• Kontakt
Sunday, August 24, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

“E përtypa dhe gëlltita që të mos flas publikisht, por erdhi koha”: Nikoll Lesi prishet me Ilir Metën?

01/06/2021
in Blog
A A
“E përtypa dhe gëlltita që të mos flas publikisht, por erdhi koha”: Nikoll Lesi prishet me Ilir Metën?
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Për vite me radhë, Nikoll Lesi ka qenë zëri i Ilir Metës në media, për thirrjet kundër Edi Ramës.

Por me sa duket marrëdhënia e tyre është tronditur pas 25 prillit.

Sot, Nikoll Lesi ka bërë një shkrim me epitet ku lavdëronte Edi Ramën, ndërsa në një tjetër, me emrin e vet, sulmon Ilir Metën pse nuk dekoroi gazetën “Koha Jonë” në 30-vjetorin e krijimit të saj.

Shkrimi i Lesit, ku sulmon Metën

Në historinë e një vendi disa gjëra janë shumë të rëndësishme. Një ndër to mbetet media e lirë, pushteti i katërt, siç quhet në gjuhën politike.Të bësh media të lirë në një shtet gjysëm demokratik e gjysëm diktatorial është përkushtim dhe me pasoja, edhe jetike. Dhe të ikën jeta, siç për pak nga iku ndër vite. Sidomos në pushtetin e Berishës dhe Nanos.

KOHA JONE u dogj, u sakrifikua në emër të fjalës së lirë.

Aleksandër Frangaj dhe Martin Lekaj u arrestuan dhe të strukesh në qelitë e ftohtë të burgut vetëm se doje të flisje për liritë njerëzore dhe korrupsionin e qeverisë, kjo është e pa imaginueshme në Shqipëri.

Është sakrificë.

Të të mbajnë në çështje penale dhe të të hedhin shtëpinë në erë me dinamit pikërisht nga SHIK-u e ku Zoti të shpëton fëmijet, mbetet sakrificë që bën për lirinë e fjalës.

Dhe këto mi bëri pushteti i kohës, mua.

Të të djegë pushteti redaksinë e gazetës më të madhe në Shqipëri në të gjitha kohërat shqiptare qëkur ka lindur fjala, është sakrificë.

Të rezistosh 30 vite si gazetë që punon për lirinë e fjalës dhe shtyp të lirë, patjetër që quhet SAKRIFICË.

Zoti President!

Para përvjetorit të 30 -të të gazetës së parë të lirë në Shqipëri, gazetës KOHA JONE, të erdhën në presidencë tre kërkesa nga shoqata prestigjioze të gazetarëve shqiptarë. Armand Shkullaku, një personalitet në median e lirë, në cilësinë e kryetarit të shoqatës së gazetarëve profesionistë të Shqipërisë ju nisi kërkesë për dekorimin e gazetës KOHA JONE në 30-vjetorin e saj.

Aleksandër Çipa, një emër mediatik dhe që drejton Unionin e Gazetarëve Shqiptarë të çoi shkresë. Edhe ai kërkoi dekorim për KOHA JONE.

Arbër Hitaj, kryetar i shoqatës së gazetarëve europian, dega Shqipëri (AEJ) firmosi një kërkesë drejtuar Ju për të dekoruar ikonën e medias shqiptare KOHA JONE.

Përvjetori ishte me 11 maj 2021. Fiks 30 vite KOHA JONE.

Por asgjë, as dekoratë për gazetën, as për emrat më të spikatur në historinë e kësaj gazete.

Dekorata është vlerësim, respekt që Shteti kryen ndaj një individi apo grup personash që punojnë për një të mirë të përbashkët. Nuk është lekë, euro! Eshtë respekt!

Dhe nuk ke dhënë pak dekorata gjatë këtij viti!

Zoti President!

E përtypa dhe gëlltita që të mos flas publikisht, por edhe nuk mund të hesht, aq me tepër kur flitet për KOHA JONE, e cila ka bërë histori në këtë vend.

Natyrisht që ju kuptoj në luftën Tuaj për mbrojtjen e Kushtetutës dhe të jap të drejtë. Dhe jam solidar në këtë drejtim, me Ju. Sikurse nuk jam aspak dakord me sulmet ndaj sekretarit amerikan të shtetit.

Por sot po flas vetëm për KOHA JONE, e cila bëri histori, duan apo nuk ta pranojnë politikanët e këtyre 30 viteve, të cilët njëri na dogji, një tjetër na poqi dhe po përpiqemi të mos na palosi ky i fundit!

E megjithatë KOHA JONE mbetet ajo, e vitit 1991!

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të aktori dhe regjisori Sotiraq Çili në 7 vjetorin e largimit nga kjo jetë

Në kujtim të aktori dhe regjisori Sotiraq Çili në 7 vjetorin e largimit nga kjo jetë

23/08/2025
Në ditën e lindjes së aktores korçare Dhimitra Plasari, nderim dhe respekt për figurën e saj!

Në ditën e lindjes së aktores korçare Dhimitra Plasari, nderim dhe respekt për figurën e saj!

23/08/2025
80 vjetori i Llazi Sërbos, aktorit plot sharm dhe shpirti delikat i karaktereve të fuqishme

Aktori i paharruar Llazi Sërbo, para se të ndahej nga jeta shkroi…

23/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In