• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Dosja X

Rihetimi i “21 Janarit”! Zbardhen detajet që implikojnë Berishën dhe raporti që morën në duar ndërkombëtarët: Si u vranë 4 protestuesit për 5 sekonda?!

02/06/2021
in Dosja X
A A
Rihetimi i “21 Janarit”! Zbardhen detajet që implikojnë Berishën dhe raporti që morën në duar ndërkombëtarët: Si u vranë 4 protestuesit për 5 sekonda?!
1.7k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rihapja e dosjes së “21 Janarit” pritet të sjellë zhvillime të shumta në politikën shqiptare. Mark Nika dhe Hekuran Deda u vranë pabesisht, por asnjë nuk u akuzua për këtë krim.

Prokuroria e Tiranës ka vendosur të shkojë më thellë në këtë aspekt dhe shpresat janë që do të shkohet te zinxhiri komandues. Ai që ka hedhur dritë më shumë për këto hetime dhe vrasjet që ndodhën më 21 janar 2011, është gazetari Artan Hoxha.

Duke folur në “ABC News”, ai ka dhënë detaje si nga dosja që ka prokuroria, ashtu dhe nga ato se çfarë ndodhën 10 vite më parë. Së pari sipas tij, ka një raport që vërteton shkeljet e policisë atë ditë. Ai ka rrëfyer se SHKB e asaj kohe ka hartuar një raport, i cili u ka shkuar dhe ndërkombëtarëve, por më pas nuk dihet se çfarë u bë me të.

“Është një ngjarje që është studiuar dhe analizuar jo vetëm nga ne, por edhe nga partnerët tanë dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme që varej nga Lulzim Basha në atë kohë, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka nxjerrë të gjitha defektet e policisë atëherë. Unë e kam të plotë raportin. Më vjen keq që nuk u bë shumë zhurmë për atë, por raporti dëshmonte se ku ishin pikat e dobëta”, tha Hoxha.

Rreziku i Berishës

Hoxha është ndalur edhe te zërat se në këtë mes është i implikuar ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas tij, ai është përfshirë në këtë ngjarje sepse janë penguar hetimet. Të gjithë e mbajnë mend se si gardistët u strehuan në Kryeministri, ndërsa u zhdukën serverat e kamerave. “Berishën nuk e implikoi ngjarja, por prishja e hetimit, provave dhe mbrojtja e autorëve. Mesa di unë sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë në atë kohë Gjergj Lezhja ka dorëzuar një DVR me pamje, se është parë apo jo nga prokurorët kjo nuk u mor vesh kurrë, ajo përfundoi në Amerikë.

Pamundësia që u dha prokurorëve për të hetuar ngjarjen. Mbajtja e Gardës brenda gardhit të Kryeministrisë, prokurori nuk mund të arrestonte komandantin që ta merrte në pyetje. Kaluam tek momenti kur përfunduam te përdorimi i gëzhojave dhe i predhave. U bënë të gjithë format e mundura që të dështonte hetimi dhe pas 10 vitesh ne e kemi faktike tashmë që ka dështuar”, tha ai.

Vrasjet dhe plagosjet

Artan Hoxha është i vetmi gazetar që filmoi vrasjet në bulevard dhe filmimet e tij janë përdorur dhe nga prokuroria në hetime. Ai ka rrëfyer se vrasjet dhe plagosjet më 21 janar 2011 kanë ndodhur në shumë pak sekonda. “Qëllojnë shefat ndërsa vartësit nuk reagojnë. Opozita atë natë thoshte që janë vrarë me snajper, por snajperat në Shqipëri nuk qëllojnë në turmë. Nga 13 të plagosurit kanë shpëtuar rastësisht.

Njëri e ka pasur plumbin në brinjë, tjetri në shpatull. Zjarri u hap në të njëjtën kohë dhe në formë rrethore. Ka nisur nga kryesia e Kuvendit. Armët janë të gjetura. Jo të 5 MP5 kanë qëlluar. Armët që kanë shkaktuar vdekjen janë 2. Ai që qëllon me MP5 e ndërron karikatorin. Ai e hedh të parin dhe ka një kënd gati 90 gradë. Kjo gjë nuk e justifikon. Vrasjet kanë ndodhur 2 orë e gjysmë pasi ka filluar protesta.

Vrasjet kanë ndodhur kur Garda nuk kishte më trupa rezervë për të mbajtur situatën nën kontroll. Garda thotë se kishin informacione se po të binte nata protestuesit do qëllonin me armë zjarri. U qëllua në turmë që turma të mos afrohej më aty. Derisa kanë ndodhur vrasjet janë përdorur për 40 minuta fishekë ushtarakë. Vetëm ai fragmenti 5-10 sekonda kemi një perde zjarri, katër të vrarë dhe 13 të plagosur. Ekspertiza ka bërë gafën më të madhe duke dashur t’i mbrojë dhe u ka bërë gropën”, tha Hoxha.

Share244Tweet153


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In