• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shkarkimi i Metës shqetëson Moskën, vendimi i Parlamentit jehonë në mediat ruse

11/06/2021
in Aktualitet
A A
Shkarkimi i Metës shqetëson Moskën, vendimi i Parlamentit jehonë në mediat ruse
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkarkimi i presidentit Ilir Meta nga detyra ka bërë jehonë në mediat ruse. Mazhoranca dhe opozita shkarkuan Metën me 104 vota pro dhe tani fjalën e fundit do e ketë Kushtetuesja. Por janë me dhjetëra portale ruse që kanë raportuar për shkarkimin e presidentit shqiptar.

Shumë prej tyre e kanë krahasuar me presidentin çek Zeman, i cili po ashtu është në një proces shkarkimi. Por ajo që bie në sy është se dhe mediat ruse e bëjnë të qartë se shkarkimi nga Parlamenti nuk ka vlerë, pasi do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të thotë fjalën e fundit.

“Zëdhënësi i tij Tedi Blushi në faqen e tij në Facebook e quajti vendimin “antikushtetues dhe qesharak”. Presidenti është “më shumë se kurrë i motivuar për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e Shqipërisë”, shkroi ai.

Miratimi përfundimtar i vendimit parlamentar duhet të bëhet nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë brenda tre muajve. Mandati i Ilir Metës mbaron në korrik 2022. Gjatë debatit parlamentar, Meta vazhdonte aktivitetin e përditshëm, duke u dhuruar medalje anëtarëve të një ansambli popullor”, shkruan një nga mediat ruse.

Ndërsa një tjetër e krahason atë me rastin e Zeman në Çeki. Raportimi i ngjarjes është bërë nga shumë media. Një tjetër shkruan: “Kjo është hera e parë në histori kur shkarkohet nga Parlamenti kreu i shtetit. Presidenti Meta është akuzuar për nxitje të dhunës në Shqipëri dhe një “qasje të njëanshme” ndaj partisë në pushtet gjatë fushatës parlamentare të prillit 2021, parti e cila ka fituar shumicën e vendeve parlamentare që nga viti 2013”.

Jehona dhe përmendja e Berishës

Nj tjetër media ruse shkruan se vendimi për shkarkimin e presidentit vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën non grata ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Meta kritikoi vazhdimisht kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare që u zhvilluan në 25 prill. Procesi zgjedhor u shoqërua me shkelje dhe përplasje midis mbështetësve të partive të ndryshme. Ndërkohë pak më herët ish-presidenti Sali Berisha u shpall i padëshiruar nga Shtetet e Bashkuara”, thuhet më tej.

Duhet theksuar se pak ditë më parë në mediat ruse bëri bujë rreshtimi i Metës në krah të Berishës duke sulmuar Shtetet e Bashkuara. Nga ana tjetër ka pasur shumë emra që e akuzojnë Metën si të lidhur me rusët. Ajo që bie në sy është se shkarkimi i tij duket se ka shqetësuar shumë individë edhe jashtë vendit.

Ndërkohë ka media që e lidhin dhe me historinë e ish-kryeministrit Berisha. Ky i fundit u shpall i padëshiruar, por i njëjti rrezik i kanoset edhe presidentit, i cili ka hyrë në një histori përplasjesh me SHBA dhe ambasadoren amerikane në vendin tonë. Mbetet të shihet se si do të vijojë në Kushtetuese procesi i shkarkimit, pasi mesa duket aty i kanë sytë dhe mediat ruse.

Share212Tweet132


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Llazi Serbo, tragjedia e një aktori unik

15 vjet pa aktorin e madh Llazi Sërbo

16/09/2025
Lajm i hidhur për humbjen e një legjende: Robert Redford, gjigandi i Hollivudit ndërron jetë në moshën 89 vjeç

Lajm i hidhur për humbjen e një legjende: Robert Redford, gjigandi i Hollivudit ndërron jetë në moshën 89 vjeç

16/09/2025
Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

Reshat Arbana, nderi ynë mbarëkombëtar në 85-vjetorin e lindjes! Portreti i jetës së një artisti dhe njeriu të jashtëzakonshëm, shkruar nga prof. Kabo

16/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In