• Kontakt
Friday, May 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Sport

Mbrojtje solide dhe pak fantazi në sulm, Shqipëria barazon pa gola në Uells

05/06/2021
in Sport
A A
Mbrojtje solide dhe pak fantazi në sulm, Shqipëria barazon pa gola në Uells
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria barazon 0-0 në miqësoren me Uellsin në Cardiff, duke kaluar me sukses provën e parë të qershorit, me një pjesë të parë shumë më pozitive, sigurisht ndikuar nga fakti që kundërshtarët, pjesëmarrës në Europian, ndryshuan ritmin në fraksionin e dytë.

Fillimi i ndeshjesh përligj termin miqësore, ritmi është nën mesatar me lojën që zhvillohet kryesisht në mesfushë. Për më shumë se çerek ore lojë duartrokitjet me të nxehta i meritoi Gareth Bale, që doli nga pankina duke bërë nxemje (13’).

Rasti i parë i ndeshjes u shënua në minutën e 17-të, me Keidi Baren që dha një pasim të gjatë për Rey Manajn, i cili, pasi fiton duelin me Mepham, goditi fort, prirët me portën, por mbi tra.

Goditje këndi për Shqipërinë në minutën e 28-të, e ekzekuton Lenjani, por Ismajli nuk arrin të godasë me forcë drejt portës. Uellsianët tentojnë të rinisin një kundërsulm të shpejtë, e detyrojnë Ismajlin të ndërhyjë për karton të verdhë me faull taktit.

Tension i tepërt në minutën e 38-të, kur pas një reagimi të Brooks ndaj Gjimshitit kryesori ndëshkon me karton të verdhë futbollistin vendës, por edhe Rey Manajn për shtyrjen që i dha një kundërshtari.

Pas çaste më vonë (39’) i afrohen rrezikshëm zonës vendësit, por fatmirësisht devijimi i sulmuesit nuk ishte drejt portës.

Pjesa e dytë nisi mes Shqipërinë që ushtron presion në gjysmëfushën e Uellsit, për të ardhur te minuta e 50-të, kur Gjimshiti provoi nga distanca, por pa shënjestrën e duhur.

I pahijshëm gjesti i Norrington-Davies në minutën e 58-të, që sjell reagimin e stolit kuqezi, pas shtyrjes që i dha Rey Manajt, duke rrezikuar lëndimin e Edy Rejas.

Abrashi rrezikon autogolin me devijimin e tij në të 59-ën dhe pak çaste më vonë (61’) trajneri italian I Shqipërisë kreu dy zëvendësime, duke hedhur në fushë Cikalleshin dhe Trashin, respektivisht për Balajn dhe Lenjanin, ndërsa në fillim të pjesës së dytë Veseli mori vendin e Dokës.

Vjen dhe momenti i Gareth Bale, që hyn në fushë në të 71-tën për ndeshjen e 92-të me përfaqësuesen. Dy momente të rrezikshme të njëpasnjëshme në portën e Selmanit (75’), në rastin e parë Trashi korrigjon gabimin e tij në vendosje, duke i ndërhyrë në momentin e fundit kundërshtarit dhe më pas Selmani reagon bukur pas goditjes nga distanca të Neco Williams.

Reja bën edhe tri zëvendësime të tjera, Qazim Laçi për Baren, Kallaku për Çekiçin dhe Seferi për Manajn.

Uellsi e rrit ndjeshëm presion në fundin e sfidës, me lojën që bëhet më e ashpër, aq sa duhet ndërhyrja e kryesorit me kartonët e tij për të ulur gjakrat (83’).

Asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura, sfida përfundoi me rrjeta të paprekura, por që gjithsesi i ka vlejtur stafit teknik për sfidat e shtatorit në eliminatoret e Botërorit./supersport

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

14/05/2025
Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

14/05/2025
30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

14/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In