• Kontakt
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Më mirë mes rrugës sesa mes plehrave”! “Shpërthen” kryetarja e FRPD: S’u njoftova për emrin tim në listën e Kuvendit Kombëtarë, sepse nuk u lëpiva si të tjerët

17/07/2021
in Aktualitet, Debat
A A
“Më mirë mes rrugës sesa mes plehrave”! “Shpërthen” kryetarja e FRPD: S’u njoftova për emrin tim në listën e Kuvendit Kombëtarë, sepse nuk u lëpiva si të tjerët
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarja e FRPD-së në Korçë dhe kandidatja për deputete më 25 Prill, Soela Myrtollari ka hedhur kritika ndaj të forta ndaj lidershipit demokrat, teksa lë të nënkuptohet se nuk do të jetë më pjesë aktive e forumeve të kësaj force politike.

Në një postim në rrjetet sociale, Myrtollari shkruan se edhe pse emri i saj është në listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtar, ajo nuk ka marrë asnjë njoftim nga PD për këtë gjë.

Ajo shprehet se mbajti forumin rinor të qytetit juglindor në vitet më të vështira të PD-së, nuk u vlerësua kurrë për për këtë dhe shton më tej se “kërpudha që mezi po ju mësojmë emrin, vijnë e bëjnë rolin e BOSS-it”. Kryetarja e FRPD-së Korçë shkruan më tej se në Partinë Demokratike mësoi intrigat dhe dashakeqësinë për shoku-shokun.

“Ata pa pikë kontributi po marin “karriket”, edhe pse në opozitë, të etur për të shfrytëzuar në maksimum ideologjinë e të mirat tënde, PD-ja ime. Ata ditën të “lëpiheshin” e të ndronin maska pafund atje ku duhej.” shkruan më tej Myrtollari.

Ajo shkruan se sërish do jetë bija e PD-së edhe pse jashtë shtëpisë dhe sipas saj, më mirë në mes të rrugës, sesa në mes të plehrave.

Reagimi i plotë:

“Më mirë në mes të rrugës, sesa në mes të plehrave!”-ma pati thënë në 2013 këtë fjalë një mik, ish i përndjekur politik, aderues i flaktë në radhët e PD që në fillimet e demokracisë.

E unë, në atë kohë akoma “ftujkë” me ideale të pastra dhe plot energji dhe dëshirë për të qënë pjesë aktive e PD, ju mërzita dhe nuk i flas akoma e sot!

Më fal o mik, që nuk të kuptova. Sot ndihem unë njësoj si ti atëhere.

Edhe pse emri im qënka në listën e Këshillit Kombëtar, nuk kam marrë asnjë njoftim nga PD as për datën e as për gjë.

Edhe pse mbajta forumin në vitet më të vështira për PD (ti mbushësh mendjen të rinjve të vijnë në një parti opozitare, të punojnë në ndihmë të strukturave, në një qytet si Korça, pa ju ofruar asgjë përveç mbështetjes personale, nuk është fare e lehtë. Të organizosh aktivitete çdo muaj pa pasur asnjë të ardhur përveç ndihmës familjare, nuk është fare e lehte.)

Nuk u vlerësova kurrë as për mundin, as për kohën, as për anën financiare, as për imazhin tim! Kërpudha që mezi po ju mësojmë emrin, vijnë e bëjnë rolin e BOSS-it.

Fatkeqësisht, në PD mësova intrigat dhe dashakeqësinë për shoku-shokun (edhe këto duhen në jetë, faleminderit).
Sot unë nuk ndihem thjesht një demokrate, partia e së cilës humbi prapë zgjedhjet. Jo…sot une ndihem si një fëmijë i vogël të cilit po i thonë se Babagjyshi nuk egziston! Një fëmijë i cili duhet të mbajë përgjegjësi nëse nuk zgjedh të bëhet pjesë e klaneve të ndyra. Se i duhet të luftojë për të jetuar, e nëse nuk do jetë i aftë të shtypë… atëherë do e shtypin!

Kjo ndodhi fatkeqësisht, ata pa pikë kontributi po marin “karriket”, edhe pse në opozitë, të etur për të shfrytëzuar në maksimum ideologjinë e të mirat tënde, PD-ja ime.

Ata ditën të “lëpiheshin” e të ndronin maska pafund atje ku duhej.

Kurse unë kurrë nuk të kerkova asgjë(edhe kur kishe mundësi të më jepje) sepse të dua ty, jo ato që mund të japësh ti.
Faleminderit PD që më mësove të besoj në fuqitë dhe vlerat e mia! Më vjen keq që të dhashë ç’kisha e nuk u kënaqe!
Mbase do kënaqesh nga antivlerat!

Unë përsëri do jem bija jote, e lënë jashtë shtëpisë!

Më mirë në mes të rrugës, sesa në mes të plehrave!

P.s: Falenderoj nga zemra gjithë të rinjtë me të cilët pata mundësinë të punoja në kaq vite. Gjithë ata demokratë pa hile që më janë gjendur pranë me këshilla dhe kritika. Gjithë ata njerëz që besuan në vlerat e mia.

Ju falenderoj nga zemra! Humba besimin diku, por fitova miq si ju! Ju dua shumë

Share212Tweet133
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Jemi vazhdimisht në një gjendje zie”! Bashkëshortja e Bruce Willis rrëfen dhimbjen e jetës me sëmundjen e aktorit

“Jemi vazhdimisht në një gjendje zie”! Bashkëshortja e Bruce Willis rrëfen dhimbjen e jetës me sëmundjen e aktorit

12/09/2026
“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

11/09/2026
Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In