• Kontakt
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

U denoncua nga Çuçi, bëmat e gjyqtarit Piro Sota: Liroi 3 vrasës në Ballsh, anëtarin e bandës së Durrësit, Ermal Hoxhën dhe mikun e Mediut

29/06/2021
in Aktualitet, Debat
A A
U denoncua nga Çuçi, bëmat e gjyqtarit Piro Sota: Liroi 3 vrasës në Ballsh, anëtarin e bandës së Durrësit, Ermal Hoxhën dhe mikun e Mediut
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Adriatik Doçi

Fati tragjik i Familjes Gushi, e cila shua nga 22-vjeçari Igli Madani që drejtonte mjetin ‘Audi’ A8 me shpejtësi të lartë, pasuar nga masakra e Velipojës, me bilanc 4 viktima dhe 2 të plagosur, ka përplasur edhe një herë Ministrinë e Brendshme me strukturat e drejtësisë.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi akuzoi dje gjyqtarët dhe prokurorët KÇK ‘Kap ça të kapësh’ për sabotimin e policisë në luftën ndaj krimit, duke liruar kriminelët e kapur në flagrancë nga policia.

I ashpër ishte edhe reagimi i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, i cili tha se “mosrespektimi i pavarësisë së magjistratëve në ushtrimin e detyrës së tyre….po kthehet në traditë, sa herë që publikisht kërkohet marrja e përgjegjësive”. Më pas reagoi edhe Gjykata e Vlorës dhe e Fierit, e cila ishte në një linjë me ILD-në.

Ndërkaq, sot, akuzat e ministri Çuçi u përforcuan nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se gjyqtarët që nuk kanë kaluar në filtrin e Vetingut po lirojnë shkelësit e kapur nga policia, me vendime abuzive. A po e sabotojnë luftën e policisë ndaj krimit segmente të drejtësisë?

Ministri i Brendshëm ka përmendur pesë emra gjyqtarësh dhe prokurorësh, si të përfshirë në lehtësimin e masave për njerëzit e krimit, konkretisht: Edlira Cufi, Elona Alvora, Albert Spiro, Erind Rahovica dhe Piro Sota. Asnjëri nga pesë magjistratët nuk e ka kaluar procesin e Vetingut. Edlira Cufi, Elona Alvora, Albert Spiro dhe Piro Sota janë në proces verifikimi, ndërsa për Erind Rahovica nuk është përzgjedhur ende me anë të shortit për t’iu nënshtruar Vetingut.

Gjyqtari i Fierit, Piro Sota, i cili u akuzua nga ministri Çuçi për lirimin një person të arrestuar për armëmbajtje pa leje, në bashkëpunim me prokurorin Erind Rahovica, është një personazh i lakuar në sistemin e drejtësisë për vendime të dyshimta dhe skandaloze. Në 31 janar të këtij vitit, gjyqtari Sota liroi nga burgu tre të akuzar për vrasjen e 57-vjeçarit Pelivan Sinanrrapaj: Ferdinand Merkaj, Fitim Zekaj e Festim Alimerkaj, me argumentin se nuk paraqesin ‘rrezikshmëri shoqërore’.

Për 3 të dyshuarit prokuroria kërkoi masën arrest me burg për ngjarjen e rëndë në Ballash, duke paraqitur pamje filmike dhe dëshmi për dhunën që i shkaktoi më pas vdekjen të ndjerit, por gjyqtari Sota i la jashtë dyerve të burgut. Për këtë skandal, deri më sot, ILD nuk ka kërkuar ndonjë masë për gjyqtarin.

Në tetor të vitit 2019, Piro Sota, liroi nga burgu anëtarin e Bandës së Durrësit, Sardian Sulejmanin, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Avni Gashit në tetor 2005 në Tiranë si dhe për dy atentate ndaj kreut të bandës, Lul Berisha, pas përçarjes së bandës. Sota i fali 5 vite burg Sulejmanit, me argumentin se ka babanë vetëm.

Në shtator të vitit 2018, Sota liroi nga burgu me kusht Ermal Hoxhën, nipin e diktatorin Enver Hoxha, i dënuar me 6.8 vite burg për për trafik droge, konkretisht për dosjen ‘Xibraka’. Ermal Hoxhës i kishin mbetur edhe 1 vit e 8 muaj burg, por gjyqtari Piro Sota i hapi derën e burgut.

Gjyqtari Piro Sota ka marrë pjesë edhe në lirimin nga burgu të Fatmir Kajollit, mikut të Fatmir Mediu, i dënuar në Itali dy herë me 40 vite burg si pjesë e një organizate kriminale të narkotikëve. Fatmir Kajolli nuk bëri më shumë se dy vite burg në Shqipëri falë gjyqtarit Piro Sota.

Ky i fundit mori tre vendime duke i ulur vitet i burgut Kajollit deri kur e liroi nga qelia më 19 mars 2018. Sota liroi Kajollin duke e cilësuar të kryer dënimin e tij, pasi sipas tij kishte qëndruar 2 vjet në qeli, kishte përfituar dy vjet nga amnistia, kishte përfituar 90 ditë ulje dënimi për sjellje të mirë dhe i llogariti edhe kohën e paraburgimit.

Ndërkaq, për raste të ngjashme, Sota ka rrëzuar kërkesat për njohje amnistie për ulje dënimit, me argumentin se nga amnistia nuk përfitojnë të dënuarit për trafik droge. Nisur nga këto precedentë, vendimi i Piro Sotës për të liruar një person të arrestuar për armëmbajtje pa leje, duket si një vendim rutinë. Dhe Sota është vetëm një nga shembujt se si segmente të drejtësisë, pikërisht gjyqtarë pa Veting, sabotojnë policinë në luftën ndaj krimit, me vendime të dyshimta. (Shqiptarja.com)

Share222Tweet139
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Jemi vazhdimisht në një gjendje zie”! Bashkëshortja e Bruce Willis rrëfen dhimbjen e jetës me sëmundjen e aktorit

“Jemi vazhdimisht në një gjendje zie”! Bashkëshortja e Bruce Willis rrëfen dhimbjen e jetës me sëmundjen e aktorit

12/09/2026
“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

11/09/2026
Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In