• Kontakt
Monday, September 14, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

LSI shkërmoqet totalisht, pas “zhdukjes” së Kryemadhit! Kyçen portali i partisë dhe gazeta zyrtare, nis edhe mbyllja e degëve

15/06/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Rama: Ilir Meta është bërë si dordolec që tremb zogjtë! Deklaratat i bën sipas këshillave të Peço Vasilit
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lëvizja Socialiste për Integrim duket se është shkërmoqur totalisht. Disfata në zgjedhjet e 25 prillit ishte shumë herë më e fortë nga sa pritej duke bërë që partia e presidentit të shkojë drejt shkrirjes.

LSI humbi 15 deputetë në zgjedhje dhe momentalisht ndodhet në situatën më të keqe të saj që pas krijimit. Monika Kryemadhi është zhdukur totalisht.

Nuk dihet nëse është brenda apo jashtë vendit, por nuk po merret më me çështjet e partisë. LSI ka nisur të braktisë edhe betejën në Kolegjin Zgjedhor për rezultatin e 25 prillit. Por ky nuk është tregues i vetëm që LSI ndodhet në krizë, pasi duket se Kryemadhi ka ndërprerë financimet. Gazeta e saj zyrtare gazeta “Integrimi” duket se ka falimentuar.

Portali i kësaj gazete nuk funksionon më çka do të thotë se është mbyllur. Po ashtu që prej datës 1 qershor, LSI në Facebook nuk e hedh më as gazetën në letër, çka do të thotë se organi zyrtar i saj ka marrë fund. Po ashtu portali i LSI nuk menaxhohet më. Lajmet e fundit që janë hedhur janë që në prill gjatë fushatës zgjedhore, pas zgjedhjeve nuk është postuar asnjë lajm. Po ashtu dhe faqja e LSI në Facebook prej datës 3 qershor nuk ka asnjë postim. Ndërkohë sipas burimeve edhe degët kanë nisur të mbyllen. Pjesa dërrmues në zonat e vogla janë mbyllur në mënyrë që të mos paguhet më qira.

Ndërkohë po ashtu shumë ish-deputetë po largohen nga kjo parti. Rasti i Nora Malajt nuk është i vetmi, pasi edhe shumë emra të tjerë të njohur kanë ikur. Mjafton të shohim se figurat e vjetra nuk kanë reaguar më që pas disfatës më 25 prill. Pra duket se LSI ndodhet në ditët e saj më të zeza dhe si duket presidenti dhe bashkëshortja e tij kanë vendosur të mos investojnë më për këtë parti duke mbyllur financimet për gazetën, portalin dhe rrjetet sociale, por edhe për degët lokale.

LSI shkërmoqet totalisht, pas “zhdukjes” së Kryemadhit,

Disfata në zgjedhje

LSI rezulton partia më e dëmtuar nga zgjedhjet e 25 prillit. Ajo mori vetëm 4 mandate deputetësh nga 19 që kishte marrë në zgjedhjet e 2017. E përkthyer në vota LSI ka arritur të marrë vetëm 106 mijë vota ose 6.9% të votave, ndërkohë që në zgjedhjet e 2017 ajo ka pasur 225.975 vota ose 14,28% që në mandate janë 19. Mirëpo, nëse bëjmë krahasimin e rezultatit të 25 prillit dhe atij të vitit 2017, Lëvizja Socialiste ka humbur 120 mijë vota dhe 15 mandate deputetësh.

Ky rezultat që ka aktualisht partia e Kryemadhit është i njëjtë me atë që LSI ka pasur në vitin 2005, kur hyri në zgjedhje si parti e re dhe që në përfundim të tyre mori 114,798 vota ose 8.40%. Kjo do të thotë se me rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, teksa kuotohet në 106 mijë vota, Lëviza Socialiste për Integrim shkon atje ku e nisi udhëtimin e saj politik, siç është rezultati që mori në zgjedhjet e vitit 2005 në 114 mijë vota. Pra, LSI humbi diku tek 100 mijë vota

Share208Tweet130
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In