• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Me shifra, lista e dështakëve të “fitores” së Lulzim Bashës

23/06/2021
in Aktualitet
A A
Me shifra, lista e dështakëve të “fitores” së Lulzim Bashës
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ekipi i Lulzim Bashës ka arritur të sjellë rreth 85 mijë vota më pak, sesa objektivi i caktuar nga kreu i PD.

Objekti i PD në zgjedhje ishte të merrte rreth 707 000 vota, ndërsa rezultati i arritur është rreth 620 000 vota.

Edhe pse shumë të deleguar po shpallin fitoren, apo duke thënë se kishin tejkaluar rezultatin, se kanë bërë çudi, e të tjera si këto, në fakt nuk kanë bërë asnjë çudi.

Vetëm 3 ose 4 nga drejtuesit politik të Lulzim Bashës, kanë arritur objektivat, ndërsa 16 nga 20 prej tyre, nuk i kanë arritur objektivat e vendosura nga kreu i PD. Përkundrazi janë me mijëra vota minus.

Për më tepër, ata që kanë dështuar më keq po shpallin fitoren më të madhe dhe po krijohet ideja se njerëzit afër Bashës kanë qënë të suksesshëm.

Por, e vërteta është se ata që serviri si kapitalin politik, dështuan. Disa kanë ridështuar për së dyti ,ose treti, shkruan CNA, që ka bërë analizën e rezultatit të arritur nga drejtuesit politik të Bashës.

Bujar Leskaj në Vlorë arriti vetëm 4 mandate. PD ka një rritje të lehtë në vota, por minus 7 972 vota nga obkjektivi.

Në Korçë, i cili ishte i vetmi qark ku kishte dy drejtues politik, Ervin Salianji dhe Edmond Spaho, objektivi ishte 60 400 vota, por në kuti ka pasur rreth 10 mijë vota më pak se objektivi.

Dhe janë rreth 6 mijë vota më pak se në vitin 2013 kur PD, doli në opozitë.

Mandati i pestë ka ardhur për shkak të rënies së LSI, e cila nga 12 mijë ka rënë në 8 mijë vota.

Por, meritën për rënien e LSI e ka PS, jo Saliajni me Spahon.

Shkojmë në Fier, ku Enkeled Aliabeaj kandidon për herë të tretë, në 2015 kandidoi për kryetar bashkie, në 2017 dhe 2021 kandidoi për deputet, dhe rezultati ishte gati 15 mijë vota më pak se objektivi i vendosur nga Basha.

Në Elbasan, Gazment Bardhi është minus disa mijë vota, nga objektivi i vendosur.

Tritan Shehu, i cili kandidon për herë të dytë në Gjirokatsër merr nje rezultat, 3 me 1 në mandate.

Nga 23 500 vota që ishte objektivi i caktuar nga Basha, ka mundur të marrë vetëm 13 971 vota. Pra, diferenca është minus mbi 9 mijë vota.

Ky duket të jetë edhe një nga qarqet që ka ndikuar më shumë në rezultatin e opozitës.

Më tej, le të shohim qarkun kryesor, Tiranën.

Votat në Tiranë janë për trup në disa bashki apo njësi administrative.

Jorida Tabaku, drejtuesja politike për njësinë numër 2, në Tiranë, ka një rezultat mbi 2 mijë vota minus objektivin e caktuar, ndërsa Alfred Rushaj, mbi 1 900 vota më pak se objektivi.

Janë vetëm 3 deri në 4 drejtues politik të qarkut të Tiranës, të cilët kanë arritur objektivin e vendosur nga Basha, gjë që ka çuar në një balancim të votave në këtë qark.

Grida Duma në Kavajë ka dështuar duke arritur një rezultat vetëm 14 064 vota, ose 4236 vota më pak se objektivi.

Flamur Noka në Kamëz, është një tjetër dështim, ku ka marrë një rezultat me 1144 vota më pak , sesa objektivi i vendosur nga Lulzim Basha.

Një rezultat ky i turpshëm, në një nga bastionet e së djathtës.

Dhe fakti është se pas tetë vitesh në opozitë, nuk kanë mundur të përmirësojnë rezultatin.

Shkojmë më tej në Durrës, ku rezultati ishte katastrofë. Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka marrë 600 vota më pak se objektivi.

Pritej që Paloka të korrte fitore, që Durrësi të ishte fitore e madhe, por kjo nuk ndodhi.

Ka një ngritje në numër votash, por diferencë të frikshme mes PD dhe PS, pa hyrë te raporti majtas dhe djathtas.

Shkodra është bastioni kryesor ku u dështua.

Helidon Bushati u shpall simboli për Shkodrën. Por, mori kaq 16 401 vota më pak se objektivi. Nga 63 606 vota që ishte objektivi, Helidon Bushati në Shkodër mundi të sigurojë vetëm 47 205 vota.

Xhelal Mziu në Dibër, i cili shpalli një fitore të madhe, ka 8258 vota minus nga objektivi. Një dështim total elektoral.

Lezha, ku shkoi Mark Marku si triumfator, dhe analisti me shumë fytyra Agron Gjekmarkaj, është një tjetër dështim i turpshëm.

Në Lezhë PD arriti një rezultat 33 998 vota, nga 37 mijë që ishte objektivi. Pra, rezultati është minus tre mijë vota.

Pavarësisht se pretendoi fitoren, objektivat nuk u kapen dhe PD nuk erdhi në pushtet. 16 nga 20 drejtuesit politik të Lulzim Bashës kanë dështuar.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Llazi Serbo, tragjedia e një aktori unik

15 vjet pa aktorin e madh Llazi Sërbo

16/09/2025
Lajm i hidhur për humbjen e një legjende: Robert Redford, gjigandi i Hollivudit ndërron jetë në moshën 89 vjeç

Lajm i hidhur për humbjen e një legjende: Robert Redford, gjigandi i Hollivudit ndërron jetë në moshën 89 vjeç

16/09/2025
Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

Reshat Arbana, nderi ynë mbarëkombëtar në 85-vjetorin e lindjes! Portreti i jetës së një artisti dhe njeriu të jashtëzakonshëm, shkruar nga prof. Kabo

16/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In