• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Lojtari austriak shan serbisht futbollistin: “Të q**sha mamanë shqiptare”… Reagon politikani i njohur shqiptar: A e di ky kastravec që ka sharë nënën apo gjyshen e vet

14/06/2021
in Aktualitet, Sport
A A
Lojtari austriak shan serbisht futbollistin: “Të q**sha mamanë shqiptare”… Reagon politikani i njohur shqiptar: A e di ky kastravec që ka sharë nënën apo gjyshen e vet
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lojtari austriak Marko Arnautviç, pas shënimit të golit të tretë ndaj Maqedonisë së Veriut, ka sharë futbollistin me origjinë shqiptare Ezgjan Alioski, duke i thënë “të q**fsha mamanë shqiptare”.

Fjalët e tij kanë bërë xhiron e rrjetit dhe tifozët kanë kërkuar ndëshkimin e lojtarit të Austrisë, ndërkohë që për këtë çështje ka reaguar edhe politikani shqiptar Leonard Olli.

Ai thotë se Arnautoviç ka sharë nënën apo gjyshen e tij, pasi vetë mbiemri tregon se ai është me origjinë shqiptare, pasi as prapashtesa “viç” nuk ia mbulon dot origjinën arnautase.

Postimi i plotë:

Për të qeshur dhe për të qarë!

Për këdo me njohuri të avancuara gjuhësore është e qartë se në gjuhën turke apo atë zyrtare të perandorisë otomane, termi ‘arnaut’ do të thotë shqiptar, ashtu sikundër edhe arvanitas në greqisht apo arbëresh në italisht. Kur pashë lojtarin e Austrisë me mbiemër Arnautoviç, automatikisht kuptova se kemi të bëjmë me një sllavizim të termit turk.

Pra një shqiptar, me ‘rikoshet’…. Pas shënimit të golit, dukej se e gjithë qenia e Arnautoviç, pati një shpërthim thuajse bërthamor, gati në parametrat e tërbimit. Duke parë reagimin e shokëve të skuadrës, natyrshëm besova se ishte një shpërthim ndaj trajnerit të ekipit të vet, i cili e futi në lojë si zëvendësues.

Shënimi i golave, përbënte një provë që ai duhej të ishte në formacion bazë. Shumë sinqerisht këtë hamendësova kur pashë tërbimin në shprehje e gjestikulacion. E mendova se ndoshta ishte paragjykuar nga trajneri austriak për arsye të origjinës e prandaj shpërtheu aq i papërmbajtur….

Sot, në media, mësova se ishte me orgjinë serbe dhe kishte sharë nënën shqiptare të një futbollisti shqiptar të ekipit të Maqedonisë së Veriut! Këtu e humba fillin. Për disa sekonda, si shqiptar që jam, u nxeha dhe nuk ia përtova së brendshmi sharjet me libër shtëpie!

Por pastaj u bëra pishman…. edhe kjo fjalë turke…. “Për të qeshur e për të qarë”, mendova. A e di ky kastraveci se nuk ka bërë as më shumë e as më pak se ka sharë nënën apo gjyshen e vet…. e nëse ky kastravec beson se është serb, harron se ata që janë apo ndjehen serbë janë tallur me vete shumë keqazi duke dëgjuar një shqiptar të pandërgjegjshëm të vetëshahet, duke sharë një bashkëkombas… Prapashtesa “viç” nuk ja mbulon dot origjinën arnautase, pra shqiptare…. I qoftë me kaq se budallallëku, siç thonë turqit, nuk ka fund..

Share205Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

14/05/2025
Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

14/05/2025
30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

14/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In