• Kontakt
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Matteo Salvini: Nuk i urrej emigrantët shqiptarë, dua që Tirana të anëtarësohet e para në BE! Flamurin shqiptar e mbaj në zyrë, dua të vizitoj Shqipërinë

16/07/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Matteo Salvini: Nuk i urrej emigrantët shqiptarë, dua që Tirana të anëtarësohet e para në BE!  Flamurin shqiptar e mbaj në zyrë, dua të vizitoj Shqipërinë
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i partisë Lidhja, Matteo Salvini ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Ora . Kjo forcë politike është pjesë e koalicionit qeverisës në ekzekutivin e kryeministrit Mario Draghi.

Matteo Salvini, senator i Parlamentit Italian, ish- ministër i Brendshëm e ish- zëvendës kryeministër në qeverinë Conte, ka shprehur opinionin e tij mbi shtyrjen e hapjes së negociatave me Shqipërinë nga Bashkimi Evropian.

Alba Kepi– Senator, Shqipëria për të disatën herë nuk ja doli të marr OK nga Bashkimi Evropian për hapjen e negociatave. Si e komentoni?

Matteo Salvini– Marrëdhëniet mes Shqipërisë e Italisë janë antike, solide, leale. Kam miq të mirë në Shqipëri dhe në qeverisjen aktuale e po ju them një kuriozitet se Kryeministri shqiptar, qe i pari që më dërgoj urimet për fitoren e Italisë si kampione e Evropës dhe e falenderoj. Dëgjohemi shpesh me të, më ka ftuar në Shqipëri dhe mendoj se shumë shpejt do të vizitoj vendit tuaj.

Mendoj se Evropa ka të gjithë interesin që duhet për të vazhduar marrëdhëniet e mira me vende mike e vende të reja. Shqipëria është një vend që po rritet ekonomikisht, si dhe në kulturë e në të gjitha këndvështrimet. Vetëm mund të përfitojmë nga shtimi e rritja e raportit me këto vende si Shqipëria ashtu dhe Serbia, janë vende pranë që na lidh historia e kultura e shpresoj tek e ardhmja.

Alba Kepi– Pse kjo “frikë” e Bashkimit Evropian për të pranuar Shqipërinë?

Matteo Salvini– Në të shkuarën Bashkimi Evropian është zgjeruar shumë shpejt (kufijtë e saj), pa u pasur bazë solide e rrënjë solide. Prej shumë vitesh po arsyeton për pranimin e vendeve shumë më të largëta me ne nga të gjitha këndvështrimet, dhe e them me respekt, për vende si Turqia. Ndërsa vendet më pranë nesh për nga historia, gjuha, kultura, ekonomia si Shqipëria e Serbia, duhet të jenë të parat sipas mendimit tim. Por kujdes e po ju paralajmëroj se disa norma të funksionimit të Bashkimit Evropian, ka raste që janë pengesa. Por mendoj se nëse familja zgjerohet do të jetë një gjë pozitive për të dyja palët.

Alba Kepi– Senator, ndryshe nga ish kryeministri Giuseppe Conte që shpesh herë është shprehur e ka ftuar Bashkimin Evropian për të përshpejtuar politikën e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, kryeministri Mario Draghi deri më sot nuk ka bërë asnjë deklaratë në lidhje me këtë. E nuk kuptohet pse?

Matteo Salvini– Jemi në qeverisje me Draghin prej gati pesë muajsh e në një emergjencë shëndetësore, sociale, ekonomike. Është e qartë se po merremi mbi të gjitha me Italinë, me shëndetësinë, me biznesin, me lancimin e turizmit. Presim që këtë emergjencë shëndetësore ta lënë pas shpine e të nisim punën për të diskutuar mbi bashkëpunime ndërkombëtare, marrëveshje evropiane, pasi ka çështje të shumta për t’u konsideruar. Mario Draghi është garancia që në nivel ndërkombëtar Italia do të jetë protagoniste. Është e vërtetë që Konte fliste mbi këtë çështje, por vetëm fjalë e nuk kryente asgjë.

Alba Kepi– Senator, ka një perceptim se ju e keni pak me shqiptarët. Mjaft emigrantë shqiptarë ju mbështesin e mjaft të tjerë ju kritikojnë për deklaratat e të shkuarës?

Matteo Salvini– Absolutisht jo nuk e kam me shqiptarët. Komuniteti i emigrantëve shqiptarë është ndër më të integruarit mirë në Itali e ndër më të shumtat në numër. Në Milanon time kam, në zyrën time, ndoshta do kemi mundësi të bëjmë një intervistë dhe aty, kam një flamur shqiptar që më është dhuruar nga disa anëtarë të komunitetit tuaj. E tashmë kam kuptuar se pas fotografive më kërkojnë të përshëndes duke kryqëzuar duart si shqiponja. Uroj te takohemi në Shqipëri, kam dëshirë ta vizitoj vendit tuaj pasi nuk kam qenë kurrë me shpresën se nuk do të kemi më probleme me Covid e kufizime lëvizjesh.

Share213Tweet133
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Jemi vazhdimisht në një gjendje zie”! Bashkëshortja e Bruce Willis rrëfen dhimbjen e jetës me sëmundjen e aktorit

“Jemi vazhdimisht në një gjendje zie”! Bashkëshortja e Bruce Willis rrëfen dhimbjen e jetës me sëmundjen e aktorit

12/09/2026
“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

11/09/2026
Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In