Shqipëria meriton. Do të jetë punë e vështirë, por ne do të jetë me ju çdo hap deri në të fund”, tha ajo.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Violeta Manushi, “Zonja nga qyteti” që “shkatërroi”… “Pallatin 176”,  ikona që sot ka ditëlindjen e perjetësisë

E paharruar edhe pse u bënë 18 vite që u largua nga kjo jetë! Violeta Manushi, kurrë nuk u ankua , kurrë nuk u mburr, vetëm aktroi, ndaj e kishin idhull të gjithë!

27/07/2025
E vërteta e ndarjes nga jeta të Aktores Violeta Deda, e cila qëndroi 10 vite në koma në SHBA

E vërteta e ndarjes nga jeta të Aktores Violeta Deda, e cila qëndroi 10 vite në koma në SHBA

27/07/2025
Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

23/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In