• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Hapja e dosjes “CEZ-DIA”, juristi Romeo Kara: Aferë e mirëfilltë korruptive! ja provat dhe dëshmitë që fundosin Metën dhe Berishën

02/06/2021
in Aktualitet, Dosja X
A A
Hapja e dosjes “CEZ-DIA”, juristi Romeo Kara: Aferë e mirëfilltë korruptive! ja provat dhe dëshmitë që fundosin Metën dhe Berishën
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme po jep nga dita në ditë sinjale se po shkon te dosjet bujshme. Një ndër këto dosje është ajo e aferës CEZ-DIA. Gazeta deklaroi pak ditë më parë se ka nisur shqyrtimi i kësaj dosje, ndërsa personi që ka bërë padinë është juristi Romeo Kara.

Në një prononcim për gazetën “SOT”, ai ka folur rreth këtij kallëzimi. Sipas tij, kemi të bëjmë me një aferë të mirëfilltë korruptive. Kara ka treguar se ka shumë dëshmi dhe prova që e vërtetojnë këtë gjë, ndërsa sipas tij, dy përgjegjësit kryesorë janë Ilir Meta dhe Sali Berisha. Më poshtë qëndrimi i plotë i tij.

Hapja e dosjes CEZ-DIA

Kam besimin e plotë se dosja “CEZ-DIA” do të hapet, apo më mirë do të shkojë për gjykim. Nëse lidhur me dosjen e privatizimit të CEZ-it kemi pasur dhe kemi një përballje me prokurorinë për ta çuar në gjyq çështjen, lidhur me çështjen DIA-CEZ gjasat duken se nuk do të kemi një përballje të tillë.

Në rastin e privatizimit të CEZ-it, ku dëmi është minimumi 400 milionë euro, të shkaktuar nga Qeveria Berisha, prokuroria u bë de facto avokat i asaj qeverie, e cila jo vetëm që mori vendime të padrejta, por nuk zbatoi në një numër të frikshëm një sërë ligjesh dhe vendimesh, një pjesë e të cilave të dala nga vetë ajo.

3 dëshmitë e forta

Lidhur me aferën DIA-CEZ, aferë e cila vjen në vazhdën e asaj të privatizimit, kemi një vonesë të stërzgjatur dhe inaktivitet si fillim, por së fundi me sa duket një angazhim serioz të SPAK-ut.

Kemi tre dëshmi, të tre personave të ndryshëm nga njëri-tjetri, ish-administratori i CEZ-Shpërndarje Jozef Hejsek, ish-drejtori ekzekutiv i DIA-s Elvis Mataj dhe gruaja e Kastriot Ismailajt, të cilët faktojnë lidhjen korruptive të kontratës së mbledhjeve të borxheve DIA-CEZ si dhe përfshirjen e pushtetarëve më të lartë të kohës në lidhjen e saj. Të tre këta persona përmendin emrin e Ilir Metës si pushtetarin që qëndron pas kësaj afere, ndërsa Jozef Hejsek përfshin së bashku me të edhe Sali Berishën.

Vetëm me anë të kësaj marrëveshjeje, për hir të së cilës u krijua dhe DIA, ata kanë synuar të devijojnë nga llogaritë e CEZ-it së paku 230 milionë euro, pasi më pas kanë synuar të merrnin me outsourcing edhe shërbimin ligjor të CEZ-it si dhe procesin e faturimit.

Unë kam ofruar një dosje të plotë, lidhur përsa më sipër, por ajo dosje mund të shërbejë edhe për të investiguar më tej për çështje të tjera dhe persona të tjerë të përfshirë në afera të ngjashme me të. Zhvillimet e fundit politike, padyshim që janë në favor të hapjes së kësaj dosjeje dhe unë kam besimin e plotë se pandëshkueshmërisë së korrupsionit politik në nivelet e larta po i vjen fundi.

Provat për aferën CEZ-DIA

Sipas të gjitha gjasave dhe sipas asaj që thonë Hejsek, Mataj dhe gruaja e Ismailajt, pas koalicionit qeveritar PD-LSI të vitit 2009, kohë në të cilën LSI-së iu dha edhe METE në administrim, Berisha u ka lënë akses Metës dhe njerëzve afër tij të hynin në afera të ndryshme me CEZ-in.

Afera e parë e privatizimit kishte krijuar tashmë ambientin e duhur për afera të tjera në vazhdim. Hejsek thekson në dëshminë e tij se Ismailaj u ofrua në këtë aferë si person i afërt me Metën dhe Berishën. Ka qenë ish-ambasadori shqiptar në Pragë që ka pasur si detyrë direkte nga Meta për ta prezantuar si të tillë Ismailajn tek Hejseku dhe drejtues të tjerë të CEZ-it në Pragë.

Krijohet nga hiçi një kompani off shore si DIA, hyn direkt një muaj pas krijimit në marrëveshje me CEZ-in për mbledhjen e borxheve edhe pse kjo kompani nuk kishte as njerëz, as mjete dhe as përvojë. Në kundërshtim me Kodin e Punës janë deleguar me dhunë specialistë të CEZ-it për të punuar tek DIA dhe DIA-s i janë ofruar qindra mijëra euro paradhënie çdo muaj, zyra, punonjës etj. Kontratë të tillë kaq të njëanshme zor se të zënë sytë. Kemi një vizitë të Metës me Ismailajn në Pragë në fund të vitit 2010 dhe jo vetëm të tij.

Thuhet se ka pasur prezent në atë kohë në Pragë edhe familjarë të Berishës. Ka qenë ambasadori Tepshi ai që ka siguruar akomodimin e tyre në Hotel “Mandarin” të Pragës ndërsa faturat mund të jenë paguar nga CEZ-Shpërndarje. Përgjatë kësaj vizite u mor garancia për miratimin e kontratës DIA-CEZ nga Bordi Mbikëqyrës dhe në shenjë të vullnetit të mirë, Meta ka ndërhyrë pranë ERE-s në dhjetor 2010 që ajo të marrë një vendim ku me anë të të cilit ajo ul çmimin e shitjes së energjisë nga KESH-i tek CEZ-i duke i sjellë një dem jo më të vogël se 30 milionë euro në vit buxhetit të shtetit.

Lidhur me këtë vendim të ERE-s, e cila padyshim që kontrollohej edhe nga Berisha, kemi një pohim të gruas së Ismailajt se Meta kërkonte 10 milionë euro pagesë për favorin që ai i kishte bërë CEZ-it. Sigurisht që këto para do të dilnin si pagesa shërbimi nga CEZ-i tek DIA dhe më pas nëpërmjet DIA-s tek kumbarët e politikës. Faktet janë aty kokëforta së bashku me prova të qarta mbështetëse.

Unë kam kallëzuar shtatë persona, por hetimi mund të konkludojë edhe në persona të tjerë. Ajo çfarë nisi me DIA-n, vazhdoi më pas me tetë kompani të tjera dhe me disa vendime të tjera të ERE-s. Se sa ndikim ka pasur politika e lartë në këtë aferë, duhet të marrim parasysh qoftë edhe një fakt: Hejsek dhe Ismailaj kanë guxuar të kërcënojnë me shkarkim në zyrën e tij një ministër të METE-s, që kundërshtoi apo theu monopolin e CEZ-it në shpërndarjen e energjisë elektrike. Ai ministër nuk u tërhoq nga vendimi i tij, por u detyrua të jepte dorëheqjen më pas. Lind pyetja:

Mbështetjen e kujt duhet të kishe për të kërcënuar, shkarkuar apo detyruar për të dhënë dorëheqjen një ministër të Qeverisë Berisha? Ky fakt flet për përfshirje të paligjshme të Ismailajt në trafikun e influencave tek ERE apo direkt në kabinetin qeveritar. Keni e-maile të Hejsek, i cili përpara se të niste materialin pranë ERE-s lidhur me tarifat e energjisë, ia niste atë Ismailajt edhe pse kjo gjë nuk përfshihej në kontratën DIA-CEZ apo në kompetencat e tij ligjore. Të njëjtin veprim Hejsek e ka bërë në një tjetër rast me sekserin tashmë të njohur Nuel Kalaj.

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In