• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Hapja e dosjeve të Gërdecit dhe “21 Janarit”, sinjale se procesi hetimor për Berishën ka nisur

03/06/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Njerëz mos harroni ‘97… dhe ata si Lukashenko!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti Frrok Çupi ka komentuar ditën e djeshme sërish shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga DASH.

Çupi u shpreh se shpjegimi i bërë për Berishën pas shpalljes “non grata” bën shumë përjashtim nga të tjerët. Ai tha se Berisha e kishte minuar drejtësinë dhe ajo nuk mund të reagonte para Amerikës.

Sipas Çupit nga viti 1997 nuk kishte më drejtësi në vend, por vetëm kontroll të saj. “Fakti se për Berishën u bë një shpjegim, do të thotë se bën përjashtim nga shumë të tjerë. Në fillim kishte fituar një lloj besimi nga Amerika për të qeverisur në një vend ish-komunist. A duhej të fliste drejtësia përpara?

Sigurisht, por në rastin e Berishës që e kishte minuar drejtësinë dhe ishte nën një korrupsion jashtëzakonisht të madh, cila drejtësi do të fliste para SHBA? SHBA dhe BE janë promotorët për reformimin e reformës në drejtësi. Prej ‘92 nuk kishim drejtësi, ishte e formuar me militantë politikë, të kthyer në shërbëtorë të disa personave”, tha Çupi. Ai e quajti Berishën autorin kryesor të masakrës së vitit 1996 teksa u shpreh se nuk u paraqit asnjëherë në burg.

Çupi tha se po ashtu për shumë akte mizore si vrasja e Remzi Hoxhës, 3 mijë vetët e vrarë në 1997 apo grushtin e shtetit në 1998, sipas tij askush nuk u paraqit para gjykatës pasi drejtësia nuk ekzistonte. “Kemi masakrën e ‘96, ku Berisha ishte autori kryesor dhe nuk u paraqit asnjëherë në gjykatë. Kemi vitin ‘97 ku u vranë 3 mijë njerëz dhe askush nuk shkoi para gjykatës. Kemi vitin ‘98 ku u bë grusht shteti, kemi vrasjen e Remzi Hoxhës.

Aktet mizore që kanë ndodhur në këto 30 vite e kanë kaluar diktaturën”, tha ai. Lidhur me padinë e Berishës ndaj Blinken në Francë, Çupi deklaroi se Berisha po e bën për të fituar kohë pasi nuk mund të fitojë dot me politikën amerikane. Ai tha se politika amerikane di të veprojë politikisht pa dhënë asnjë masë ashtu siç ka izoluar presidentin Ilir Meta.

Sipas tij puna e drejtësisë së vërtetë fillon tani pas hapjes së dosjeve të Gërdecit dhe “21 Janarit” që çojnë te krimet e Berishës. “Besoj se Berisha do të fitojë kohë në Francë. Nuk mund të fitohet me politikën. Amerika ka vepruar politikisht, e ka izoluar presidentin e Shqipërisë për tentativat e tij për të prishur Shqipërinë pa dhënë asnjë masë. Tani fillon puna e drejtësisë. Procesi gjyqësor dhe hetimor për Berishën ka nisur.

Për aq kohë sa u hap dosja e Gërdecit, “21 Janarit”. Kam përshtypjen se këto shkojnë te krimet e Berishës”, tha ai.

Share211Tweet132


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

12/09/2025
Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In