• Kontakt
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Jemin Gjana flet përçartë: Shpalljen non grata e quan “refuzim vize”! Berisha, personalitet i pazëvendësueshëm! Gjyqi në Francë kundër SHBA, lëvizje kalorësiake

05/06/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Jemin Gjana flet përçartë: Shpalljen non grata e quan “refuzim vize”! Berisha, personalitet i pazëvendësueshëm! Gjyqi në Francë kundër SHBA, lëvizje kalorësiake
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Jemin Gjana komentoi vendimin e sekretarit Amerikan të Shtetit për ndalimin e hyrjes në SHBA.

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, Gjana vlerësoi figurën e ish- liderit të PD dhe theksoi se Amerika nuk merr vendime për sot.

“Sigurisht nuk ka njeri pa pluset dhe minuset e tij në të gjithë karrierën, apo jetën e tij si cdo qenie e gjallë mbi tokë. Unë bëj pjesë te ata njerëz në PD që pretendoj se kam qenë më afër me Berishën për një kohë shumë të gjatë.

Kam qenë për dy vite nënkryetar i Partisë, dhe kryetar i grupit parlamentar, kur Berisha ishte kryetari. Pastaj kam qenë 4 vite bashkëkryetar i komisionit për reformën zgjedhore. Ai ishte kryetar i partisë, por unë drejtoja reformën zgjedhore, do të thotë që ishin në kontakt të përditshëm me njëri tjetrin.

Kam qenë 4 vjet ministër, 4 vjet drejtues politik i një prej qarqeve të vendit. Vetëm këto po të marrim shkojmë te një shifër që është shumë e lartë. Në këtë marrëdhënie e njohjen personale vlerësimi im është në pikëpamje të korrektësisë në punë dhe në detyrë, unë kam njohur te Sali Berisha një personalitet të pazëvendësueshëm.

Flas për invidin Sali Berisha, për kryeministrin Sali Berisha. Unë nuk flas as për kë e rrethon etj, kam njohur te ai në gjithë këto vite bashkëpunimi njoh një person korrekt” tha Gjana, ndërsa komentoi edhe vendimin e ish kryeministrit për të cuar në gjyq vendimin e Blinken.

“E dyta, mendoj se bëri një zgjedhje si një politikan shumë kalorsiak, që e nxori nga bla-blaja e politikës cështjen dhe e coi te pushteti i tretë, i pavarur. E bëri kazus dhe do i shkojë deri në fund, dhe pastaj vendimet e drejtësisë janë vendimet e drejtësisë.

Dhe e treta që mund të them në këto 30 vite nëse unë kam mundur të kuptoj ndonjë gjë, Amerika është një vend shumë i madh, shumë demokratik, vendimmarrësi më i madh botëror, merren vendime shumë të rëndësishme, ka gjëra shumë interesante në Amerikë, dy prej të cilave dua t’i përmend.

Në ka një vend ku lobingu është i lejuar me ligj dhe përmes tyre, madje edhe të financuara mirë, mund të merren shumë lloje vendimesh këtë kam mundur ta mësoj. Nëse nuk gaboj. Ashtu sic kam mundur të mësoj, Amerika nuk merr vendime për sot, merr vendime që vazhdojnë të zhvillohen për kohë shumë të gjata. Pra, taktikat e momentit dhe lëvizjet strategjike të periudhave afat gjata, shpesh nuk kanë përputhshmëri” tha Gjana, ndërsa shtoi se refuzimi i vizës nuk është shkak që ai të mos marrë mandatin e deputetit, ndërsa bëri një arsyetim të deklaratave të Bujar Nishanit sipas të cilit kryedemokrati Basha ishte në dijenë të vendimit për Berishën.

“Nëse e ka patur Basha e sigurtë që e ka patur edhe Berisha, për këtë nuk kam pikë dyshimi. Nuk ka asnjë rëndësi nëse e ke patur apo jo. Nëse Basha e ka patur çfarë do të bënte. E shumta do t’i thoshte Berishës se kam këtë informacion se asgjë tjetër nuk mund të bënte. Nuk mendoj se dikush mund të thotë se Basha ka pas informacion dhe po të donte Basha kjo punë nuk bëhej” tha Gjana, ndërsa e konsideroi shumë korrekt qëndrimin e kryedemokratit për z.Berisha.

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In