• Kontakt
Wednesday, August 27, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Ish-Zv/Ministër i Ekonomisë e Privatizimeve: Shqetësimi nuk është “shoku” Sali, por modeli që ai krijoi

05/07/2021
in Blog
A A
Ish-Zv/Ministër i Ekonomisë e Privatizimeve: Shqetësimi nuk është “shoku” Sali, por modeli që ai krijoi
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Departamenti i Shtetit të SHBA shplli ‘Non grata’ Z.Sali Berisha me gjithë Familjen e tij. Ishte një shkarkesë elektrike e motit që pakckush e priste të ndodhte.

Shumë politikanë, sidomos nga e djathta apo ish aleatë në qeverisje, nxituan të rrjeshtohen në një front për tu solidarizuar me Z.Berisha dhe Familjen e tij.

Këtë e bënë edhe jo pak analistë. Disa shkuan larg, aq sa duke ironizuar e përçmuar deklaratën e Departamentit të Shtetit i kthyen kurrizin SHBA. Ata thurën lavde për Z.Sali dhe me indinjim të thellë iu vërsulën Departamentit të Shtetit duke i kërkuar llogari pë këtë marrëzi; madje paralajmëruan se ky gabim duhej e do të korigjohej shumë shpejt.

Të bie në sy se analistë e politikanë, me stazh pune goxha të gjatë, nuk vërejnë apo bëjnë sikur nuk vërejnë se Z. Sali është ‘viktimë’ e një modeli që Ai vetë e krijoi dhe e përsosi për mbi 30 vite në politikë.

Modeli i tij është specifik; në thelb përfaqëson një amalgamë të dukurive më të këqija që mund të manifestohen mbi këtë tokë. Pabesia, arrgonaca, dhuna, karakteri i munguar, makutëria, anarshia, shtirja etj.. janë shartuar me mjeshtëri në modelin e poltikës e të sjelljes që farkëtoi Z.Sali.

Modeli i tij solli tranzicionin e gjatë e të dhimbshëm për shqiptarët. I ngarkuar i posaçëm (prej Partisë së Punës!), Ai mori drejtimin e Partisë Demokratike dhe i vërtiti ngjarjet sipas një skenari shumë djallëzor që nuk besoj se ishte i rastësishëm.

Anarshia, sundimi i paligjshmërisë, karakteri thellësisht policor, politk e hakmarrës ishin filli vertebral i pushtetit të Z.Berisha në vitet e para. Ato janë vitet kur Shqipëria nisi rrugëtimi në dishezën e gjatë, kohe në të cilën shqiptarët provuan gjithçka por kurrësesi demokracinë, mirqënien dhe sigurinë.

Dita ditës sipas kalendarit të ngjarjeve u evidentua pabesia që u çfaq dukshëm në qëndrimet me thikë mbas shpine ndaj çështjes së Pavarësisë së Kosovës. Kulm ishte edhe shtirja për dashurinë e madhe ndaj Aleancës së NATO kur u lejua të ndodhte ngjarja e Gërdecit në prag të hyrjes në këtë organizatë!..

Nën qeverisjen e Z.Sali, përmes anarshisë dhe ligjeve politikisht të posaçme, u nxit gllabërimi nepotik, partiak e korruptiv i ish pronës së përbashkët. Karakteri thellësisht policor i shtetit të Z.Sali degjenoroi aq sa edhe militantët e PD

bënin ligjin në komunitet dhe insstitucione në të gjithë Shqipërinë. Dallaverexhinjtë partiakë e kriminelë të llojeve të ndryshme e kthyen Z.Sali në një emblemë, gjë që at’herë atij i pëlqeu jashtë mase; besoj i pëlqen edhe sot. Gjthçka bëhej që Z.Sali të mos lëshonte pushtetin përballë të ashtuquajturit rreziku komunist në Shqipëri. Nuk është e qartë nëse Z.Sali ishte mbërthyer nga sindromi i përjetshmërisë në pushtet apo të tjerë faktorë kanë dashur që me çdo mjet ta mbajnë atë në pushtet.

Por modeli i pushtetit të Z.Sali dhe vetë Ai u kthyen në një ferrë të keqe. Ata së bashku mbajtën peng Shqipërinë, cënuan sigurinë e vendit e të rajonit dhe jo vetëm një herë. Ata mashtruan dhe cfilitën shqiptarët për 30 vite rrjesht dhe dukej se nuk do të lëshonin rrugë. Duhej dikush ta shkulte këtë ferrë të keqe dhe këtë e bënë Aleatët tanë. E bënë për të na shpëtuar neve, por jo vetëm neve.

E përsë duhet të solidarihemi apo të mbështësim Z.Sali duke u rrjeshtuar në frontin antiamerikan?!.. Arsyetimi nuk këshillon këtë, përkundrazi. ‘Fanatiksit’ e Z.Sali duket se do të kenë ndonjë hall tjetër që janë rrjeshtura ethshëm në këtë front antiamerikan./ Pajtim Bello

Share203Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

2 vite pa aktorin fierak Koço Papadhopulli: Ja si e përjetoi aktori dhe miku i tij Mevlan Shanaj humbjen e tij

2 vite pa aktorin fierak Koço Papadhopulli: Ja si e përjetoi aktori dhe miku i tij Mevlan Shanaj humbjen e tij

26/08/2025
Sot humorist i fëmijëve dhe të rriturve i paharruari Ben Shaka do mbushte 73 vjeç

Sot humorist i fëmijëve dhe të rriturve i paharruari Ben Shaka do mbushte 73 vjeç

26/08/2025
24 vjet pa “Artistin e Popullit” dhe “Mjeshtrin e Madh”  të dinastisë së aktorëve brilant korçarë Vangjush Furxhi

24 vjet pa “Artistin e Popullit” dhe “Mjeshtrin e Madh” të dinastisë së aktorëve brilant korçarë Vangjush Furxhi

26/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In