• Kontakt
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Debat

Patozi i “përvishet” Bashës: S’e luan topi që peshku nga koka qelbet, po kur bie fjala për pellgun tënd… e kanë fajin “cironkat” e Pogradecit

14/07/2021
in Debat
A A
Patozi i “përvishet” Bashës: S’e luan topi që peshku nga koka qelbet, po kur bie fjala për pellgun tënd… e kanë fajin “cironkat” e Pogradecit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar deklaratat e kreut të PD-së, Lulzim Basha, në lidhje me korrupsionin në vend, ku sipas të cilit, korrupsioni frymëzohet dhe buron nga nivelet më të larta të qeverisjes socialiste.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Patozi u shpreh se nuk duhet që të reagohet vetëm për rastet kur kapen persona, të cilët janë pjesë e qeverisë.

“Qelben të gjithë dhe njësoj nga koka. Dakord jemi, more udhëheqës, është e vërtetë dhe s’e luan topi që peshku nga koka qelbet. Por, kjo vlen për të gjithë peshqit, jo vetëm për ata që kapen në gjolin e komshiut.

Se kur bie fjala për pellgun tënd e kanë fajin cironkat e Pogradecit dhe sardelet e Divjakës.

Dhe kështu i bie që peshku të qelbet nga bishti, apo jo”, tha ai. Ndër të tjera, Patozi paralajmëron kujdes me përdorjen e termave pasi kemi hyrë në një stinë e nxehtë gjuetie dhe sipas tij, nuk dihet asnjëherë në ujërat e kujt do të zërë rrjeta. Ai theksoi, se do të jetë e vështirë më pas që të bëhet një ndarje mes atyre që janë fajtorë dhe atyre, të cilët janë të pafajshëm.

“Ndaj edhe mos u tundo kaq shumë, kur e ngre stekën lart, se mund të të bjerë kokës. Dhe bëj kujdes kur përdor terma peshkimi këto ditë, sepse ngjan të kemi hyrë në një stinë e nxehtë gjuetie dhe nuk dihet asnjëherë në ujërat e kujt do të zërë rrjeta.

Sepse do të jetë siklet i madh pastaj që t’i ndash peshqit në fajtorë dhe të pafajshëm, në varësi të vendit ku kapen”, tha ai. Sakaq, Patozi ka akuzuar Bashën lidhur edhe me bashkëpunimin që pritet të ketë me PS sa i përket reformës. Ai tha se Basha do bëjë bashkëpunim me ata që janë autorët e masakrës së zgjedhjeve.

“Ata që dolën humbës nga zgjedhjet kanë shprehur gatishmërinë për një reformë të re zgjedhore, duke filluar nga shtatori, që do të thotë marrëveshje me autorët e masakrës elektorale të 25 prillit. Personalisht, nuk do të çuditesha aspak edhe pse e di që Lulzim Bashës i mblidhen shumë halle bashkë në shtator dhe i duhet të zgjedhë më pak të rëndat midis tyre”, tha ai.

Share202Tweet126
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Jemi vazhdimisht në një gjendje zie”! Bashkëshortja e Bruce Willis rrëfen dhimbjen e jetës me sëmundjen e aktorit

“Jemi vazhdimisht në një gjendje zie”! Bashkëshortja e Bruce Willis rrëfen dhimbjen e jetës me sëmundjen e aktorit

12/09/2026
“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

11/09/2026
Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In