• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Kanë “të drejtë”, që janë të mërzitur për kushtet!

24/03/2020
in Blog
A A
Kanë “të drejtë”, që janë të mërzitur për kushtet!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Ushtria më e disiplinuar e shqiptarëve kundër hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, u gjet e hutuar dhe po ashtu e mërzitur nga vendimi i ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Hutimi ndoshta u ka ardhur se kishin varur shpresat tek fushata propogandistike e tipit alla Fatos Lubonja, që përmes shkrimeve në gazetat e vendeve skeptike për hapjen, siç është Hollanda, të shpresonin në një vendim negativ.

Por përkundër hutimit, shqetësimin dhe mërzitjen për kushtet e kanë të drejtë.

Kushtet kanë zhbërë në fakt gjithë betejën e sajuar kundër hapjes së negociatave me BE, nga opozitarët tanë.

Kur Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në vjeshtën që shkoi, Franca i mohoi hapjen e negociatave për problemet e saj, këta njerëz që sot flasin për kushtet, e lexuan atëhere bllokimin, jo si problem i Francës, por si problem i Shqipërisë.

Fillonin numëronin kushtet si probleme, ndërkohë që kushtet ishin vendosur për t’u hapur negociatat, dhe jo për të mos u hapur. Se kushtet janë detyra, dhe ato nuk janë as dhjetë, as 15, sa lexojnë këta, por mijëra, deri në antarësim.

Ata që vendosën kushtete, na dhanë dritën jeshile. Ata që nuk vendosën kushte, por vendosën veton, na penguan.

Në atë kohë, Sali Berisha i bëri një letër të hapur falenderuese presidentit Macron, që përdori veton. Shpresoj mos t’ia ketë përkthyer njeri Macronit, se do jetë çuditur shumë, për arsyet që Sali Berisha i kishte shpikur Macronit për veton e tij. Vetoja e Macronit ishte problemi i Macronit, dhe jo i Shqipërisë.

Sidoqoftë, kthesa pozitive e Macronit me Shqipërinë nisi jo sot, por mbi të gjitha pas tërmetit shkatërrimtar, kur Franca dhe personalisht presidenti Macron tejkaluan gjithë Europën së bashku, në gatishmërinë për t’i ofruar ndihmë Shqipërisë.

Sot ai thjesht ka bërë më të sigurtë dhe më të fortë miqësinë e Francës për Shqipërinë.

Sot Sali Berisha është i lirë t’i bëjë fletërrufe, por përsëri do t’i duhet një përkthyes i mirë Macronit, t’ia shpjegojë përse e lavdëron dhe mallkon ky njeri presidentin francez, kur urrejtjen e ka me Shqipërinë, dhe jo me atë.

Pra t’i biem shkurt, nuk kane qenë kushtet ato që penguan Shqipërinë për negociatat. Negociatat për fatin e keq të opozitës, nuk u frenuan as nga molotovët, as nga braktisja e Parlamentit, as nga bojkoti i zgjedhjeve, që janë ngjarje shumë të rënda politike. Thjesht revolucionin e tyre nuk e përfilli njeri, siç nuk do të përfillte as revolucionin e ri të Ilir Metës.

Shqipëria nuk ka bërë asgjë ndryshe nga vjeshta në prill, por ka ndryshuar qasja e BE ndaj saj dhe Maqedonsië së Veriut. Dhe për këtë, u jemi mirënjohës.

Por përqëndrimi i menjëhershëm i gjithë fytyrënxirësve të Shqipërisë sot, tek kushtet, është e vërteta e madhe.

Po. Kushtet janë arsye për t’u shqetësuar për ta.

Kushtet janë koncentrati i gjithë betejës së tyre politike kundër negociatave. Kushtet janë arsyet që ata nisën revolucionin vjet në pranverë. Kushtet janë arsyeja që ata dolën nga Parlamenti dhe zgjedhjet. Kushtet janë arsyet pse presidenti u çmend dhe bllokoi Gjykatën Kushtetuese. Se kushtet fillojnë e mbarojnë me reformën në drejtësi dhe pasojat e revolucionit të tyre.

Kushtet kërkojnë Gjykatë Kushtetues e Gjykatë të Lartë, vendosje të shtetit të së drejtës dhe tejkalim të problemeve politike, të shkaktuara nga papërgjegjësia e revolucionit të pranverës së kaluar.

Dhe për opozitarët e negociatave, nuk është tmerr hapja e negociatave, por plotësimi i kushteve.

Kur ato të plotësohen, ata do të jenë dhe më të pashpresë, më të pafat, dhe më të mundur.

Por dhe sot boll të tillë duken.

Kur Shqipëra të bëhet anëtare me të drejta të plota në BE, do të kenë kaluar disa vite. Ndoshta në pushtet nuk do të jetë as Edi Rama, por është e sigurtë se Sali Berisha mund të mos jetë fare mbi dhe. Deri atëhere nuk ka më garë dhe politikë me hyrjen në BE. Ka vetëm punë. Negociatat janë hapi i parafundit drejt hyrjes në BE. Edi Rama hodhi dy hapa të rëndësishëm, marrjen e statusit si vend “kandidat për anëtar” dhe hapjen e negociatave. Hapi i fundit zgjat shumë.

Ndaj dhe gjëja më e tmerrshme për kundërshtarët e europianizimit në Shqipëri, janë këto kushtet. Se ky brez politik do përjetojë vetëm kushtet, jo anëtarësinë. Ato kushte do të ndryshojnë më shumë se çdo gjë tjetër historinë e kësaj opozite.

Ndaj dhe mërzitja e tyre është logjike dhe jam i bindur që thonë me vete: “mirë që hapën negociatat, por këto kushtet pse i vunë” .

Se ato kushtet në fakt, nëse duam të themi të vërtetën, janë më të mira se negociatat.

Ato lënë pa frymë dhe pa shpresë, ata që thonë se dështoi reforma në drejtësi, ata që shpresojnë se pushteti merret me revolucion dhe ata që mendojnë se duke bojkotuar zgjedhjet, apo Parlamentin, gjunjëzojnë shpresën europiane të Shqipërisë.

Share206Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

14/05/2025
Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

14/05/2025
30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

14/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In