• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Deklarata e fortë e Edi Ramës: Shteti s’mund të jetë një rifuxhio për mëkatarët dhe grabitqarët

15/07/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Deklarata e fortë e Edi Ramës: Shteti s’mund të jetë një rifuxhio për mëkatarët dhe grabitqarët
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“S’mund të mëkatohet me gjakun e pacientëve, lotin e familjarëve, e djersën e qytetarëve, në asnjë sistem…”, u shpreh Kryeministri Edi Rama teksa foli për situatën në spitalet e vendit. Kryeministri theksoi se do të vijohet me një luftë brenda këtij sistemi, ndërsa paralajmëroi se disa individë do të jenë aty për të ndarë të njomin nga i thati.

Gjatë fjalës së tij nga Materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, ku do të vendoset edhe guri i parë i themelit, kreu i qeverisë theksoi se shteti s’mund të jetë një rifuxhio për mëkatarët dhe grabitqarët.

“Kjo është nga ana jonë, jo nga ana e drejtësisë së re, për të vendosur në presion të dyfishtë sistemin tonë publik. Jo thjesht sistemin tonë shëndetësor, por atë publik. Këto që bëjnë të humbasin një pjesë të rëndësishme të pjesës së tyre nëse sistemi vazhdon të ushqejë parazitë dhe grabitqarë që janë aty për t’i shërbyer shtetit dhe njerëzve.

Kjo është arsyeja se pse edhe në spitale, kemi vendosur që të shtrijmë deri në fund rrjetin e individëve që do të jenë aty për këtë punë, për të ndarë ose për të kontribuuar për ndarjen e të njomit nga i thati. S’mund të ketë luftë kundër të keqes nëse ajo është e ndarë mes pushtetit ekzekutiv dhe atyre që janë jashtë këtij pushteti, në të gjitha nivelet.

Lufta do të zhvillohet brenda në radhë të parë. Vetëm kështu do të rriten të ardhurat, besimi, solidariteti, dinjiteti dhe respekti dhe do të vendosen në vendin që e meritojnë në sytë e të gjithëve, ata të cilët bëjnë detyrën. Vetëm kështu Shqipëria do të ngjitet në atë majën ku prej shumë vitesh është penguar që të ngjitet dhe kështu shteti do të bëhet aleati dhe bashkudhëtari i domosdoshëm i qytetarëve. Në të kundërt, është e vështirë, shumë e vështirë.

Këto që po ndodhin për fat të mirë janë shenjat e para të një ndryshimi që do të shkojë duke u thelluar, në çdo nivel. Shteti s’mund të jetë një ‘rifugio pegatori’ për mëkatarë e grabitqarë në kurriz të qytetarëve, që e mbajnë në këmbë shtetin me kontributet e tyre.

S’mund të mëkatohet me gjakun e pacientëve, lotin e familjarëve, e djersën e qytetarëve, në asnjë sistem. Këto janë mëkate që shkojnë shumë përtej personales. Unë besoj se ne jemi në rrugën e duhur, por në këtë rrugë ku po synohet që Shëndetësia në Shqipëri të bëhet pikë referimi për të gjithë rajonin.

Kemi mjekë të jashtëzakonshëm, infermierë të zotë dhe kjo s’mund t’i poshtërojë një segment brenda tyre, që shkon në drejtim të kundërt me drejtimin e historisë. Për hir të së vërtetës kemi dhe një lidership që se kemi pasur asnjëherë në krye të punës tonë në sistemin e shëndetësisë. Lidershipin e ministres, e drejtuesve ambiciozë. Kemi dhe një boshllëk në vëzhgim për të plotësuar këto pika, pasi jo në çdo pikë kemi njerëzit e duhur.”, -tha Rama.

Share208Tweet130


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

17/09/2025
Zi në familjen e të madhit Reshat Arbana, shuhet bashkëshortja e tij Drita

Reshat Arbana festoi 85-vjetorin – Aktori i qindra roleve, “Nder i Kombit”, jep mesazhe të duartrokitura nga të gjithë

17/09/2025
Llazi Serbo, tragjedia e një aktori unik

15 vjet pa aktorin e madh Llazi Sërbo

16/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In