• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Bëni kujdes! Jo vetëm armiku por edhe miku përgjon: Çfarë është “Pegasus”, programi që mund të instalohet në telefonin celular, pa dijeninë e personit?!

23/07/2021
in Bota
A A
Bëni kujdes! Jo vetëm armiku por edhe miku përgjon: Çfarë është “Pegasus”, programi që mund të instalohet në telefonin celular, pa dijeninë e personit?!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Softueri Pegasus i firmës izraelite NSO është një nga mjetet më të fuqishme të përgjimit në botë. Programi mund të instalohet fshehurazi në telefonin celular, pa dijeninë e personit të prekur.

Zgjodhëm emrin “Pegasus”, sepse softueri është një kalë Troje, madje një kalë Troje me krahë, që fluturon direkt në telefonin celular, qe shprehur njëherë në një intervistë Shalev Hulio, shefi i firmës izraelite NSO. Madje programi i spiunimit mund të instalohet nga distanca, pa asnjë ndërhyrje në aparaturë, në mënyrë krejtësisht të fshehtë, pa dijeninë e personit që përgjohet, madje edhe pa qenë nevoja, që viktima të bëjë diçka.

Produkti më i shitur
Trojani “Pegasus” është bestselleri i firmës. Në mbarë botën shërbimet sekrete dhe autoritetet policore e shfrytëzojnë këtë program, për të spiunuar plotësisht dhe pa u vënë re personat që kanë në shenjestër.

Nëse sulmuesit kanë arritur të fusin “Pegasus” në celularin e dikujt, atëherë ata kanë kontrollin e plotë mbi aparaturën. Ata janë në gjendje të kopjojnë të gjitha të dhënat nga telefoni celular dhe të aktivizojnë fshehurazi mikrofonin apo kamerën dhe të lexojnë madje edhe mesazhe të koduara. Një ndër arsyet kryesore për popullaritetin e softuerit konstrovers është ndoshta fakti, se „Pegasus” mund të instalohet relativisht lehtë në celulardhe kjo vështirë se mund të pengohet.

Për të shpëtuar jetë?!
Prodhuesi bën të ditur se ua shet teknologjinë e tij vetëm organizatave qeveritare të verifikuara. Dhe vetëm për të luftuar terrorizmin dhe krimin. Për këtë qëllim, raporton NSO, softueri përdoret “çdo ditë” në të gjithë botën duke përmbushur një „mision që shpëton jetë”.

Por në mbarë botën qindra gazetarë, aktivistë të të drejtave të njeriut, avokatë dhe politikanë, ndër ta edhe presidentë shtetesh, janë spiunuar me softuerin e fuqishëm të spiunazhit.

Përgjim gazetarësh dhe aktivistësh
Kjo rezulton nga hulumtimi i bërë prej një konsorciumi ndërkombëtar gazetarësh, në të cilin bëjnë pjesë edhe NDR, WDR, „Süddeutsche Zeitung” dhe gazeta javore “Zeit”. Kërkimet e gazetarëve së bashku me organizatën Forbidden Stories dhe Amnesty International zbuluan një rekord prej më shumë se 50.000 numrash telefoni të përgjuar.

Softueri spiun është përdorur kundër gazetarëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut në Bjellorusi, Hungari dhe Arabinë Saudite.
Sipas mediave softueri i spiunazhit Pegasus është përdorur edhe kundër presidentit farncez Emanuel Macron dhe politikanëve të tjerë francezë. /DW/

Share205Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

17/09/2025
Zi në familjen e të madhit Reshat Arbana, shuhet bashkëshortja e tij Drita

Reshat Arbana festoi 85-vjetorin – Aktori i qindra roleve, “Nder i Kombit”, jep mesazhe të duartrokitura nga të gjithë

17/09/2025
Llazi Serbo, tragjedia e një aktori unik

15 vjet pa aktorin e madh Llazi Sërbo

16/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In