• Kontakt
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Të gjitha institucionet mobilizohen për të ngritur Kushtetuesen para vendimit për shkarkimin e Metës, nga organet e vetingut, te Kuvendi e KLGJ

08/06/2021
in Aktualitet, Debat
A A
VIDEO/ “I bëj thirrje Monikës ta marri burrin në shtëpi se s’është në rregull”, ironi në rrjetet sociale me sulmin e Metës ndaj Yuri Kim
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Institucionet kryesore të drejtësisë duket se janë mobilizuar për të plotësuar sa më shpejt Gjykatën Kushtetuese me 9 anëtarë.

Teksa pak ditë na ndajnë nga shkarkimi i presidentit në Kuvend, merr një rëndësi shumë të madhe Gjykata Kushtetuese. Kjo e fundit ka momentalisht 7 anëtarë dhe me emrat që janë aty aktualisht nuk dihet qartë nëse do kemi shkarkim të Metës apo jo. Për të mos e lënë në dorë të fatit, po luftohet fort që Kushtetuesja të ketë 9 anëtarë në mënyrë që të kemi një vendim sa më korrekt, por dhe të pandikuar politikisht.

Gjykata e Lartë shpalli procedurat për 3 vendet e saj vakante. Por që të kemi përzgjedhjen e emrave, duhet që Gjykata e Lartë të ketë së paku 10 anëtarë. Ajo ka 7 dhe i duhen 3 të tjerë. Por gazeta ka mësuar se Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka gati emrat, por problemi qëndron te procesi i rivlerësimit. Nga 7 kandidatë në pritje, për 5 po priten vendimet e organeve të vetingut. Sipas burimeve, KLGJ dhe KPA e KPK kanë nisur bashkëpunimin që emrat që janë në listë për në Gjykatën e Latë të jenë prioritarë.

Kjo pritet të shmangë vonesat dhe shpresat janë që në vjeshtë Gjykata e Lartë të jetë me më shumë se 10 anëtarë. Një gjë e tillë është bërë e ditur dhe në raportin vjetor të KLGJ, siguruar nga gazeta. “Këshilli i Lartë Gjyqësor administroi 23 dosje kandidatësh nga radhët e gjyqësorit. Nga 11 procedurat e nisura, u përfunduan 4 emërime përmes procedurës së ngritjes në detyrë në fushën e së drejtës penale.

Ndërsa 7 procedurat e tjera janë ende në shqyrtim në pritje të përfundimit të procesit të rivlerësimit kalimtar, vlerësimeve etike-profesionale për kandidatët si dhe vështirësive të tjera objektive. Me plotësimin e këtyre vendeve vakante, do të mundësohet kuorumi i nevojshëm i mbledhjes së gjyqtarëve për të përmbushur detyrimet ligjore në lidhje me emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Sot këto procedura janë në pritje për shkak të vijimit të procesit të rivlerësimit”, thuhet në rezolutë.

Rezoluta e Kuvendit dhe KED

Kuvendi ditën e enjte pritet të votojë një rezolutë për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe gazeta ka mësuar se një ndër detyrat është që të plotësohet sa më shpejt Gjykata e Lartë. Pra Kuvendi ia ka vënë detyrë KLGJ që të mos e zvarrisë më këtë proces. Nga ana tjetër gazeta ka mësuar se ka një angazhim ndërkombëtar. Përfaqësitë diplomatike po punojnë në prapaskenë që Kushtetuesja të jetë me 9 anëtarë para se të marrë vendim për Metën.

Ndërkohë duhet theksuar se dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është gati dhe po pret listën që do i shkojë nga Gjykata e Lartë. Në fillim të korrikut Gjykata e Lartë do të mbyllë aplikimet dhe emrat do ia dërgojë KED, e cila sipas një burimi, do të nisë menjëherë nga puna duke mos krijuar asnjë vonesë. Sipas burimeve, një strategji është që të dërgohen kryesish gjyqtarë ose prokurorë me shumë vite përvojë dhe që kanë kaluar vetingun, duke shkurtuar procesin e verifikimit nga KED. Pra duket se kemi një koordinim të gjerë dhe gjasat janë që Kushtetuesja të jetë e plotë para vendimit për Metën.

Share199Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In