• Kontakt
Sunday, August 24, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Zgjedhjet në PD tregojnë se çfarë demokracie do të ndërtojë Basha

01/06/2021
in Blog
A A
Zgjedhjet në PD tregojnë se çfarë demokracie do të ndërtojë Basha
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ardit Rada

Partia Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës ka nxituar të shpallë zgjedhjet për kryetarin e saj pas humbjes së 25 Prillit. Krahas hijes së Sali Berishës, që bekon figurën e Bashës, fitorja e këtij të fundit në garën brenda partisë paracaktohet edhe nga teknika që po ndiqet.

Aspak i trembur nga përballja me tre kundërshtarë të tjerë, Lulzim Basha duket i pamjaftuar me rezultatin e 13 qershorit që të gjithë e marrin me mend qysh tani. Kryetari i PD jo vetëm që nuk ‘ngriu’ si në 2017-ën kur garoi me Eduard Selamin, por ka vënë në dispozicion të tij të gjithë ‘artilerinë e rëndë’ që i ofron posti në formë privilegjesh.

Lulzim Basha që para 25 Prillit mendonte se po e kapte ngushtë Edi Ramën duke i kërkuar debat publik, nuk po e zhvillon këtë me kundërshtarët e tij. Madje, e refuzon një debat me Shehajn, Harxhin e Kadillin para anëtarësisë së PD-së, e jo më ta kërkojë.

Ai ka zgjedhur që fushatën e nisur qytet më qytet ta përdorë jo për të parashtruar risitë që do të sillte lidershipi i tij në vijim në krye të partisë, por për të thënë kundër qeverisë ato që harroi t’i thoshte para zgjedhjeve të përgjithshme. Mungesa e një debati brenda PD-së tregon qartë sesi Lulzim Basha paraqitet në publik me dy standarde, për të mos thënë fytyra.

Gjithashtu, përdorimi që ai po i bën resurseve të PD-së nën cilësinë e kryetarit në favor të emrit të tij personal, është një tjetër element që e bën garën të pandershme. Lulzim Basha po përdor automjetin që i jep karrigia si kryetar për të gjezdisur Shqipërinë.

Po përdor zyrën, paratë e PD-së për të marrë salla me qira dhe shumë të tjera. Nëse gara do të ishte e barabartë, a nuk do të duhej që edhe kandidatët e tjerë të kishin të njëjtat mundësi? Sikur të mos mjaftonin këto, e gjithë makineria e propagandës që Lulzim Basha ka krijuar në selinë blu, i është vënë në shërbim. Ai po paraqitet si një personazh i ndryshëm nga ai i humbësit të 25 Prillit.

Ndërkohë, zyra e shtypit nuk harron t’i shpërndajë lajmet në çdo redaksi, t’i zbardhë fjalimet, t’i bëjë foto profesionale që më pas kalojnë përmes Photoshopit derisa mbërrijnë në portale. Ta filmojnë me kamera e t’i bëjnë montazhin e radhës takimit. Ndërsa tre rivalët e tij edhe pse anëtarë Kryesie apo Këshilli Kombëtar nuk i kanë këto burime njerëzore dhe privilegje.

Tani që 13 qershorit sa vjen dhe i afrohemi, është e kotë që nga Lulzim Basha të kërkohet një garë me standarde perëndimore. Historia e Partisë Demokratike ka treguar se kurrë nuk ka pasur zgjedhje të lira dhe meritokraci brenda saj, qoftë edhe kur ka ardhur puna për të zgjedhur kryetarin e komunës më të humbur në vend. Fatkeqësia ka qenë se ato zgjedhje që s’ia ka dhënë asnjëherë vetes, nuk ua ka ofruar dot as shqiptarëve. Ndaj edhe ‘gara’ e tanishme e Bashës tremb për llojin e demokracisë që zotohet t’u japë shqiptarëve nesër.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të aktori dhe regjisori Sotiraq Çili në 7 vjetorin e largimit nga kjo jetë

Në kujtim të aktori dhe regjisori Sotiraq Çili në 7 vjetorin e largimit nga kjo jetë

23/08/2025
Në ditën e lindjes së aktores korçare Dhimitra Plasari, nderim dhe respekt për figurën e saj!

Në ditën e lindjes së aktores korçare Dhimitra Plasari, nderim dhe respekt për figurën e saj!

23/08/2025
80 vjetori i Llazi Sërbos, aktorit plot sharm dhe shpirti delikat i karaktereve të fuqishme

Aktori i paharruar Llazi Sërbo, para se të ndahej nga jeta shkroi…

23/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In