• Kontakt
Thursday, August 28, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Problemi i PD është fitorja e sotme e Berishës kundër SHBA

17/07/2021
in Blog
A A
Kur gjeni turma të tilla që gëzojnë kur i fyeni! Lulzim Basha fituesi i humbjeve tallet me demokratët: Ngrijeni kokën se ne i kemi fituar zgjedhjet! Jam shpresa e vetme për shqiptarët
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha ka arritur sot një fitore bindëse kundër SHBA dhe mbështetësve të saj të trembur brenda Partisë Demokratike. Në kulmin e një fushate publike të SHBA për të distancuar PD nga Berisha dhe paralajmërimeve të diplomatëve amerikanë se do të bojkotojnë Kuvendin, nëse shkon Berisha, ai detyroi sot PD-në të ngrihet në këmbë dhe të duartrokasë atë kundër vendimit të SHBA.

Hyrja e tij e inskenuar në Këshillin Kombëtar, e shoqëruar me duartrokitje histerike, që linin në hije Lulzim Bashën, ishte një përgjigje e llogaritur kundër vendimit të SHBA për ta futur në listën e zezë.

Kuvendi i sotëm i PD vlente qoftë dhe vetëm për këtë.

Ai i hoqi Lulzim Bashës makthin për të pritur deri në shtator. Ai i tregoi sot, se PD është në gjunjë para Sali Berishës dhe kushdo që tenton të dalë nga radhët, nuk ka më punë aty.

Pas kësaj, i gjithë Kuvendi ishte një farsë. Edhe fjalimi më kritik i Kuvendit, ai i Mark Markut, i cili po përsërit ato që kemi thënë këto dhjetë vite për PD-në, e shmangte temën e nxehtë të Sali Berishës nga fjalimi.

Tema e sotme e Kuvendit në fakt do të duhej të ishte debati për të ardhmen e PD dhe e ardhmja e PD varet nga qëndrimi që ajo do mbajë ndaj Sali Berishës dhe familjes së tij të damkosur si kriminale.

Fakti që dhe më kritiku në Kuvend nuk guxoi ta zërë me gojë këtë histori, tregon qartë se Partia Demokratike është një grup talebanësh, që tani betejë kryesore kanë betejën me SHBA, pro Sali Berishës.

Dhe kjo do të thotë shumë për të ardhmen e PD.

PD nuk vjen në pushtet se u organizua më mirë, apo se Gaz Bardhi mund të ketë bythë të mbrojë votat në Elbasan.

PD vjen në pushtet kur të bëhet një forcë pro-perëndimore, të jetë në unison me aleatët tanë strategjikë, SHBA, dhe krijojë sigurinë e një force politike që do sjellë progres në Shqipëri.

PD e Kuvendit të sotëm dëshmoi veten si një forcë politike talebane, që është gati të kthehet në kamikaze kundër SHBA, për të qëndruar besnike e Berishës.

Kush nuk ka fuqi të ndajë këtë histori në PD, nuk e ndihmon dot as PD, as veten e vet. Çdokush që në PD bën sikur kritikon organizimin e partisë, shitjen apo blerjen e votave, funksionimin apo jo të strukturave, është duke gënjyer veten.

PD është e vdekur me një të vdekur dhe të pakallur brenda saj, dhe në krye të saj. Pa nxjerrë atë arkivol nga shtëpia, dyert e asaj partie nuk hapen më kurrë, se mbysin çdokënd që do të hyjë brenda.

Sot PD ka duartrokitur betejën e Sali Berishën me SHBA dhe askush nuk pati guximin të ngrihej e t’u thoshte “Boll!”

Sali Berisha u ngrit nga varri për të shkuar së sallën e Kuvendit vetëm që ta ndante këtë histori, nëse ata ishin me të, apo me SHBA.

Ishte e qartë që ishin me Sali Berishën deri në vdekje. Rrugë e mbarë dhe me krahë të lehta! Nuk do mundoheni shumë, se nuk keni dhe shumë rrugë deri tek vdekja.

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

2 vite pa aktorin fierak Koço Papadhopulli: Ja si e përjetoi aktori dhe miku i tij Mevlan Shanaj humbjen e tij

2 vite pa aktorin fierak Koço Papadhopulli: Ja si e përjetoi aktori dhe miku i tij Mevlan Shanaj humbjen e tij

26/08/2025
Sot humorist i fëmijëve dhe të rriturve i paharruari Ben Shaka do mbushte 73 vjeç

Sot humorist i fëmijëve dhe të rriturve i paharruari Ben Shaka do mbushte 73 vjeç

26/08/2025
24 vjet pa “Artistin e Popullit” dhe “Mjeshtrin e Madh”  të dinastisë së aktorëve brilant korçarë Vangjush Furxhi

24 vjet pa “Artistin e Popullit” dhe “Mjeshtrin e Madh” të dinastisë së aktorëve brilant korçarë Vangjush Furxhi

26/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In