• Kontakt
Monday, September 14, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

OJF-të në skaner për pastrim parash! Komisioni i Ligjeve miraton ligjin që hap rrugën për të nisur verifikimet

16/06/2021
in Aktualitet, Debat
A A
OJF-të në skaner për pastrim parash! Komisioni i Ligjeve miraton ligjin që hap rrugën për të nisur verifikimet
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në drejtimin e kryetarit Ulsi Manja dhe në cilësinë e komisionit përgjegjës shqyrtoi nen për nen projektligjin “Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse”.

Projektligji është miratuar më herët parimisht dhe komisioni ka zhvilluar edhe një seancë dëgjimore me përfaqësues të shoqërisë civile. Të ftuar në mbledhjen e komisionit ishin zëvendësministrja e Drejtësisë, Adea Pirdeni, z. Besmir Beja, drejtor i Përgjithshëm i Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, Elvis Koçi, Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, si dhe eksperti i Këshillit të Europës, Dragan Goluboviç.

Fillimisht deputetja Klotilda Bushka, në cilësinë e relatores parashtroi se projektligji është depozituar në shtator të vitit 2020 dhe në thelb të tij përcakton rregullat procedurale për mënyrën se si organizatat jo-fitimprurëse regjistrohen në regjistrat publikë dhe u është nënshtruar disa fazave të procesit të konsultimit publik.

Znj. Bushka sqaroi se nga dëgjesa e zhvilluar me përfaqësues të shoqërisë civile, shoqatave të biznesit, organizatave ndërkombëtare që punojnë në Shqipëri janë marrë në konsideratë 77 sugjerime, nga të cilat 36 janë pranuar plotësisht, ndërsa për pjesën tjetër është dërguar përgjigje, pasi shumica gjenin adresim në ligj ose binin ndesh me koncepte të ndryshme në kuadër të harmonizimit të legjislacionit në Shqipëri.

Relatorja theksoi më tej se projektligji përmbush dy objektiva, së pari atë për përmirësimin e kuadrit ligjor për OJF dhe së dyti për përmbushjen e rekomandimeve të raportit të Komitetit të Ekspertëve për Vlerësimin e Masave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit (MONEYVAL). Pas diskutimit dhe shqyrtimit nen për nen, pas pyetjeve dhe marrjes së sugjerimeve dhe komenteve përkatëse, komisioni miratoi nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë dhe ia kaloi për shqyrtim seancës plenare.

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In