• Kontakt
Monday, August 25, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

“Shqipërinë e drejtoj unë, jo Amerika e…”! Spartak Ngjela flet për degradimin mendor të Ilir Metës: Ja si nisën tensionet e presidentit me ndërkombëtarët! Kjo është marrëzi

26/06/2021
in Blog
A A
“Shqipërinë e drejtoj unë, jo Amerika e…”! Spartak Ngjela flet për degradimin mendor të Ilir Metës: Ja si nisën tensionet e presidentit me ndërkombëtarët! Kjo është marrëzi
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka ripublikuar një postim të bërë në vitin 2019 për presidentin Ilir Meta. “Ky status i 25 qershorit të vitit 2019 më duket aktual edhe për gjendjen e sotme…”, shkruan Ngjela. Ndër të tjera në postim, Ngjela ka shkruar për situatën e tensionuar politike dhe për përplasjen e Ilir Metës me Amerikanës.

Postimi i Ngjelës

Kur një president i një republike parlamentare që është zgjedhur nga parlamenti, befas pretendon të jetë monark absolut dhe mbi parlamentin, shoqëria kalon në tragji-komedi; kurse presidenti i vetëshpallur monark absolut, përfundon shumë keq. Por me një kusht: shteti duhet të jetë shumë i fortë, për t’i treguar vendin komedianit.

l.

Kjo është gjendja e sotme në Shqipëri. Presidenti Ilir Meta nuk ka aftësinë intelektive të kuptojë se çfarë është sovraniteti dhe kush është mbajtësi i tij. Prandaj, duke qenë në regres mendor, po i duket vetja sovran. Jo. Këtë marrëzi ia ndalon kushtetuta në nenin 2 të saj, kur shprehet:

1. Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit.

2. Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti.

Kjo është esenca e demokracisë në një republikë parlamentare. Të dy pikat e nenit 2 të Kushtetutës së Shqipërisë duhet t’i kujtojnë presidentit Meta që posti i tij nuk ka lidhje me sovranitetin, dhe çdo hap antisovranitet është tradhëti kombëtare.

Po a kupton presidenti shqiptar se ç’është sovraniteti?

E kupton dot ky që nuk mund të ketë fare sukses në lidhje me ushtrimin e ndonjë lloj dhune kundër parlamentit? Sepse, pyetja është, cili është organi që mund të cenojë sovranitetin e republikës? Asnjë. Por, duhet të kujtohemi ndërkaq se luftën me parlamentin nuk e ka fituar asnjë monark, e jo më një president i dobët.

Në qoftë se Ilir Meta nuk i kupton këto, është mirë të futet e të rrijë në zyrën e tij e të mendohet thellë, derisa çështja kundër tij të mos ketë hyrë në një pikë pa kthim. Nëse i kupton, por nuk dëshiron t’i pranojë këto çështje të sovraniteti, sigurisht që do të mbërrijë në një pikë pa kthim.

Po partitë politike e dinë që kushtetuta nuk ua lejon shprehjen e dhunës për interesa pushteti në nenin 9 pika 2 të saj, kur shprehet hapur se: “partitë politike dhe organizatat e tjera… që përdorin dhunë për marrjen e pushtetit ose për të ndikuar në politikën shtetërore janë të ndaluara me ligj?”

ll.

Kjo është arsyeja kushtetuese shtetërore në Shqipërinë e sotme. Dhe, a e kuptoni tani se në çfarë lloj akti kanë hyrë presidenti i Shqipërisë dhe një apo disa parti politike që kërkojnë të dominojnë politikën me dhunë?

Ligji nuk mund t’i tolerojë, kurse qeveria shqiptare nuk po zbaton as kushtetutën dhe as ligjin. Prandaj ka ardhur koha që shteti duhet të godasë antishtetin me të gjitha mjetet.

“Shqipërinë e drejtoj unë – tha presidenti – dhe jo Amerika e Italia”, për faktin që perëndimorët ia quajtën nul aktet e tij.

Por, më çfarë e drejton Shqipërinë ky president, i di ky kompetencat kushtetuese që ka? Perëndimorët po qeshin me të, por nuk e di se ku ndodhet kryeministri shqiptar, do ta vijojë forcën parlamentare?

Shqiptarët dhe perëndimorët po presin që këtij presidenti, dhe atyre që duan anarkinë, t’iu vendoset këmisha e forcës së ligjit. A do ta bëjë dot kryeministri aktual?

Kjo pritet për t’u parë.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gazetari Anri Bala: Lamtumirë mik “armiku” im Turi

Gazetari Anri Bala: Lamtumirë mik “armiku” im Turi

25/08/2025
Në kujtim të aktori dhe regjisori Sotiraq Çili në 7 vjetorin e largimit nga kjo jetë

Në kujtim të aktori dhe regjisori Sotiraq Çili në 7 vjetorin e largimit nga kjo jetë

23/08/2025
Në ditën e lindjes së aktores korçare Dhimitra Plasari, nderim dhe respekt për figurën e saj!

Në ditën e lindjes së aktores korçare Dhimitra Plasari, nderim dhe respekt për figurën e saj!

23/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In