• Kontakt
Sunday, August 24, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Një PD për Malajzinë! Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e errëta: Frikësuese planet që po thuren brenda PD-së dhe lëshon alarmin

04/06/2021
in Blog
A A
Nëse Basha jep dorëheqjen…?! Kreshnik Spahiu zbulon kush pritet vijë në krye të PD-së dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Gjynah që vdiq Nexhmija se…

Kryetari i PR, Fatmir Mediu, ish kryeministri Sali Berisha dhe Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjate mitingut permbylles te fushates se Partise Demokratike, ne sheshin “Nene Tereza”, per zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nHead of Republican Party, Fatmir Mediu, Former Prime Minister Sali Berisha and Halim Kosova, candidate of the Democratic Party for the Municipality of Tirana, during the closing campaign of Democratic Party, in the square "Mother Teresa", for local elections on 21 June.

1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Frrok Çupi

Vetëm në Kuala Lumpur kam përjetuar që ambasadorja e Amerikës të lihet në fund të radhës…

Ma ka kujtuar ngjarjen aziatike kjo që po ndodh sot në Partinë Demokratike të Shqipërisë, ku ambasadorja mund të shpallet ‘non- grata’ orë pas ore. Ka ndodhur si papritur: Në PD tani nuk mund të thuash me zë të lartë se je pro- Amerikës. Madje edhe kandidatët për kryetar në PD janë përfshirë në zellin kush të mbrojë Sali Berishën që ka ndëshkuar Amerika, dhe kush të sulmojë më fort ambasadoren Kim apo sekretarin Blinken pse shpallën Berishën ‘non- grata’…

Ngjarja në Malajzi:

Në gjithë shtetin atje do të ta zënë për keq nëse thua se je me Amerikën. Kur guxova ta them në hollin e hotelit luksoz të Kuala Lumpur, provova mallkimin e dytë të asaj mbrëmjeje. Mallkimi i parë erdhi prej kamerierit kur më solli një gotë verë: “Harram të qoftë!’, tha, vuri gotën mbi tavolinë dhe iku. Ai e kishte formulë shërbimi…, po të tjerët pse aq të ethshëm?!

Në mesditë, në një nga sallat e hotelit më luksoz, ishte mbajtur takimi internacional i gazetarëve. Gjithë sëra e lartë e shtetit ishte dyndur aty, në një luks të pa shoq; dhe qindra gazetarë e diplomatë. E fundit që u shfaq në hyrjen e stërmadhe të sallës- ambasadorja e Shteteve të Bashkuara. Ajo kishte gjuajtur sekondën mes çastit kur njerëzit zënë vend, dhe çastit kur niste fjalimi. Gjithë kohës qëndroi aty nga fundi…

-Ambasadorja e Amerikës!- foli një nga nga gazetarët me origjinë Malay, duke bërë me gisht.

Nuk e di çfarë mund të ndodhte sot në të njëjtën sallë në Kuala Lumpur, por e di se në Malajzi elitat janë prapë anti- amerikane. Terrorizmi aty ka bërë vend, duke u nisur që nga al-Qaeda ku përfshihen edhe autorët e 11 shtatorit, trajnimet e terroristëve që bëhen gati për operacionet vetëvrasëse, lidhjet e ngushta me Osama bin Laden, përgatitja e bombave për luftanijet amerikane në Jemen, etj., etj.

E di edhe se atje kanë ndodhur disa ndryshime. Ndryshime?… Janë dënuar zyrtarë të lartë për krimin e korrupsionit. Për shembull, një gjykatë në Malaizi ka dënuar me 12 vjet burg ish- kryeministrin Najib Razak. Ai u kap në një korrupsion ‘të rëndësishëm’ prej disa milionë dollarë të përfituar për vete dhe familjen e tij. Gjithashtu është larguar nga pushteti kryeministri ‘i përjetshëm’ Mahathir Mohamad, i cili edhe në moshën 93 vjeç hipi prapë në krye të shtetit si kryeministër (2018). Kishte qenë edhe dy mandate të tjerë kryeministër, më parë.

Nuk besoj se ka ndryshuar shumë gjë në Malajzi, në raport me Amerikën. Por pyetja është ‘pse vallë këtu në Tiranë po ndryshon qasja ndaj Amerikës?’. A thua po ndodh veç në një parti politike, siç është PD, ku po mbin anti- amerikanizmi? Edhe kjo nuk është gjë e vogël për shtetin dhe kombin, por si ka ndodhur vallë? Mund të ketë ndodhur në mënyrë ‘kripto’, d.m.th ‘të fshehtë’- siç e përdor këtë fjalë lideri i PD, Berisha, sa herë do të sulmojë për shembull ‘kripto- komunistët’, p.sh.

Nga njëri vit në tjetrin, që në 1992, qeveritë e PD kanë dëshmuar, jo ‘anti- amerikanizëm’ në formën brutale si sot, por në formën që nuk zbatojnë ligjet, rrënojnë pasurinë publike, dhunojnë opozitën, rrahin e vrasin gazetarët, shuajnë kundërshtarët, bëjnë grushte shteti… Këto bien ndesh me parimet e Amerikës, dhe mund të quhen ‘anti- amerikane’.

Ndërsa kohët (ditët) e fundit, tehu i kësaj fjale të ashpër ‘anti’, është mprehur edhe drejtpërdrejt. Kushdo në Partinë Demokratike, madje edhe ata që hyjnë në media sociale për të sharë, e shikojnë Amerikën si një ‘të keqe’. Unë për vete mendoj se këto janë edhe atavizma të periudhës copa- copa të qeverisjes dhe presidencës së PD.

Por sot anti- amerikanizmi është mprehur për shkak të Sali Berishës. Lideri i fortë dhe jetë- shumë gjatë në PD, njëfarë Mahathir Mohamed i Malajzisë, tani është kallëzuar nga politika Amerikane si njeri i përfshirë në ‘korrupsion të rëndësishëm’ dhe minues i demokracisë. Me këtë mënyrë, Amerika po i shërben popullit shqiptar, duke i neutralizuar të keqen e personifikuar te lideri i rrezikshëm.

Atëherë, vallë pse PD pse bëhet me Berishën dhe kundër interesave të popullit? Kjo është çështja.

A veç për shkak të servilizmit të disa krerëve dhe të tjerë në PD, ndaj Berishës?… Ndoshta. Nuk ka askund njerëz të shtypur nga liderë ‘jetë gjatë’ që të guxojnë menjëherë të dalin kundër tij, si në rastin e këtyre me Berishën. Po të jetë kështu, atëherë kjo zgjat pak dhe ata kthehen në rrugën e kombit që është pro- Amerikë.

Po sikur të jetë hedhur fara e një ‘feje’ anti- amerikane në politikën e Partisë Demokratike? Kjo do të ishte frikësuese. Por edhe ka një zgjidhje: Një komb që e do Amerikën dhe e njeh përkrahjen e aleatit, nuk ka se si të votojë për një parti anti- amerikane.

Të katër kandidatët për kryetar në PD, fjala e parë që thonë në raportin Amerikë- Berisha, mbajnë anën e Berishës dhe sulmojnë ose zonjën Kim, ose zotin Blinken, ose zotin Lu… Çfarë po ndodh, dini gjë?… Fara që po mbillet në PD është ideja që të ketë një bimë anti- amerikane duke nisur që te kryetari. Një fjalë lëshoi kandidati Shehaj, se ka takuar ambasadoren e Amerikës në Tiranë, dhe të gjithë iu sulën.

Më duket se erdhi afër salla e madhe e Kuala Lumpur ku ambasadorja e kishte radhën e fundit…

Dilema e rëndë është kjo: Do të jetë PD për Malajzinë, apo për këtu?

Share205Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të aktori dhe regjisori Sotiraq Çili në 7 vjetorin e largimit nga kjo jetë

Në kujtim të aktori dhe regjisori Sotiraq Çili në 7 vjetorin e largimit nga kjo jetë

23/08/2025
Në ditën e lindjes së aktores korçare Dhimitra Plasari, nderim dhe respekt për figurën e saj!

Në ditën e lindjes së aktores korçare Dhimitra Plasari, nderim dhe respekt për figurën e saj!

23/08/2025
80 vjetori i Llazi Sërbos, aktorit plot sharm dhe shpirti delikat i karaktereve të fuqishme

Aktori i paharruar Llazi Sërbo, para se të ndahej nga jeta shkroi…

23/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In