• Kontakt
Wednesday, August 6, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Histori

Droga, sekreti i ushtarëve nazistë që në pak muaj pushtuan gjithë Europën

25/07/2021
in Histori
A A
Droga, sekreti i ushtarëve nazistë që në pak muaj pushtuan gjithë Europën
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Adolf Hitleri kishte një ushtri nazistësh të droguar, të cilët ishin në gjendje të qëndronin zgjuar për ditë me radhë dhe të përparonin me shpejtësi dhe brutalitet në të gjithë Evropën. Në vitin 1940, trupat e diktatorit nazist po përgatiteshin për të sulmuar Francën përmes zonës malore të Ardeneve.

Brenda vetëm disa javësh, Vehrmahti në dukje i pandalshëm arriti të pushtojë kryeqytetin francez, Paris, pasi i kishte dërrmuar më herët njësitë e ushtrisë franceze, përmes taktikave tëe tij tyre të Blitzkrieg (Sulmit të Rrufeshëm).

Strategjia mbështetej në përparimin e pandalshëm në terren, bombardimet ajrore dhe tanket e shpejta, Pancerat. Gjithsesi, trupat gjermane kishin në atë luftë edhe një “as” tjetër në mëngë, sasi të bollshme të lëndëve narkotike.

Në vitin 1938, industria farmaceutike gjermane filloi që të prodhonte sasi të mëdha të pervitinës së metamfetaminës, që ishte në thelb një version i mëparshëm i metamfetaminës kristalore. Ato u shpërndanë në të gjithë vendin, dhe më vonë edhe tek forcat e armatosura gjermane.

Anëtarët e forcave ajrore i cilësonin pilulat narkotike si “kripa e pilotit”. Ndërkohë vetë Adolf Hitleri merrte rregullisht injeksione me metamfetaminë. Para pushtimit të Francës, ushtarët u këshilluan të merrnin nga një tabletë në ditë, teksa një “dekret stimulues” iu dërgua mjekëve të ushtrisë.

Norman Ohler, që ka shkuar librin “Blitzed:Droga në Gjermaninë naziste”, shprehet për britaniken “The Guardian”:“Pushtimi i Francës u bë i mundur vetëm falë përdorimit masiv të drogës nga ushtria gjermane. Asnjë drogë, asnjë pushtim!”.

Kur Hitleri dëgjoi mbi planin për të pushtuar Francës përmes Ardeneve, u entuziazmua shumë dhe kërkoi zbatimin sa më shpejtë të tij. Por komanda e lartë e ushtrisë i tha:Ky plan nuk mund të zbatohet në këtë mënyrë, natën ne duhet të pushojmë, kundërshtarët do të tërhiqen, dhe ne do të mbetemi të ngujuar në male”.

Por më pas u lëshua “dekreti stimulues”, dhe kjo u dha mundësi ushtarëve të qëndronin zgjuar për 3 ditë dhe 3 net me radhë. “Gjenerali nazist Ervin Romel dhe të gjithë ata komandantët e tankeve e përdornin masivisht drogën. Dhe pa tanket Pancer, gjermanët nuk do të kishin fituar dot atë betejë”-thekson Ohler.

Në total, 35 milion doza droge u siguruan vetëm për fushatën ushtarake në Francë. Në vitin 1941, lënda narkotike u shpall e jashtëligjshme në Gjermani midis popullsisë civile. Por shpërndarja e saj midis trupave vazhdoi rregullisht.

Kur nazistët filluan që të humbnin terren në vitin 1944, dr.Gerhard Orzeçovski filloi që të punonte mbi një çamçakëz super-të fortë më përmbajtje kokaine. Anëtarët e Rinisë Hitleriane u dërguan në det me mini-nëndetëse me dozat e drogës me vete.

Ata ishin pjesë e një plani për të inspektuar grykëderdhjen e lumit Tamiz në Angli, lidhur me mundësinë e një zbarkimi atje. Por shumë prej tyre pësuan kriza mendore për shkak të izolimit dhe privimit nga gjumi.

Historiani Ohler thekson:“Ajo ishte një situatë jo reale. Nuk ishte ai realiteti që shihnin nazistët. Por nëse lufton me një armik më të madh se sa vetja, nuk është se ke zgjidhje tjetër. Në ato kushte të duhet ta tejkalosh forcën që ke. Kjo është arsyeja pse terroristët përdorin bombarduesit vetëvrasës. Është një armë e padrejtë, por ata nuk kanë zgjidhje tjetër!”.

Në vitin 1945, fabrika që prodhonte drogën pervitin u bombardua nga aleatët, dhe kjo solli rënien e konsumit të drogës nga nazistët. Gjatë luftës, edhe trupat aleate përdorën amfetaminën për të qëndruar zgjuar sa më gjatë.

Njëkohësisht ata u mbështetën edhe tek simulanti benzedrin. Nga vjeshta e vitit 1941 dhe deri në dimrin e vitit 1944, përdorimi i drogës nga Adolf Hitleri ishte rritur në mënyrë dramatike falë mjekut të tij personal dr.Todor Morel.

Nga fundi i jetës së tij, diktatori nazist u bë i ndërvarur nga opiatet, dhe dridhjet e trupit nisën të përkeqësohen, gjë që nxiti spekulimet se ai mund të ketë vuajtur nga simptomat e varësisë nga droga. Më 30 prill 1945, Hitleri gëlltiti një kapsulë me cianid, dhe e qëlloi veten në kokë me pistoletë në një bunker nëntokësor në Berlin, teksa forcat Aleate po i afroheshin rezidencës./Dailystar.co.uk-cna.al

Share217Tweet136


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Ku vdes aktori bota qan! Batutat e fundit të Koço Devoles: Ironia me vdekjen, Nishanin dhe humori me poturet e Ramës

Ku vdes aktori bota qan! Batutat e fundit të Koço Devoles: Ironia me vdekjen, Nishanin dhe humori me poturet e Ramës

05/08/2025
Stavri Shkurti, inxhinieri që u ngjit në panteonin e artit skenik shqiptar, monologu i një ylli që nuk shuhet

Stavri Shkurti, inxhinieri që u ngjit në panteonin e artit skenik shqiptar, monologu i një ylli që nuk shuhet

05/08/2025
Tedi Papavrami në zi! Ndahet nga jeta profesori dhe mjeshtri i violinës, Robert Papavrami

Tedi Papavrami në zi! Ndahet nga jeta profesori dhe mjeshtri i violinës, Robert Papavrami

04/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In