• Kontakt
Wednesday, August 27, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

A do të arrestohet kreu i SPAK-ut Arben Kraja?!

07/07/2021
in Blog
A A
A do të arrestohet kreu i SPAK-ut Arben Kraja?!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Njëlloj, siç foli sot Kreu i SPAK-ut Arben Kraja, flisnin pak vite përpara Xhezair Zaganjori apo Bashkim Dedja, njëlloj siç premtoi sot Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, premtonte Adriatik Llalla.

Shkruan Sokol Pepushaj

Ambasadorja Yuri Kim, mblodhi sot krerët e institucioneve të drejtësisë, në Forumin për Forcimin e Drejtësisë Penale.

Kërcënimi i sigurisë, është mesazhi i fortë i Shtëpisë së Bardhë.

Në këtë Forum, më e lexueshmja në aparencën e sferave të drejtësisë shqiptare, është liria për të folur si duhet vepruar, si duhet të jetë ligji, si duhet të bashkëpunohet dhe si duhet të arrestohen “Peshqit e Mëdhenj”.

Para ambasadores janë Engjëj, por sa shkojnë andej nga ‘ndërmarrja’, ndryshon gjithçka.

Pra, edhe sot, si përherë, të gjithë folën mirë, ashtu si duhet.

Por nuk fshihnin dot të vërtetën. Të gjithë ishin të nxirë e me zor disiplinuan zërin që u dridhej para kamerave, që edhe ato, sikur bënin “miza” nga sikleti.

Kjo ka ndodh gjithmonë, ndodhi edhe sot.

E kuptueshme. Gati të tërë që “betohen” për drejtësi, erdhën në pushtet fare trokë, barkthatë, e sot që diskutojnë në këtë tryezë për drejtësi penale kanë aq pasuri, sa nuk ka perendi t’i justifikoi në një shtet me pak banorë, me ekonomi anemike e rroga qesharake.

Më i ndershmi, më i varfëri nga të sistemit të drejtësisë, i ka apo nuk i ka, të paktën gjysëm milioni dollarë pasuri të deklaruar?!

Ne që i kemi formularët e tyre, nuk e gjejmë dot çelësin e logjikës njerëzore për pastërti ekonomike.

Këta mund ta përfundojnë epokën e hajnisë?!

Të detyruar, do të hanë vetveten. Kjo sepse, edhe nëse mund të fshihet sot qasja, edhe nëse mund të aktrohet sikur e duan drejtësinë, pasuria nuk fshihet dot, apo jo?!

Pesha në anën e fajit është më e rëndë se pesha në anën e pastërtisë.

Po të mos ishte ambasadorja Kim këtu, ndryshe do flitej…

Do qeshej e do thuhej, merruni ju me përralla merruni, se ne jemi milionerë e nuk keni ç’na bëni. Por jo, sot secili ndjen frikën, më së pari për veten e vet.

Kjo ndodh, pikërisht se Amerika është e vendosur t’u japë fund padrejtësive njerëzore e t’i hapë hapësirë popullit proamerikan shqiptar, drejt shtetbërjes e ekonomisë normale.

Këtej ka çudira.

Njëlloj, siç foli sot Kreu i SPAK-ut Arben Kraja, flisnin pak vite përpara Xhezair Zaganjori apo Bashkim Dedja, njëlloj siç premtoi sot Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, premtonte Adriatik Llalla.

Siç flisnin të gjithë, flasin të gjithë, për vjeshtë arrestimesh të mëdha!

Por një sugjerim ua japim edhe ju, si një kohë Adriatik Llallës &co. që janë në derë të burgut.

Ka përfunduar epoka e pandëshkueshmërisë. Kush ka vjedhur, të zërë radhën për në burg, diku pas Fatmira Hajdarit apo ndonjë tjetri, pse jo edhe pas atyre të SPAK-ut?!/Pamfleti

Share215Tweet134


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

2 vite pa aktorin fierak Koço Papadhopulli: Ja si e përjetoi aktori dhe miku i tij Mevlan Shanaj humbjen e tij

2 vite pa aktorin fierak Koço Papadhopulli: Ja si e përjetoi aktori dhe miku i tij Mevlan Shanaj humbjen e tij

26/08/2025
Sot humorist i fëmijëve dhe të rriturve i paharruari Ben Shaka do mbushte 73 vjeç

Sot humorist i fëmijëve dhe të rriturve i paharruari Ben Shaka do mbushte 73 vjeç

26/08/2025
24 vjet pa “Artistin e Popullit” dhe “Mjeshtrin e Madh”  të dinastisë së aktorëve brilant korçarë Vangjush Furxhi

24 vjet pa “Artistin e Popullit” dhe “Mjeshtrin e Madh” të dinastisë së aktorëve brilant korçarë Vangjush Furxhi

26/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In