• Kontakt
Thursday, August 28, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

“Qeni ka mësuar të flasë”! Frrok Çupi plas ‘bombën’, nxjerr emrat dhe bën publike skandalet e rënda: Gruaja e tij ishte ndihmëse e parë e Presidentit Berisha! Ai di shumë fakte mbi vrasjen e…

21/07/2021
in Blog
A A
I vetmi shpjegim që kam për Tritanin
1.9k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti Frrok Çupi ka bërë një parashikim të fortë në lidhje me atë që e pret ish-kryeministri Sali Berisha dhe njerëzit e tij të afërt që e kanë ndihmuar ndër vite në aferat e tija korruptive.

Komenti i plotë:

Qeni ka mësuar të flasë

Një ditë prej ditësh, edhe PD- si qen roje i familjes Berisha, do të nisë të flasë. Amerika u dërgoi dje mesazhin që të mos izolohen në ‘burgun e së shkuarës’.

PD në turmë u ngrit në sallën e Kuvendit dhe u shfaq si një qenie e verbër politike me vetëm një fjalë në fjalor ‘Berishë’; në emër të padronit organizata mund të sulmojë edhe vetë Amerikën.

Megjithatë, edhe PD, një ditë do të mësojë të jetojë e të flasë si të tjerët, jashtë strehëzës.

Kur edhe qeni ka mësuar të flasë, s’ka si ndodh ndryshe.
a
Ngjarja me qenin ka ndodhur në një shkollë filozofike të bashkëkohësit Jostein Gaarder. Vajza e vogël Sofie që po shëtiste në park qenin e saj Hermes, në një çast u hodh nga e papritura dhe vrapoi për te e ëma: ‘Ma, ma!.., Hermesi nisi të flasë! Po, po, foli’.

-Çfarë tha?- e pyeti e ëma?- Vallë të uroi ‘Gëzuar ditëlindjen!’.

-Po, po, më tha ‘gëzuar ditëlindjen!’, u përgjigj vajza e vogël.

Qeni kishte gjithë ditën që dëgjonte urimin për vajzën dhe më në fund mësoi ta thotë vetë ‘gëzuar ditëlindjen!’.

… Kjo ishte. Mes nesh ende nuk e besojnë se ka ardhur ai çast kur edhe ‘qeni do të flasë’. Disa dyshojnë të helmuar se ministrat e Berishës, ditën kur do të paraqiten para gjyqit, nuk do të tregojnë të vërtetën; disa thonë se edhe në gjyqin e Gërdecit ministri nuk do ta tregojë bosin; as gjyqi për 21 janarin nuk do të zbulojë vrasësin; disa dëshpërohen se ‘këta grabitqarë të pasurisë së popullit nuk do t’i tregojnë ku i kanë fshehur; më në fund mendojnë me dëshpërim se ‘Drejtësia dhe Amerika do ta kalojnë në sipërfaqe’, pa hyrë thellë deri aty ku këta të dëshmojnë.

Në këtë vend për 3 dekada janë kryer shumë krime dhe vjedhje; tani duhet që nëse bosët e mëdhenj të krimit nuk flasin, të paktën të flasë ‘qeni roje’. Qen roje është ish- ministri, ish- gjenerali, ish- prokurori, falsifikatori; si qen roje po shërben së fundmi edhe PD përballë realitetit dhe përballë Amerikës.

PD ka dhënë shenja se mund të kthehet edhe në një organizatë të dhunshme, ose celulë antiamerikane- mjaft që zhysë në gropë veprën mizore të shefit. Sa kohë që PD ndodhej në pushtet, në vendin tonë janë kryer grushte shteti, luftë civile, trafik karburantesh dhe armësh, vrasje kundërshtarësh politik, burgosje gazetarësh, djegie të redaksive të gazetave, vrasje protestuesish antikorrupsion, vjedhje hapur në dritë të diellit, uzurpim tokash dhe pasurie kombëtare nga familja e padronit…

A do të nisë të flasë rojtari i radhës së parë?

Për shembull, Tritan Shehu, a do të flasë. Ai është një lider shumë jetëgjatë i PD, ish komunist i egër dhe terrorist ndaj kishave e xhamive. Në trafikun e armëve e të naftës drejt botës arabe dhe drejt ushtrisë së Milloshevicit, ai ishte zgjedhur nga Berisha si shef i thesarit të koduar ‘Shqiponja’.

Pastaj u zgjodh si militant për të shtypur protestat e Lushnjës. Pastaj kryetar i PD si Luli sot. Më në fund PD e propozoi në krye të saj, jo vetëm Tritanin por edhe të shoqen. Tani ai është kthyer në sozy e Berishës… A mund të flasë kjo kategori njerëzore si qeni Hermes? Ky është problemi; ndoshta pritet derisa Drejtësia të veprojë me padronin. Kështu janë të gjithë në zinxhirin e lejtnantëve të Berishës.

A do të flasin të afërmit e ‘shahitëve’, apo do të kthehen në familje dëshmorësh?

Pak a shumë të gjithë kanë një lidhje me ‘shahitët’, me ata që u sakrifikuan gjatë periudhës së luftës civile, konflikteve krahinore e fisnore, në grushtin e shtetit, në fshehjen e të vërtetave, me deformimin e të drejtës së pronave. Ose të pakën me të njëjtën paralele me Tritan Shehun dhe të shoqen. Pse atëherë gruaja e tij ishte ndihmëse e parë e presidentit Berisha dhe pse sot në lidership?

Sepse Tritani di shumë fakte mbi paratë, mbi piramidat, mbi armët dhe naftën, mbi vrasjen e Azemit. A do të mësojë qeni të flasë?… Padroni ka përdorur të njëjtën mënyrë: Ata që u sakrifikuan në rrethana misterioze gjatë kohës, tani kanë në qelizë të piramidës- o fëmijë, o dhëndurë, o nuse: Azemi la zonjën Hajdari, Haklajt lanë një Haklaj tjetër, Zhulali la dhëndrin, Faik Hoti la kasafortën të mbyllur, Ali Spahiu la djalin…

A mund të flasin këta?…

Këtu ka ndodhur që njerëzit kanë mësuar edhe ‘gjuhën e armikut’, e si të mos flasin gjuhën e fakteve? Në epokën e komunizmit, militantët më të egër patën thënë se kurrë nuk do të flasin ‘amerikançe’, por sot pas çdo fjale të thonë ‘Oukeey!. Kryetari demokrat Berisha ishte betuar se e harronte ‘epokën e majmunit akademik’, por 3 dekada mendoi me stomak dhe grumbulloi pasuri për vete.

Tani ja ku jemi, para një kafshe tjetër jo- njerëzore: Qeni do të flasë duke dëgjuar se piramida e mafies ra.

Share264Tweet165


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Lajm i trishtë! Shuhet në moshën 66-vjeçare pas një sëmundje të rëndë aktori i njohur, Naun Shundi!

Lajm i trishtë! Shuhet në moshën 66-vjeçare pas një sëmundje të rëndë aktori i njohur, Naun Shundi!

28/08/2025
VIDEO/ Kush ishte Naun Shundi? Rolet e jetës në filma dhe teatër

VIDEO/ Kush ishte Naun Shundi? Rolet e jetës në filma dhe teatër

28/08/2025
2 vite pa aktorin fierak Koço Papadhopulli: Ja si e përjetoi aktori dhe miku i tij Mevlan Shanaj humbjen e tij

2 vite pa aktorin fierak Koço Papadhopulli: Ja si e përjetoi aktori dhe miku i tij Mevlan Shanaj humbjen e tij

26/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In