• Kontakt
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

KPK zgjeron listën e personave që do të futen në veting, nga ish-inspektorët e KLD te këshilltarët ligjorë: Ja 42 emrat që do verifikohen

21/06/2021
in Aktualitet, Debat
A A
KPK zgjeron listën e personave që do të futen në veting, nga ish-inspektorët e KLD te këshilltarët ligjorë: Ja 42 emrat që do verifikohen
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zgjeruar fashën e vetingut. Pas prokurorëve dhe gjyqtarëve tashmë do të kalojnë në sitën e komisionit ish-inspektorë të KLD dhe këshilltarë ligjorë. Në një njoftim të publikuar së fundmi, KPK tregon emrat e tyre që do të vlerësohen për kriterin e pasurisë, figurës dhe profesionalizmit.

Ajo që vihet re është se, pjesa më e madhe e tyre i përkasin Gjykatës Kushtetuese. Pra po vazhdon puna për vënien në funksion të këtij institucioni, pasi të gjitha figurat përbërëse të saj po kalojnë më parë nën filtrat e vetingut, që në përfundim i gjithë stafi të përmbushë direktivat dhe rregullat ligjore.

Përmes njoftimit të publikuar në faqen e saj zyrtare KPK tregon se, në total do të jenë 42 ish-inspektorë të KLD dhe këshilltarë që do të dalin para vetingut, ku më të shumtët janë nga gjykatat dhe Prokuroria e Tiranës. Ashtu sikur është vepruar me vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve edhe procesi i rivlerësimit për ish-inspektorët do të kryhet mbi bazën e tre kritereve: vlerësimi i pasurisë; kontrolli i figurës dhe vlerësimi i aftësive profesionale.

Procesi për vlerësimin e pasurisë nis së pari nga deklarimi që kanë bërë subjektet për pasurinë që zotërojnë dhe pikërisht këtu fillon e gjithë “lufta”, sepse deri më tani ka rezultuar që shumica e personave nën vlerësim të kenë bërë deklarim të rremë dhe deri në fund të procesit nuk kanë mundur të justifikojnë pasurinë e tyre.

Ndërsa në figurën e profesionalizmit bëhet analiza e vendimeve të dhëna nga këta persona mbi çështje të caktuar gjyqësore, si dhe hetohen rastet kur janë përfshirë në korrupsion duke shfrytëzuar postin. Ndërsa, për vlerësimin e figurës bëhet verifikimi i saktë i identitetit në të shkuarën dhe të tashmen, për çdo individ, si dhe verifikimi nëse ka tendenca kriminale për përfshirjen në krimin e organizuar.

Planet për 2021

Procesi i vetingut do të shtojë ritmin dhe cilësinë e punës përgjatë vitit 2021, në mënyrë që sistemi i drejtësisë “të pastrohet” nga figurat e korruptuara dhe jo profesionale. Ky është një nga objektivet e Ministrisë së Drejtësisë të përcaktuar në strategjinë e sistemit për tre vitet e ardhshme.

Në këtë plan ministria parashikon që procesi i vetingut të përmbyllet sa më shpejt. “Strategjia “Shteti i së Drejtës dhe Drejtësia e re”, synohet të ketë një gjithëpërfshirje përmes: mbështetjes për përfundimin e procesit të veting-ut dhe krijimit të institucioneve të reja të qeverisjes së drejtësisë, si parakusht për zbatimin e suksesshëm të reformës në drejtësi”, thuhet në dokument.

Ministria shprehet se përmes kësaj strategjie procesi i vetingut do të japë kontribut shumë të madh për rritjen e besimit dhe transparencës në sistemin e drejtësisë, ndërsa theksohet se në këto vite do të jetë akoma më i lartë numri i punonjësve që do shkarkohen. “Procesi i veting-ut ka një ndikim më të fortë sesa pritej në efikasitetin e organeve të sistemit gjyqësor për shkak të numrit të madh të gjyqtarëve që po shkarkohen dhe vështirësisë për t’i zëvendësuar ata për shkak të kapacitetit të kufizuar të Shkollës së Magjistraturës”, përcakton dokumenti./ NGA ESMERALDA HIDA

Share197Tweet123
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Jemi vazhdimisht në një gjendje zie”! Bashkëshortja e Bruce Willis rrëfen dhimbjen e jetës me sëmundjen e aktorit

“Jemi vazhdimisht në një gjendje zie”! Bashkëshortja e Bruce Willis rrëfen dhimbjen e jetës me sëmundjen e aktorit

12/09/2026
“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

11/09/2026
Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In