• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

35 mijë € dhuratë! Dritan Gina thirret nga Vetingu: Gruaja Rovena Gashi s’justifikoi 930 mijë USD pasuri

15/07/2021
in Aktualitet, Dosja X
A A
35 mijë € dhuratë! Dritan Gina thirret nga Vetingu: Gruaja Rovena Gashi s’justifikoi 930 mijë USD pasuri
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Adriatik Doçi

Prokurori i Tiranës, Dritan Gina, një emër i njohur në sistemin e drejtësisë, është ftuar për të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shkallës së parë të Vetingut, për t’u njohur me rezultatet e hetimit. Procesi i Vetingut për Dritan Ginën ka nisur që në muajin nëntor të vitit 2019.

Komisioni i Vetingut njoftoi fillimisht se kishte caktuar ditën e nesërme, datë 16 korrik, për zhvillimin e seancës dëgjimore për Dritan Ginën, por seanca është shtyrë për në datën 26 korrik 2020, pasi Gina ka paraqitur një raport mjekësor.

Dritan Gina është emëruar prokuror në Lushnje në vitin 2003, pasi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës. Më pas Gina ka ushtruar funksionin prokuror në Durrësit, drejtues i komanduar i Prokurorisë së Elbasanit dhe aktualisht prokuror në Tiranë.

Dritan Gina është bashkëshorti i Rovena Gashit, ish-drejtuese e Njësisë për Dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme dhe e cilësuar si krahu i djathtë i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla në Prokurorinë e Përgjithshme.

Rovena Gashi është shkarkuar me vendim të formës së prerë si prokurore në maj të vitit 2019, pasi nuk justifikonte pasurinë. Gjatë procesit gjyqësor në Kolegjin e Apelimit, ajo kërkoi që të mbrohej nga motra e saj, Ema Gashi, e cila për këtë shkak dha dorëheqjen nga drejtësia. Por, kjo kërkesë nuk u pranua nga trupa gjykuese pranë Kolegjit të Apelimit. Kështu të dyja motrat përfunduan jashtë sistemit të drejtësisë.

Ndërkaq, duke qenë bashkëshortë, Dritan Gina dhe Rovena Gashi kanë deklaruar të njëjtën pasuri. Sipas Komisionit të Vetingut, Rovena Gashi dhe babai i saj nuk justifikojnë një pasuri me vlerë 93 542 480 lekë ose rreth 930 mijë USD me të ardhura të ligjshme të deklaruara. Mbetet për t’u parë nëse kjo pasuri e pajustifikuar do të rëndojë apo jo edhe pozitat e bashkëshortit. Dritan Gina. Përpos të tjerave, në vitin 2011, Dritan Gina deklaron se i kanë dhuruar 35 mijë euro cash. Këto para i ka llogaritur për të mbuluar blerjen e një apartamenti në Durrës, me sipërfaqe 105 m2 dhe më vlerë 80 mijë euro.

Ndërkaq, Shqiptarja.com ka publikuar më parë një raport të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, drejtuar Komisionit të Vetingut, në të cilin thuhej se Rovena Gashi, është një individ i mundshëm për t’u vënë nën presion nga strukturat kriminale, ndërsa bashkëshorti i saj prokuror, Dritan Gina është implikuar në veprimtari korruptive. “…për bashkëshortin e Rovena Gashit, shtetasin Dritan Gina, me detyrë (në atë kohë) drejtues pranë PRGJ Elbasan (gjithashtu subjekt rivlerësimi), disponohen të dhëna për përfshirje në veprime të kundërligjshme, shfaqur në formën e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit pasiv të prokurorit..

Në këndvështrimin e përgjithshëm të kontrollit apo pastërtisë së figurës së një funksionari publik, në rastin tonë, për subjektin e rivlerësimit Rovena Nuredin Gashi dhe bashkëshortin e saj Dritan Gina në cilësinë ‘person i lidhur’, të dhënat që disponohen dhe çdo dyshim i arsyeshëm për kryerje ose moskryerje të veprimeve, në kundërshtim me ligjin, në mospërmbushje të rregullt të detyrës dhe kur këto veprime apo mosveprime sjellin përfitime materiale ose jomateriale të padrejta për vete si funksionar publik apo persona të tjerë të lidhur me të, duke dëmtuar interesin e ligjshëm të shtetit apo të personave të tjerë, cenojnë figurën e tij, integritetin, shkallën e besueshmërisë dhe e bëjnë subjektin e rivlerësimit znj. Rovena Gashi një individ të mundshëm për t’u vënë nën presion nga strukturat kriminale, sipas përcaktimit të germës ‘c’, të nenit 37 të ligjit 84/2016”, thuhet në raportin e DSIK.

Në vitin 2018, Rovena Gashi dhe Dritan Gina u përplasën me ish-kryeprokuroren e përkohshme, Arta Markun. Me rënien e Adriatik Llallës, Dritan Gina u shkarkua si drejtues i Prokurorisë së Elbasanit ku ishte i komanduar duke u rikthyer në Tiranë, ndërsa gruaja e tij, Gashi u shkarkua nga posti i drejtueses së Njësisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, duke kaluar prokurore e thjeshtë. Më pas, Gashi-Gina u pezulluan nga detyra pas akuzës për “refuzim për deklarim”, “fshehjes së pasurisë” dhe “deklarimit të rremë të pasurinë” nga Prokuroria e Durrësit.

Por, kohë më parë, Gjykata e Apelit Administrativ iu ka dhënë të drejtë çiftit të prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina në gjyqin me kryeprokuroren e përkohshme. Apeli e rrëzoi vendimin e pezullimit. Megjithatë, Rovena Gashi nuk u kthye në detyrë, pasi u shkarkua nga Vetingu.(Shqiptarja.com)

Share218Tweet137


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In