• Kontakt
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pse Berisha takoi ambasadorin hungarez dhe a po kthehet vendi i Orban strehë azili për politikanët e anatemuar nga amerikanët?

21/07/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Pse Berisha takoi ambasadorin hungarez dhe a po kthehet vendi i Orban strehë azili për politikanët e anatemuar nga amerikanët?
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shpallja person “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit duket se ka tmerruar ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ky i fundit në këto tre dekada demokraci ka qenë personi dhe politikani më i fuqishëm në Shqipëri. Por hegjemonia e tij u venit, kur mëngjesin e 19 majit, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken zbuloi se Sali Berishës dhe familjes së tij i është ndaluar hyrja për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak se për amerikanët ish-kryeministri është i korruptuar dhe minues i demokracisë shqiptare.

Për rrjedhojë sot që flasim mund ta themi me plotë gojë se Sali Berisha është në ditët më të vështira të jetës së tij.

Vendi i Orban, kthehet në strehë azili për politikanët

Por frika më e madhe e ish-kryeministrit Sali Berisha nuk është vetëm “armiqësia” me amerikanët, por Struktura Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, që mund t’i trokasë shumë shpejt në derë për aferat korruptive të fëmijëve.

Kështu që i gjendur në këtë rebus të vështirë, ai ka nisur një luftë për “jetë a vdekje”, fillimisht duke marrë peng Partinë Demokratike, të cilën nga shtatori e tutje kërkon ta përdorë si mburojë për të mbrojtur veten e familjen e tij.

Mirëpo njëkohësisht, Berisha ka nisur të riaktivizohet edhe me ato pak lidhje ndërkombëtare që i kanë mbetur. Dy ditë më parë zoti Berisha ka pritur në një takim, ambasadorin e Hungarisë në Tiranë. Lajmin e ka ndarë vetë ish-lideri demokrat në llogarinë e tij në “Facebook”. “Takim me ambasadorin e Hungarisë në Tiranë Shkëlqesinë e tij z. Lorant Balla. Të dashur miq sot prita në një takim ambasadorin e Republikës së Hungarisë, z. Lorant Balla.

Në këtë takim shpreha mirënjohjen për mbështetjen e çmuar që Hungaria mike i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë si dhe diskutuam dhe shkëmbyem mendime për zhvillimet politike në vend. sb”, shkruan Berisha. Por nuk dihet përse ambasadori i Hungarisë do të duhej të takonte Berishën, kur zyrtarisht ai nuk ka asnjë rol zyrtar në politikën shqiptare dhe për më tepër, kur Berishën prej vitesh e kanë bojkotuar të gjithë ambasadorët e Perëndimit në Tiranë.

Kështu që e vetmja logjikë, të çon tek frika e Sali Berishës nga shpallja “non grata” dhe SPAK. Dhe madje nuk është çudi të jetë duke menduar të kërkojë ndihmë nga Hungaria, njësoj siç bëri Gruevski, që mori strehim politik në Hungari, pasi u dënua për korrupsion në Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, duke parë të gjitha këto, natyrshëm ngrihet pyetja se po kthehet vendi i Orban në strehë azili për politikanët e anatemuar nga amerikanët. Kujtojmë që Hungaria është në një përplasje frontale me Bashkimin Europian dhe është kërcënuar me sanksione.

Ndaj, ku më mirë se në Hungari, do të gjente “shpëtim” Sali Berisha. Sidoqoftë, nga ana tjetër vlen të theksohet se ish-kryeministri Sali Berisha po ikën në një farë mënyre edhe në gjurmët e presidentit Ilir Meta, i cili gjithashtu ka një raport të mirë me Budapestin zyrtar, ku vetëm pak ditë më parë zhvilloi një vizitë zyrtare në Hungari, ndërsa u takua me presidentin e vendit, Viktor Orban./Rigels Seliman

Share201Tweet126
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Jemi vazhdimisht në një gjendje zie”! Bashkëshortja e Bruce Willis rrëfen dhimbjen e jetës me sëmundjen e aktorit

“Jemi vazhdimisht në një gjendje zie”! Bashkëshortja e Bruce Willis rrëfen dhimbjen e jetës me sëmundjen e aktorit

12/09/2026
“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

11/09/2026
Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In