• Kontakt
Friday, July 24, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Diaspora

Mbyti në gjumë gruan e tij: Babis Anagostopoluos dërgohet në burgun e grave

23/06/2021
in Diaspora
A A
Mbyti në gjumë gruan e tij: Babis Anagostopoluos dërgohet në burgun e grave
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Babis Anagostopoluos është dërguar në burgun e grave në Koridhalosë për arsye sigurie.

Vendimi për 33-vjeçarin erdhi pas rënies dakord të hetuesit dhe prokurorit të çështjes, pas deponimit prej gati 5 orësh që ka dhënë autori i vrasjes së gruas së tij ,20-vjeçares Caroline.

Përsëri me masa të rrepta sigurie, nën fokusin e kamerave të mediave vendase dhe të huaja ,ai është shoqëruar mëngjesin e së martës në zyrën e hetuesit, ndërkohë që të pranishëm para gjykatës thërrisnin “monster” dhe “të kalbesh në burg”.

Edhe pse është përpjekur të provojë se çdo gjë ndodhi në një moment dobësie shpirtërore, se historia e gënjeshtërt që thuri për 37 ditë duke u hedhur fajin “hajdutëve gjeorgjianë apo shqiptarë”, u bë që të përfitonte kohë për të menduar se çfarë do bënte me vajzën e tij, ai ka dëgjuar masën e paraburgimit deri në zhvillimin e gjyqit.

“Shkatërrova jetën time, shkatërrova jetën e familjes sime,” thuhet se ka deklaruar 33 vjeçari që ka mbytur në gjumë gruan e tij në prani të foshnjës 11 muajshe.

Ndërkohë në media, qarqet juridike dhe politike ka rifilluar debati për ashpërsimin e ligjeve për krimet e rënda, pasi për rastin në fjalë nëse njihen masa lehtesuese, vrasësi mund të dënohet nga 6-9 vjet, ndërsa burgimi i perjetshëm do ta mbajë atë pas hekurave deri në 16-18 vjet, sipas legjislacionit grek.

Pjesë e kritikës nga shtypi i majtë është fakti se policia ka marrë për analizë telefonin e tij vetëm 20 ditë pas krimit.

Gjithashtu “Gazeta e Redaktorëve” publikon deklaratat e një gjeorgjiani në një televizion të huaj , i cili pohon se pas arrestimit të tij në kufi me Turqinë, është rrahur nga policia, i është bërë presion të pranojë vrasjen në fjalë, ndërsa mbahet ende në burg.

Në artikull bëhet fjalë edhe për reagimin e komunitetit shqiptar, ndërsa shumë juristë dhe gazetarë dënojnë taktikën e policisë greke që ka lëshuar informacione duke fajësuar të huajt për krimin në fjalë në mënyrë që të manipulonte vetë vrasësin, por edhe mediat që përçojnë këto informacione.

Njëkohësisht prokuroria ka filluar një hetim për të gjetur se si ditari i Caroline që ishte në duart e policisë ju dha disa gazetarëve të cilët më pas publikuan pjesë të tij në kundërshtim me parimet e deontologjisë gazetareske.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“The Odyssey” bën histori, sukses i jashtëzakonshëm i filmit të Christopher Nolan mbi veprën e Homerit

“The Odyssey” bën histori, sukses i jashtëzakonshëm i filmit të Christopher Nolan mbi veprën e Homerit

21/07/2026
Ata që i bëri shumë të qeshin sot dolën me lot në sy! Fieri i jep lamtumirën aktorit Todi Llupi

Ata që i bëri shumë të qeshin sot dolën me lot në sy! Fieri i jep lamtumirën aktorit Todi Llupi

15/07/2026
Arti fierak në zi, ndahet nga jeta ikona e humorit, “Artist i Merituar” Todi Llupi! (Video)

Arti fierak në zi, ndahet nga jeta ikona e humorit, “Artist i Merituar” Todi Llupi! (Video)

15/07/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In