• Kontakt
Sunday, August 24, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Leksioni i marrë me 25 prill nuk i mjafton: Ja si PD vazhdon të shpifë edhe mbi një gjyq per shpifje

05/06/2021
in Blog
A A
Leksioni i marrë me 25 prill nuk i mjafton: Ja si PD vazhdon të shpifë edhe mbi një gjyq per shpifje
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Carlo Bollino

Humbja zgjedhore e 25 prillit nuk i ka mjaftuar Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, Sali Berishës dhe familjes së tij për të kuptuar më në fund që shpifja si një mjet betejë politike nuk është fitimprurëse.

Njerëzit nuk i durojnë më gënjeshtrat, dhe nëse të gënjesh është e rëndë kur e bën kush është në pushtet, të gënjesh kur je në opozitë është akoma më skandaloze, përveçse edhe qesharake. Kulmi është se këta ish-qeveritarë shpifin edhe kur flitet për shpifje.

Tri ditë më parë Rilindjja Demokratike, organi zyrtar i Partisë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha, shkruan se unë jam dënuar për “shpifje” pas një padie të bërë nga gazetarja britanike Alice Taylor për një analizë të publikuar në disa media.

Alice Taylor kishte luksin të bënte një padi për shpifje në përgjigje të një analize që e gjykonte shpifëse. Ishte e drejta e saj, por nëse unë do të bëja një padi për çdo shpifje të marrë nga media dhe nga politikanët e opozitës, do ta kaloja çdo ditë në gjykatë.

Po le të kthehemi te RD. Në një shkrim të tijin, organi zyrtar i PD shkruan që unë, Carlo Bollino, jam dënuar dhe bashkë me mua është dënuar edhe Shqiptarja.com. “Gazetarja britanike fiton gjyqin me Carlo Bolinon për shpifje” shkruhet në titull. Dhe brenda tekstit shton:

”Shqiptarja.com ka hequr artikujt, por refuzoi të lëshojë një përgënjeshtrim. Gjykata i urdhëroi që të publikojnë vendimin e gjykatës” shkruan RD. Përveç faktit se unë nuk kam marrë asnjë padi personalisht nga Alice Taylor, e vërteta është totalisht e kundërt me atë që shkruan RD: Kjo çështje është ndjekur nga avokati ynë Gavrosh Andoni dhe Shqiptarja.com është shpallur e pafajshme nga gjykatësja Alma Kodraliu dhe kërkesa e Alice Taylor për Shqiptarja.com për të publikuar një përgënjeshtrim u hodh poshtë si e pa bazuar.

E njëjta gënjeshtër e RD sot është përsëritur si papagall edhe nga Jamarbër Berisha që duke jetuar me të ardhurat e pallateve dhe duke mos pasur tjetër punë, tashmë merret me kohë të plotë në Facebook duke hedhur baltë mbi gazetarët dhe kundërshtarët politikë të partisë së tij. I pandërgjegjshëm për faktin se, humbja e PD është meritë edhe e tij.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të aktori dhe regjisori Sotiraq Çili në 7 vjetorin e largimit nga kjo jetë

Në kujtim të aktori dhe regjisori Sotiraq Çili në 7 vjetorin e largimit nga kjo jetë

23/08/2025
Në ditën e lindjes së aktores korçare Dhimitra Plasari, nderim dhe respekt për figurën e saj!

Në ditën e lindjes së aktores korçare Dhimitra Plasari, nderim dhe respekt për figurën e saj!

23/08/2025
80 vjetori i Llazi Sërbos, aktorit plot sharm dhe shpirti delikat i karaktereve të fuqishme

Aktori i paharruar Llazi Sërbo, para se të ndahej nga jeta shkroi…

23/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In